Kush është “ish-komunisti i hekurt” i qeverisë italiane që ka ardhur sot në Tiranë

3 Nëntor 2017, 10:16Bota TEMA

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë italiane ka ardhur sot nw Tiranw.

Ministri Minniti do të zhvillojë takime me homologun Fatmir Xhafa, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Kush është Marco Minniti

Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti është një nga figurat më të forta të qeverisë Gentiloni. Ekspert në fushën e sigurisë, inteligjencës e mbrojtjes, Marco Minniti prej 12 dhjetorit 2016 është në krye të Ministrisë së Brendshme italiane duke zëvendësuar paraardhësin e tij Angelino Alfano, aktualisht Ministër i Jashtëm.

Me origjinë nga Kalabria dhe i rritur në një familje ushtarakësh, Marco Minniti që në rini aktivizohet në politikë në radhët e Partisë Komuniste Italiane, më pas në Partinë Demokratike të Majtë (PDS) e sot në Partinë Demokratike.

Në kohën e qeverisë së Giuliano Amatos për dy vite rresht 1998-2000, mbulon rolin e Nënsekretarit të lartë të shtetit e ku emërohet koordinator i “Komiteti Ndërministerial për rindërtimin e Ballkanit”. Provë e rëndësishme e tij në këtë detyrë është kriza në Kosovë.

Në 1999, Marco Minniti bëhet një nga mbështetësit më të fortë të ndërhyrjes së NATO-s në Serbi për t’i dhënë fund luftës etnike të Milloshevic kundër shqiptarëve.

Gjatë qeverisë së majtë të drejtuar nga Massimo D’Alema, Marco Minniti emërohet Sekretar i lartë i Shtetit për Mbrojtjen.

Më 2006 kryeministri italian Romano Prodi e emëron zëvendës Ministër të Brendshëm ku impenjohet veçanërisht ndaj çështjes së zbarkimeve të emigrantëve klandestinë në brigjet siciliane si dhe në luftë kundër infiltrimeve të organizatave kriminale në sistemin sanitar publik.

Prej vitit 2013 e deri më 2016 Marco Minniti emërohet Sekretar i Lartë i Shtetit në krye të Autoritetit të Sigurisë Kombëtare e të Shërbimeve Sekrete gjatë qeverisë së Enrico Letta e Matteo Renzit.

I emëruar më 2016 në krye të Ministrisë së Brendshme, Marco Minniti bëhet dora e hekurt në mbrojtje të sigurisë kombëtare e luftës kundër terrorizmit, e emigracionit klandestin. Gjatë  drejtimit të tij rritet numri i personave të dëbuar nga Italia të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Një nga masat e para të adoptuara si ministër, Marco Minniti ndërmerr rihapjen e shtimin në territorin italian të qendrave të identifikimit e strehimit të përkohshëm të emigrantëve klandestinë.

Nën iniciativën e Ministrit Minniti më 31 korrik të 2017 hartohet Kodi Etik që rregullon aktivitetin e të gjitha organizata joqeveritare që operojnë në Mesdhe në operacionet e shpëtimit të emigrantëve.

Vizita e Ministrit të Brendshëm Italian sot në Tiranë merr një vëmendje të veçantë politike e mediatike.

Italia është një nga mbështetësit kryesor të impenjimit të qeverisë shqiptare në luftën kundër kanabizimit të vendit. Mes Italisë e Shqipërisë ka nisur një bashkëpunim i fortë në sistemin policor e të drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar e trafiqet ilegale të lëndëve narkotike.(Ora News)

15 komente në “Kush është “ish-komunisti i hekurt” i qeverisë italiane që ka ardhur sot në Tiranë”

  1. Sara says:

    Bravo! nje i majte italian ne mbeshtetje te NATOs ne 1999-en? Ne mos eshte nga katundet tona ne Kalabri, per cka e i ka fol gjaku ne deje, duhet te jete person me shume integritet, pasi mesa kujtoj ne ate kohe te majtet ekstreme italiane e ata greke ishin hapur pro Sllobos (edhe te majtet ekstreme shqiptare sigurisht, vecse keta te fundit ishin te maskuar…)

  2. Renato Didar says:

    Me ne fund po bashkpunojme me vendet e huaja. Kishim koh pa ua degjuar zerin se fytyren sja kishim pare ministrit te bredshem italian

  3. Eva Kosta says:

    Epo shyqyr qe erdhi dita qe nderkombetaret te na mbeshtesin ne luften kunder kanbisit.Mendoj se kjo po ndodh fale punes se policise ne kuader te luftes kunder kriminalitetit.

  4. Jonian Foni says:

    Po shohim tani bashkepunim ne nivel ministrish, e per me teper ministrite e brendshme qe kane nje detyre shume specifike dhe te rendesishme per secilin prej vendeve.

  5. dardana arapi says:

    epo ja erdhi dhe nje dite e hajrit per ne.kjo do te thote qe te huajt na mbeshtesin edhe duan te bashkepunojne me ne.me ne fund

  6. ervis visi says:

    takimi midis dy homologeve esht mjaft i rendesishem.ne gjithe keto vite duket sikur nuk na perfillte njeri .po ne fund mendoj se po realizohet dicka ne te miren tone

  7. Lona Leonisa says:

    Me shume se vetem paraqitje mediatike, dueht vleresuar vullneti dhe pranimi i bashkepunimit, per qellim te realizimit te objektivave dhe misionit te ministrive.

  8. gerta heliaj says:

    vizita e ketij ministri ne vendin tone tregon se ngjarjet po rrjedhin per mire dhe kemi mbeshtetjen e te huajve qe deri me dje nuk kujtoheshin per ne.

  9. zeni shkelzen says:

    epo me kembe te mbare.shyqyr qe ne erdhi nje minister i brendshem i italise ketu.duket se gjerat po ndryshojne per mire .

  10. manjola kecaj says:

    kjo vizite meriton vertet nje vemendje te vecante si edhe takimi me homologun shqiptar.me ne fund dicka po funksionon sic duhet.

  11. Tila Tusha says:

    Normal qe nga nje pune e kryer me perkushtim do vinte dhe kjo dite kur te jashtmit te jepnin mbeshtetjen dhe besimin e tyre.

  12. Ada Hyseni says:

    Mirenjohje per punen tuaj njerez qe punni dhe bashkepunoni me nderkombetaret per te luftuar kriminalitetin.

  13. erind koci says:

    Keto jane zhvllime te reja per vendin,fryme e re bashkepunimi qe deri dje nuk ishte pare.shyqyr qe po ndodh sot dhe po na japin ndihmen e tyre.

  14. altea deliu says:

    Sot po na vizitojne te huaj dhe po na perkrahin gje qe deri dje nuk e kishim pare.Na duhej te dilnim nga ajo erresise qe na kishin futur per 20 e ca vite dhe ja ku sot dolem po bejme bashkepunime te tilla.

  15. klea lala says:

    keto takime per te mire te shqiperise po behen ,se deri dje nuk kishim asnje lloj ndihme te kesaj forme ,pergezime ministrise se brendshme qe po na krijoni nje imazh tjeter ne syte e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje