Ndërsa ndodhet në Bruksel, prokurori i Shtetit të Spanjës ka kërkuar një urdhër-arresti evropian udhëheqësin e përmbysur katalan Carles Puigdemont dhe katër të tjerë mbi rolin e tyre në një referendum të diskutueshëm të pavarësisë.
Ndaj tyre, janë ngritur disa akuza si ajo për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike, ndërsa nuk arritën të paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
Avokati i Puigdemont tha se klima ishte “jo e mirë” që ai të shfaqej.
Tetë anëtarë të tjerë të shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonjës dolën para gjykatës për t’u marrë në pyetje.
Prokurorët në Madrid kërkuan që tetë të burgoseshin për rolin e tyre pas dëshmisë.
Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që kur referendumi u mbajt më 1 tetor në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshëm.
Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale për më 21 dhjetor.