Rrëfimi i pazakontë i Papës, për atë që i ndodh gjatë lutjeve

2 Nëntor 2017, 11:05Bota TEMA

Papa Françesku pohoi se ndonjëherë e zë gjumi ndërsa është duke u lutur, por kjo nuk e pengon të shenjtërojë emrin e Zotit.

“Edhe unë kur lutem ndonjëherë më zë gjumi,” – pohoi duke buzëqeshur në një intervistë dhënë televizionit katolik TV2000.

“Pushimi dhe gjumi nëse i ofrohen Zotit kthehen në lutje, kështu e thotë Bibla dhe e konfirmojnë shenjtët.” –shpjegojnë burimet religjoze.

“Shën Tereza e Fëmijës Jezus e thoshte vazhdimisht dhe e theksonte se kjo gjë i pëlqente Zotit,” – shpjegoi Papa duke cituar disa psalme që flasin për ëndrrat, tregohen profeci dhe u kërkohet besimtarëve që ta braktisin veten tek Zoti si një fëmijë në krahët e atit.

“Kjo është një nga shumë mënyrat për të shenjtëruar emrin e Zotit, të ndihesh fëmijë në krahët e tij,” – vazhdoi Françesku.

Edhe pse 80 vjeç ai është plot energji kur takon turmën, por kur lutet fytyra e tij shndrrohet, bëhet serioz dhe i mbyll sytë për momente të gjata.

Dita e tij është shumë e lodhshme , por ai shkon të flerë në orën 21 dhe ngrihet në 4:00, lutet dhe  bën një pushim të shkurtër pas dreke.

1 komente në “Rrëfimi i pazakontë i Papës, për atë që i ndodh gjatë lutjeve”

  1. WEB says:

    Papa bergoglio me duket se koheve te fundit me shume se lutjeve ,i eshte hedhur hashashit .Nje pape qe del hapur ne favor te globalizimit ,te lobeve financiare dhe te majtave europiane qe jane pro -gay ,pro-lesbo ,dhe turmave qe emigrojne nga lindja e mesme dhe afrika ,,nuk ishte pare ndonjehere .Me duket se ketij i ka ardhur koha te kthehet ne argjentine,andej nga ka edhe origjinen ,dhe te zgjidhet nje pape tjeter ,pastaj ankohen pse kishat jane gjysem te mbushura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje