Misteret e piramidës së Keopsit në Egjipt, ja zbulimi i madh që...

2 Nëntor 2017, 16:54Bota TEMA

Në piramidën e Keopsit në Egjipt është zbuluar një zbrazëtirë për funksionin e të cilës akoma nuk dihet asgjë.

Zbrazëtira në thellësi prej 30 metrash u zbulua pas eksplorimit dyvjeçar, me inçizime precize të rrezeve kozmike të shkencëtarëve japonezë dhe francezë. Ajo u gjet në Galerinë e madhe të piramidës së Keopsit në të cilën ndodhen hapësira të mëdha dhe disa kalime.

Piramida e Keopsit, apo e njohur edhe si Piramida e Madhe ku janë varret e faraonit Kufu në Giza. Kjo është piramida më e vjetër dhe më e madhe në Giza dhe çudia më e madhe e botës me lartësi prej 140 metrash.

Supozohet se rreth 100 mijë njerëz kanë punuar në ndërtimin e piramidave për rreth 20 vite. Çdo gur është i lartë dy metra ndërsa disa janë të gjatë deri në pesë metra.(AA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje