Çfarë dreqin bën provë në Shqipëri?!

5 Nëntor 2017, 14:58Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

Për shtetin, shtetarët e të tjerë sejmenë, patentat e Sajmirit nuk përbëjnë provë. Paratë po! Emrat e përfolur nuk përbëjnë provë. As ato që thotë drejtësia italiane etj. Droga e kapur këtu apo aty nuk është provë. Fikja ”rastësisht” e radarëve nuk është provë. Për shtetin, shtetarët e të tjerë sejmenë, ulërimat e vendit fqinj për dyndje kontenierësh, motoskafësh etj., nuk janë prova. Biles as plantacionet ku shfaqen me pamje, asgjesimi i kanabisit nga bujqit me uniforma kamuflazhi, nuk përbëjnë prova. As dëshmitë me pamje serash moderne ku kultivohen varjetetet me cikle të shpejtë zhvillimi, nuk janë prova.

Pra për shtetin, shtetarët dhe të tjerë sejmenë asgjë nuk është provë. Dhe mund të mos jenë prova. Mund të mos jenë vërtetë për një drejtor policie, për policinë e shtetit. Për prokurorinë, gjykatat. Mund të mos jenë prova edhe për kabinetin qeveritar. Mund të mos jenë prova për shpurën e militantëve që çirren ha mut o gogol ha. I çirren sojit. Se soji me sojin nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, vetëm sa çirren. Bëjnë sikur, dhe, presin radhën. Pra për institucionet mund të mos ketë asnjëherë prova. Por nuk kuptoj, për ju o njerëz? Akoma nuk ka prova? Akoma në tribuna stadiumesh do rrini. Duartrokit këtej, duartrokit andej.

Sehirxhinjë pazaresh të prishura. Strategjish me t’ja futur njëri-tjetrit. Mbetët duke i besuar verbërisht deklaratave që, po, çfarë ka këtu, e çova unë çunin të blej ca kile hekur. E çova në pazar…, çfarë ka këtu? O njerëz që flini më këmbë. Çfarë dreqin është provë në Shqipëri, që ju të kuptoni se si bëhet shteti. E ta bëni Shqipërinë me shtet, me shtet tuajin të shqiptarëve, jo të hajnave. Çfarë dreqin bën provë për ju të kuptoni se sa thellë ua kanë futur. Dhe se, përdita, me sa kënaqësi po ua fusin? Çfarë dreqin bën provë për ju që të ngriheni?! Kë prisni Lulzim Bashën? As mos e çoni nëpër mend. Mjafton ajo telajo blu, ato dy gishta përpjetë si shalë kurvash. Aq e fërko duart.

Çfarë dreqin bën provë që të kuptoni se kur merr fund një kastë. Kur, të ndjeni se si u është mbushur trupi me shushunja? Dhe se ju me atë horinë e stadiumeve nuk po bëni asgjë tjetër veç po rrihni ujin në hava. Ikën vitet, po i afrohet gjysmës ky shekull i ri dhe ju, veç lojën e gogolit, ha mut o gogol, tirr lesh o gogol. Çfarë dreqin bën provë për ju që të kuptoni se djemve u duhet dhënë shanci, të drejtojnë e jo, t’i nënshkruani gjakhupës nën emrin e Ramës dhe ndonjë murtaje tjetër aty. Kolera u ka rënë dhe ju avazin.

Çfarë dreqin bën provë, pra?

6 komente në “Çfarë dreqin bën provë në Shqipëri?!”

  1. Leka says:

    Vila e sali berishes ne gjirin e lalzit dhe e ilir’metes jane prova. I dokumentojne dot se me cfare rroge i blene ?

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Si puna e viles se Surrelit, apo jo?

  2. Majlindi says:

    Provë o Levonje, përbën çdo veprim ose mos veprim që është i lidhur me një krim. Çdo nxjerrje sekreti gjatë një aksioni të autorizuar nga gjykata dhe prokuroria. Çdo lehje gjoja në emër të politikës së ditës por që në rastin konkret janë thirje për largim nga vendi i krimit ose fshehje të provave për kriminelët, ose thirrje për ta bërë një krim.Kanë gjë lidhje këto më disa njerëz në parlament o Levonje.Këto gjurmo ti. Mundohu të dëshifrosh mesazhet që jep kriminelëve doktor mortja o Levonje, dhe mos na trego përralla më patenta apo pa patenta,sepse unë të pyes ty , po çfarë deshën ato patenta tek makina e dikujt? Po sikur sajmir të thotë se i kanë bërë fallco ose mi kanë vjedhur,çdo të thuash ti?

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Puna eshte se Sajmiri nuk ka thene dhe nuk po thote gje.

  3. Jimi says:

    Per ne si popull prove me te madhe nuk ka o “fillosof”, se sa ajo qe xhahili Sali Karaxhic te marri skeptrin e drejtesise e ‘tua tundi para hundes viktimave te gerdecit e te 21 janarit!

  4. Fshatari says:

    Boboo fytyren si kooperativist ky Levonja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje