Trump i shtërngon dorën mbretit të Arabisë Saudite, dakortësi për luftën kundër terrorizmit

5 Nëntor 2017, 20:25Bota TEMA

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump biseduan për luftën kundër terrorizmit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Mbreti Selman gjatë kësaj bisede ka dënuar sulmin terrorist të javës së kaluar në New York të SHBA-ve, ku ka shprehur se shteti i tij mbështet “Masat e SHBA-ve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”.

Duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve ndërkombëtare për “tharjen e burimeve dhe shkatërrimin e të gjitha llojeve të terrorizmit”, mbreti saudit, nëpërmjet presidentit Trump, shprehu ngushëllime për popullin amerikan dhe familjarët e personave që humbën jetën, si dhe uroi shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Ndërsa presidenti Trump në bisedë ka lavdëruar rolin e Arabisë Saudite në luftën kundër ekstremizmit dhe përhapjen e moderimit.

Kujtojmë se 8 persona humbën jetën kurse 12 të tjerë u plagosën në sulmin e Habibullaeviç Saipov me origjinë nga Uzbekistani, i cili e drejtoi kamionçinën e tij mbi njerëzit në korsinë e biçikletave në New York.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje