HARTA/ Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në Europë

6 Nëntor 2017, 17:36Ekonomia TEMA

Karburanti i shtrenjtë është një ndër çështjet më të diskutuara. Il Sole ka bërë një krahasim të çmimit të karburantit midis të gjitha vendeve të Europës, me të dhënat e mbledhura nga portali Cargopedia për datën 31 tetor, të cilat reflektojnë  situatën e ndryshme në vende të ndryshme të Europës.

Në krah të vendeve të zhvilluara europiane si Gjermani, Anglia, Franca, Zvicra apo dhe Finlanda, Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Europën Juglindore. Sipas të dhënave që janë mbledhur në 31 tetor nga Cargopedia, çmimi për një litër benzinë në Shqipëri ishte 1.3 euro. Çmimi mesatar i benzinës për të gjitha vendet e Europës është 1.22 euro.

Sikurse shihet nga harta, vendet e ngjyrosura me të kuqe kanë çmimet më të larta të çmimit të karburanitit. Vendi me çmimin më të lartë të benzinës në Europë është Norvegjia, ku një litër benzinë tregtohet me pakicë me 1.68 euro.

Çmim të shtrenjtë karburanti, sikurse tregohet dhe nga harta, ka Italia dhe Greqia, ku karburanti është përkatësisht 1.5 euro për litër.

Për sa i përket vendeve të rajoni, nga të dhënat e paraqitura në hartë, çmimi i bezninër në Serbi është 1.19 euro, poshtë mesatares së Europës. Çmim të ulët ka edhe Maqedoni, ku një litër sipas të dhënave të Cargopedia është 1 euro.  Karburantin më të lirë të rajonit e ka Bosnje dhe Hercegovina me 0.9 euro, duke u listuar kështu në vendet europiane më çmimin më të ulët.

Çmimi më i ulët i benzinës në të gjithë Europën e ka Bjellorusia, ku një litër kushton vetëm 0.5 euro.

Rilicencimi dhe Bursa rritën çmimet në vend

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lekë për litër ditët e fundit, duke kaluar sërish mbi 170 lekë për litër, kryesisht në zonën Tiranë-Durrës.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, tregtuesi më i madh në vend, një litër naftë tregtohet aktualisht me 172 lekë, nga 167 lekë që ishte më parë, ndërsa një litër benzinë shitej me 173 lekë, nga 168 lekë.

Sipas aktorëve të tregut kjo ka ardhur nga tarifa e rilicencimit të pikave të karburantit.

5 komente në “HARTA/ Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në Europë”

  1. sulo Permeti says:

    Kur qeveria nuk i mbron qytetaret e vet, por i dhunon me shume me”taxa”,kompanite private si ortake me qeverine ja u rrjepin lekuren .Turp per qeverine!Po cilesia e karburantit,….po vdesin njerzit nga ndotja e ambjentit,dhe paguajne dyfish,cmimin e evropianeve

  2. kasem gahinji says:

    Mos dizinformoni.Ne bosnje u furnizova me 1.2 euro nafte .ne malin e zi ishte po kaq.po këtu vërtitej edhe ne slloveni dhe Kroaci,megjithese kjo e fundit e jep me kunja,monedha vendase.Ne Itali,luhatet nga 1.35 ne padova,ne 1.6-1.8 ne autogrile te autostradës A4.Jam furnizuar para 4 ditësh.Duhet te kem skontrinat ne makine.Jane çmime ne euro.sa leke shqipetare bëjnë?luhatet nga 1650-2430 leke te vjetra.Kini parasysh qe ne itali paguajmë bolon vjetore sipas fuqisë motorrike.une paguaj 206 euro ne vit.Ne shqiperi bolo qe paguhet ne itali eshte perfshire ne çmimin e karburantit,si ne asnjë vend tjetër.Atehere bëni hesapet ,ku eshte çmimi me i larte nëse edhe çmimin e bolos e integrojmë me karburantin?

  3. kasem gahinji says:

    NJe sqarim:-çmimet qe kam vene ne komentin tim janë per naftën jo per benzinën qe eshte me e shtrenjte..Po ritheksoj,jam furnizuar ne Padova ,ne slloveni ne Bosnje.Ndoqa me vëmendje çmimet ne Kroaci,mal te zi,per ta pasur serbatorin plot ne shqiperi,per shkak te cilësisë dhe vjedhjeve ne distributor.Kjo duhet tu shqetesoje te gjithëve,sepse me te gjithë qe kam biseduar ankohen si per vjedhje edhe per cilësinë mizerabel qe po shkatërron makinat dhe ndot ambientin

  4. Tarrasi says:

    Krahasuar e nivelein e te ardhurave, te blesh naften ne vendet europiane me 1.22 euro, eshte njesij sikur ne Shqiperi ta bleje ate me 42 leke te rinj, ose me 420 leke te vjeter.
    A e kuptoni tani se sa gjynah jemi ne qe jetojme ne kët mut vendi qe quhet Shqiperi !

  5. enter"" says:

    Shqiptaret jane akoma gomere qe perdorin ne menyre ekstreme makinat.
    Mire tu behet. Ne Tirane ske nevoje fare per makine dhe prap te gjithe I nxjerrin makinat se do shesin pordhe, se kan hall mos gervishin kepucet me maje e takat….

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy sme plas fare, biles tua fusin akoma me shtrenjte cmimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje