Shokon gazetari italian: Nëna Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte

10 Nëntor 2017, 14:05Lifestyle TEMA

Libri i fundit i gazetarit italian, Gianluigi Nuzzit “The Original Sin”, tregon detaje nga Vatikani kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus, ishte caktuar president i kësaj banke. Në atë kohë Nëna Tereze besohet se “kishte më shumë para në llogari”. Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit dhe nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni do të mund të falimentonte, sipas gazetarit italian.

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.

Italiani ka shtuar se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë Marcinkusin brenda çështjeve të Vatikanit.

“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhmentin paralel të tij të Institutit për Punë të Religjionit – dhe ekziston akoma. Llogaria e Nënës Terezë në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma brenda sistemit gjyqësor dhe kanë besim në ta. Atyre iu besoi edhe Nëna Terezë, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë dhe u mirëprit nga De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkusit”, ka shkruar më tej Nuzzi.

Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970 dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës dhe ai ishte Donato De Bonisin.

“Nga ai moment, fuqia e tyre u rrit dita ditës. De Bonis e njihte bankën në çdo detaj. Me mjeshtëri ai lëvizi në ndërtesat e shenjta”, ka shkruar Nuzzi.

6 komente në “Shokon gazetari italian: Nëna Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte”

  1. Kristaq muhameti says:

    nen tereza “shqiptarja” qe s dinte me fol shqip!
    prandaj edhe shqiptaret s bejn shtet se s jan per shtetin e tyre.

    1. albaniafirst says:

      Kristaq muhameti, Nene Tereza fliste shqip, prandaj mos ja fut kot. Natyrisht qe ajo ishte larguar nga Shqiperia ne nje moshe shume te re dhe kishte veshtiresi ne te foluren, por komunikonte vazhdimisht me familjaret e saj dhe kete komunikim e bente ne gjuhen shqipe.

  2. Iris says:

    Llogaria nuk ishte personale por e Fondacionit qe eshte nderkombetar dhe vepron ne dhjetra shtete. Nene Tereza ishte themeluese dhe drejtuese Fondacionit, prandaj llogaria menaxhohej prej saj.
    Besoj se mund te perdoret pak logjike per te filtruar informacionet fallco dhe te pakten te mos iu behet jehone ne atdheun e Nene Terezes. Kush do t’i jepte aq para personalisht Nene Terezes? Dhe nese do t’i mveshim edhe asaj mendesine e shpifur te vendimmarresve te korruptuar shqiptare, pak racionalitet duhet te mbetet. Nene Tereza nuk kishte trashegimtare, nuk mbante Rolex dhe Roll Royce, flinte ne mjedise te thjeshta me murgesha te te tjera. Perse do te grumbullonte per vete aq shume pasuri, sidomos ne menyre jo korrekte?
    Tema, pls, mbajeni veten!

    1. albaniafirst says:

      Iris-shume sakte e keni thene.

  3. ne Shqiperi exziston nji bakterie
    antinjerezore qe s’lejon te jetoj e zhvillohet E Mira ,
    por vetem ligesia e keqja njerezore ,qe po shkaterron gjithcka ne ate vend
    deri ne zhdukjen e tij .
    Aty ka vend vetem per shkerdhatat e anadollit

  4. Pellazgos says:

    Nuk “shokon” gazetari Italian zoti gazetare por thote qe “toka rrotullohet”,kaq e thjeshte.
    Kur thote historia qe kjo zonje ishte misionare e ” paqes” do te thote qe merrej me mision “paqeje”,duke “respektuar” besimin e tjetrit atje qe shkoi dhe ndihmoi ne “emer” te Zotit.
    Ashtu sic merret nje baxhoxhi me qumeshtin edhe kjo me mision “paqeje” i nje grupi qe quhet katolike me qellime te caktuara politike,fetare,shkaterrimtare,djallezore.
    Ku eshte respektimi i te drejtave te Feve kur vjen tjetri dhe me propagande duke shfrytezuar gjendjen ekonomike perpiqet te ndryshoje identitetin e njeriut gjithmone ne “emer” te Zotit.
    E kam thene shume here qe atje ku ka para,ka hipokrizi.
    Eshte si te thuash qe te dashuroj se ke para,ndryshe !
    Kush kupton pak kjo zonje ishte si Kal Troje e Vatikanit,ne vende me identitet dhe trashegimi tjeter.
    Dhe mos me thote dikush tjeter qe Emrat,Feja Festat d.m.th Nderimet e nje grupi nuk eshte i shenjte per ata.
    Mirepo kur injoranca dhe nacionalizmi i perdorur kunder vete historise i kalon kufijte e respektit,nderit,dinjitetit atehere tregon qe kjo shoqeri me prapaskene djallezore eshte vete shkaterrimtare.
    Genneshtra dhe mashtrimi i ka ditet te numeruara thote populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje