Batutat e Trump: Kim Jong më quan ‘plakush’ por unë s’do thosha kurrë që ai është i shkurtër dhe i shëndoshë

12 Nëntor 2017, 09:25Bota TEMA

Me sa duket paralajmërimet për luftë janë shndërruar në batuta e epitete mes dy liderëve.

“Përse Kim Jong-Un më fyen duke më quajtur ‘plakush’ kur unë nuk do t’i thosha kurrë se është ‘i shkurtër dhe i shëndoshë’. Kështu shtuan Donald Trump në një ‘tëeet’ të postuar nga Hanoi në përfundim të turit të tij në Azi.

“Dua kaq shumë të jem miku i tij- shton Presidenti i SHBA-ve- Ndoshta një ditë do të ndodhë”. Për një fjalim të ashpër disa ditë më parë, Kim ishte përgjigjur duke e quajtur Trump një ‘plak lunatik’.

Presidenti amerikan më pas ka shkëmbyer epitete me udhëheqësin e Koresë së Veriut, por nga Hanoi, një skenë që do të mbahet mend për shtrëngimin e dorës së tij me Putin, përsëri i bëri thirrje “të gjitha kombeve përgjegjëse” që të veprojnë për të ndihmuar në ndalimin e kërcënimit bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

“Duam progres, jo provokime- ka shtuar presidenti në një konferencë me Presidentin e Vietnamit Tran Dai Quang në Hanoi- dhe duam stabilitet, jo kaos. Shtetet e Bashkuara- shtoi ai- duan paqe, jo luftë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje