Shkrimi i botuar në 15 prill në 1903 në gjuhën frënge nga gazeta armene, “Pro Armenia”, ilustron bisedën mes patriotit shqiptar Isa Boletini dhe sulltanit turk, Abdul Hamid.
Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, “L’Albanie”, me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.
Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan.
Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët janë mëse aktuale.
Nga: Aurenc Bebja
Ja biseda në vijim:
Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.
Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte ! (Unë s’kuptoj turqisht).
Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij) : Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).
(Tahir pasha hyn)
Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.
Tahir Pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.
Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).
Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë “kaur” ; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.
Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë ; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.
Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë ? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik) ; por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët ; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë ! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkombasve të mi, duke punuar me ndërshmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë ?!!!
Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati. (Darsiani.com)
Kane kaluar me shume se 100- nd vjet dhe Isa Boletini( i pa shkolle), qendron shume me large se politikanet e sotem qe jo vetem ulin kurrizin, por edhe shesin toke e det per interesat e t’huajve..!
Shqiptari nga Kosova , jo 100 vjet , por dhe mijra do kalojne dhe politikane ose patriot dhe atdhetare si Isa Boletini nuk do dalin me .Gjuha shqipe eshte shume e sakte , nuk te le mundesi ti ngaterosh fjalet , te atehershmit queshin atdhetare , kurse te sotmin tradhetare , jo te gjithe por pothuaj te shumtit , ta them meqe shkruan per ulje kurrizi dhe shitje detesh …………
Shqiptari nga Kosova-Isa Buletini mbase nuk kishte shume “shkolle”, por si biri i nje kombi fisnik, qe e ka ne gjak zgjuarsine, ishte ne gjendje te sillej sipas rastit me kedo. Kam lexuar librin me kujtime te Anthony Eden, ish Ministrit te Jashtem dhe me vone K.Minister i Britanise se Madhe ku flet me aq admirim per heroin tone Isa Boletini. Emra te tille, burrash te shquar qe lindi kombi yne, me bejne krenar per te paret tane.
Nuk eshte e vertet se isa nuk kishte shkoll. Isa kishte mbaruar universitetin. Shqiptaret kan universitetin me te vjeter ne bote nuk e di si ka cen ne shqiperi, Por ne kosove ka pas nje tradite mijavjecare te odave apo dhomave te burrave ku ka pas rregulla strikte dhe ku nuk ka mundure te flase gjdonjer dhe gjdokush pervece personave te mencure te zgjuar kjo ka cen nje lloje shkolle univeristeti per te gjithe ku jan organizuar pothuaje se gjdo mbremje nga familje te medhe ndeja dhe jan ftuar njerze te mencur te zgjuar nga te gjitha vendet te cilet kan ligjruar me ore te tera tema dhe ngjarje nga te gjitha lemit e jetes te percjell brez pas brezi keshtu eshte kultivuar dija mijavjecare te shqiptaret. Vetem pse kan munguar univeristetet klasike nuk do te thote se njerzit dikur e nje kohe kan qen budallenj dija dhe mesimi kultivohehèt ne ket forme apo njetjeter.
Personalisht e kam babxhyshin 85,vjecar gjalle nuk e ka asnje dite shkolle por eshte aqe i informuar aqe i zgjute sa mundet te mbaje ligjerate duke fole per tema edhe per universe per planeta qe ti len me goje hapune edhe profesorat e universitetit, ka shkue shum neper oda dikur kur ka qen i ri dhe kur oda ishte kult i dijes, nje teme per te cilen me ka bafasuar dhe sa njohuri dhensa ne detaje e tregon tem e cila zgjate edhe 3-4 ore eshte lufta e Trojes, nuk e kam iden se nga i dine te gjitha detajet e asaj lufte mijavjecare babxhyshi ime pa asnje dite shkolle.
Glauk
Krahaso dhomen me universitetin , skam lexuar nonsens me te madh
prandaj shqiperia ka perparuar
Kjo eshte teori endacakesh beduine qe skane besim tek shteti dhe bazohen tek fisi
Solar_1
Herodoti dhe Homeri nuk kishin mbaruar ndonje univeristet pasi ne ate kohe nuk kishte universitete klasike si keto qe kemi sot. Ata dijen e kishin nxane po ne ket formen mija vjeqare qe e kishin nxane shqiptaret duke ndejur me njerze te zgjuar dhe duke degjuare rrefime te ndryshme prej njerzve te zgjuar. Mos e mere ne aspektin banal kete punen e odes dhe njerzve te zgjuar ku shqiptaret e kan nxan dijen une po flas per menyre se si e kan nxan dijen dikur para qindra e mija vitev shqiptare jo per sote edhe pse kjo praktike ka qen deri para 30-40 viteve por fatkeqsisht sote ka humbur,
Nje thenje perle e Anshtajnit per dijen.
Vlera e nje arsimi në kolegj nuk qëndron në mesimin e shume fakteve, por stervitjen e mendjes per te menduar.
Keta plehrat e sotem, do kishin shitur edhe grate dhe motrat e tyre, jo me token , detin, diellin e shqiptareve etj.Po troket ora qe tradhetaret te qerohen nga vendi, me ne krye Berishoviqin qe e shkrehu kete vend cep me cep.Kush ka sy dhe vesh, kush ka dy pare mend, e di se murtaja e atdheut tone ne shekullin e ri, eshte Berisha me co.
“nderim urryes”?!!! Ju lutem behuni me realiste… IKy fatkeeisht per kete komb qe e mban si hero te madh ishte nje gomarr me brire, si (per fat te keq shumica e atyre qe kemi pasur prijes)… SUlltani i Anadollit bente pazare me trojet tona e te ketij e ky i sherbente si qorr…
NDAJ JEMI KETU KU JEMI!!!!!!
Edhe i vdekur Isa Boletini ka vendosur kufijt. Varri i tij para 2 vjetesh ne fshatin e tij, matane Mitrovices eshte mjaft sinjifikativ. Kurse te gjallet drejtues ne dy anet e shtetit shqiptar zihen per te vjedhur dhe karrike.
Po ku kishte guxim njeri me i thene Sulltanit “nuk kuptoj halldupisht”. Per ta kuptuar shikoni si sillen me Trump kur i pret ne takim vizitoret dhe beni pyetjen: Sa shanse kane per ta ofenduar Trump ne shtepine e vet?
Ore mire or mire …dakort kuptoj na duhen ca “figura” historike sinjifikative si komb .. dakort mire beni por te pakten shtjellojini me korrekt dhe ne menyre te besueshme !!!! E para , Bebja, jepeni te plote se per cilen aresye ishte thirrur Issa (me detyre ne ushtrine turke kumandar) para sulltanit ?? Ku e dergonte sulltani Issen (ne Mitrovice per te qetesuar rrebelet per pranimin e konsullit rus ) !!! Ne hyrje te teks -intervistes (mare nga L’ALBANIE Geneve) botuesi shprehet skeptik ne lidhje origjinalitetin e fjaleve te tekstit te botuar nga L’ALBANIE , citoj: les paroles ici rapportées sont sinon certen, du inoins fort probables. Eshte me se e kuptueshme se nje sherbetor
citoj Issen : ( Je remercie mille fois Votre Majesté d’avoir une si grande générosité envers votre bien humble serviteur ) nuk mund ti pergjigjet “padronit” qe nuk kuptoj halldupshe (Turqisht) ????!!!!!!! Ne kete menyre nuk e ngrini figuren e Isses por e paraqisni si analfabet kur te gjithe e dime qe ne territoret e perandorise ottomane flitej turqisht dhe vetem turqisht (flas ne administrate te pakten) Bejini te besueshme dhe jo si legjendat e ” Mujit dhe Halilit” ,nuk jemi large ne kohe dhe informacioni eshte prezent per kedo .
Ore mire or mire …dakort kuptoj na duhen ca “figura” historike sinjifikative si komb .. dakort mire beni por te pakten shtjellojini me korrekt dhe ne menyre te besueshme !!!! E para , Bebja, jepeni te plote se per cilen aresye ishte thirrur Issa (me detyre ne ushtrine turke kumandar) para sulltanit ?? Ku e dergonte sulltani Issen (ne Mitrovice per te qetesuar rrebelet per pranimin e konsullit rus ) !!! Ne hyrje te teks -intervistes (mare nga L’ALBANIE Geneve) botuesi shprehet skeptik ne lidhje origjinalitetin e fjaleve te tekstit te botuar nga L’ALBANIE , citoj: les paroles ici rapportées sont sinon certen, du inoins fort probables. Eshte me se e kuptueshme per nje sherbetor
citoj Issen : ( Je remercie mille fois Votre Majesté d’avoir une si grande générosité envers votre bien humble serviteur ) nuk mund ti pergjigjet “padronit” qe nuk kuptoj halldupshe (Turqisht) ????!!!!!!! Ne kete menyre nuk e ngrini figuren e Isses por e paraqisni si analfabet kur te gjithe e dime qe ne territoret e perandorise ottomane flitej turqisht dhe vetem turqisht (flas ne administrate te pakten) Bejini te besueshme dhe jo si legjendat e ” Mujit dhe Halilit” ,nuk jemi large ne kohe dhe informacioni eshte prezent per kedo .
Me turk se turqit, mbrojtes i flakte i sulltanatit osman, por, cuditerisht, hero kombetar per shqiptaret!!!!! Me kete llogjike, mos valle eshte edhe sulltan Murati hero i shqiptareve???!!!
Problem i kombit ton gjith shqipfolës është ideologjia fetare që na ndan midis njeri tjetrin?
Sikur të kishim një ideologji fetare atë të vjetrën krishterimin,do të ishim një komb me shum shëndet e dashuri mes kombit!
Kjo lë shum për të dëshiruar,ku ngatërrohemi me brekët tona,ku dikush sulltani i duket baba e dikujt tjetër Janullatosi shpëtimtar?
Një komb i fortë kërkon një ideologji,krishterimin e integrimin se ndryshe na mori lumi ashtu si ish Jugosllavia!
undefined