Grupi i gjakut A
Ushqime të dobishme
Produktet e mishit: Peshk, troftë, sardele, levrek i kuq.
Produktet e qumështit: Kefir dhe leng kefiri, kos dhe hirre kosi.
Vajrat: Vaj ulliri, vaj arre, vaj bajameje, yndyrnat e brendshme shtazore.
Karbonhidrate: Produktet grurore dhe buka e këtyre, produktet e thekrës dhe buka e thekrës, produktet e tërshërës dhe buka e tërshërës, produktet e grurit të zi.
Perime: Soja dhe nënproduktet e saj, selino, radhiqe, sallatë jeshile, karrotë dhe lëng karrote, panxhar i kuq dhe lëngu i tij, burdullaku dhe lëngu i tij, kungull, pras, pazi, lakër e bardhë, brokul, mollë toke, hudhër, qepë, majdanoz dhe çdo lloj perime jeshile.
Prodhime bishtajore: Çdo lloj thjerrze, fasule dhe nohut (qiqra).
Fruta: Kajsi, man, rrush, fik, vishjne, kumbull, qitro, limon dhe kumbull e zezë.
Fruta të thatë: Fistiqe, arra, fara kungulli, bajame e hidhur, bajame.
Erëzat: Xhenxhefil, zerdeçall, kardamom, bar maceje, sinap, farë liri, qimnon, rigon, rozmarinë, aloe vera natyrale magnezium sulfat, farë karafili, gjethe sene.
Çajrat: Trëndafil i egër, kafe e sapopjekur, çaj jeshil, rozmarinë, lule bliri.
Ushqime të tjera: Pikmez.
Ushqimet që mund të hahen
Produktet e mishit: Mish pule dhe gjel deti (në ditët e bajramit të vogël dhe një herë në 10-14 ditë mund të hahet një herë mish dele dhe qengji), vezë e freskët.
Produktet e qumështit: Djathë dhe qumësht deleje dhe dhie, djathë i bardhë, djathë i mbajtur në shëllirë, kaçkavall i vjetër.
Tjerat: Mjaltë, gështenjë, susam dhe nënproduktet e tij, oriz dhe nënproduktet e tij, misër dhe nënproduktet e tij, llojet e elbit, barbunja, rrepë, shegë dhe frutat e perimet që nuk hynë në kategorinë e “Të dëmshmeve”.
Ushqimet e dëmshme: Çdo lloj mishi i kuq (përveç mishit të pulës dhe gjelit të detit), fruta deti (kallamar etj.), mishi i lopës, gjaloi dhe çdo vaj i shkrirë ose i ngurtë (përveç vaj peshku, yndyrnat e brendshme të viçit, vaj ulliri dhe vaj fare liri), patate, spec djegës, domate, salcë domateje, çaj i zi, mandarinë, portakall dhe lëngu i tij, ujë i gazuar.
Ushqimet e dëmshme për të gjitha grupet e gjakut:
Akullorja e gatshme, gruri dhe nënproduktet e tij me gjenetikë të ndryshuar, misri dhe nënproduktet e tij me gjenetikë të ndryshuar, sojë amerikane me gjenetikë të ndryshuar, vajra të rafinuara dhe të hidrogjenizuar, margarina, fruta të thata të kafërdisura dhe të pritura, ketçap, uthullat me kimikate, ushqime jo të freskëta, ushqimet e ziera më para dhe të ngrohura më pas, çamçakiz, ushqime gjysmë të gatshme, aromatizues, niseshtë misri me gjenetikë të ndryshuar, glikozë, fruktozë, ullinj tregu me përbërës jo natyral, turshi me përbërës jo natyral. Çdo lloj produkti fabrike i amballazhuar (çajrat, salcat dhe llojet e ullinjve).
po ajo fraza “ne ditet e bajramit te vogel” pse e keni futur ne menu, apo e keni marre artikullin nga ndonje arab:)