Peleshi paralajmeron baxhot se nuk do kompesohen nese nuk sigurojne standartin e cilesise

13 Nëntor 2017, 13:30Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i shoqëruar nga Zv.Kryeministrja, Senida Mesi gjatë vizitës në një baxho të përpunimit të qumështit, në Dibër, i bëri thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në këtë fushë të marrin përgjegjësitë dhe të plotësojnë kriteret e vendosura.

Ministri tha se pas aksionit për thertoret jashtë standardeve, do të nis shumë shpejt edhe një aksion tjetër për inspektimin e baxhove apo fabrikave të përpunimit të qumështit.

“Shumë shpejt do të fillojmë me qumështin dhe përpunimin e qumështit. Kontrolli do të jetë shumë i fortë. Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike, edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët, që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim. Transporti duhet të bëhet sipas standardeve ligjore, me tanke inoksi etj”.

Peleshi tha se mbështetja financiare do të jetë dyfish më e lartë krahasuar me të kaluarën, por kushti kryesor është arritja e standardeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje