Kompendiumi i Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, Shqipëria përfaqësohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

14 Nëntor 2017, 13:12Kulturë TEMA
Kompendiumi i Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë,

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e 16-të të ekspertëve në Kompendiumin e Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, zhvilluar nga datat 8-10 nëntor në Pragë në kuadër të kryesimit të Republikës Çeke të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në këtë event të rëndësishëm, iniciativë e Këshillit të Europës, Ministria e Kulturës u prezantua nga znj. Arta Dollani, Drejtoreshë e IMK-së.

Në sesionet e zhvillluara përgjatë 2 ditëve, znj. Dollani prezantoi disa prej politikave transformuese dhe punën  e IMK-së dhe Ministrisë së Kulturës, ku u ndal veçanërisht tek shndërrimi i  kulturës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vend.  Gjithashtu në panelet e diskutimit znj. Dollani prezantoi  disa nga politikat kulturore që po zhvillohen aktualisht nga institucioni që ajo drejton si dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm rajonal dhe ndërkombëtar.

Në panelet e diskutimit publik një hapësirë të veçantë zuri debati mbi misionin dhe rolin e insititucioneve kombëtare të kulturës dhe populizmit.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan mbi çështjet e barazisë gjinore në artet, kulturë dhe media si dhe mënyrat për përmirësimin e informacioneve të Kompendiumit në këtë fushë.

1 komente në “Kompendiumi i Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, Shqipëria përfaqësohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës”

  1. katarakti says:

    Na vdiqet fare o idiote. Po çfare eshte ky “kompendiumi” mor aman?! Sa te kulturuar qe jeni! Saqe nuk dini te perktheni as edhe nje fjale te huaj ne shqip!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje