Rrëfehet Reshat Arbana: Nuk më pëlqen, por jam baba fanatik. Filmat e komunizmit? Shihni këta që zhvishen...

9 Nëntor 2017, 19:19Kulturë TEMA

Reshat Arbana ka qenë i ftuari i sotëm në ‘Pasdite në Top Channel’, edhe pse studio e emisionit është zhvendosur këtë herë në kuintën e sallës së teatrit.

Duke u përgatitur për shfaqjen e re, Arbana foli jo pak edhe për jetën e tij personale. Duke qenë se aktorin do ta shohim shumë shpejtë në rolin e babait në skenën teatrale, artisti është pyetur edhe për rolin e tij si prind në jetën reale.

Arbana është shprehur se edhe pse nuk i pëlqen, klasifikohet tek prindërit fanatik.

“E kuptoj dhe e kritikoj veten, por është diçka e pandryshueshme për fat të keq”, është shprehur aktori, duke theksuar se të qenurit baba është puna më e vështirë.

Sipas tij, çdokush që merr përsipër të bëhet prind, duhet të ndjejë përgjegjësi për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve.

“Nuk dua të flas për këtë, por kam kaluar disa probleme me djalin, dhe e ndjej shumë peshën e të qenurit baba”, ka vijuar edhe më tej aktori.

Si në shumicën e rasteve, edhe Arbana nuk ka veçuar një emër të veçantë ndër kolegët, kur ka ardhur puna tek listimi i artistëve të preferuar.

Por mes tyre, veçon Sandër Prosin. “Edhe kur më bënte vërejtje për ndonjë rol, ma bënte me shumë finesë”.

Aktori ka theksuar se me gjithësecilin ka patur marrëdhënie të mirë, ashtu sikurse nuk ka lënë pa përmendur qendrimin kundra ndalimit të filmave komunistë.

Ai ka mbrojtur mendimin se pavarësisht tematikave apo cilësisë artistike, ato mbeten një kujtesë për brezin e ri dhe nostalgji për të vjetrin.

“Mbase nga ana artistike nuk kanë qenë shumë cilësorë, por kanë pasur pastërti morale. Tani shohim VIP-a të zhveshur…”. Për Reshat Arbanën, kinematografia e pas ’90-ës ka prodhuar shumë pak filma.

Sa i përket filmave sot, Arbana ka thënë se duhen para, të cilat nuk mungojnë.

“Para ka, ka shumë madje. Vetëm se shkojnë për disa projekte e të tjera gjëra, që nuk merren vesh”, ka shtuar artisti me ironi.

Ndërsa, pyetjes mbi dakortësinë me mendimin se “aktorët e dikurshëm nuk kthene më”, Arbana i është përgjigjur me një frazë të vetme: “Nuk më takon mua të flas”.

7 komente në “Rrëfehet Reshat Arbana: Nuk më pëlqen, por jam baba fanatik. Filmat e komunizmit? Shihni këta që zhvishen…”

  1. Fredi says:

    Respekte per Koloset e kinematografise

  2. romeo says:

    Kurre nuk do vine me aktoire si Reshat Arbana,Sander Prosi,Kadri Roshi,Violeta Manushi,etj,etj!
    Sot nuk behet art e kulture,por biznes shalesh e bytrhgesh,prandaj aktoret,kengetaret ,muzikantet etj kane vdekur se nuk i do njeri!
    Kapitalizmi nuk do kulturen por orgjine!
    Shikoni tematiken e teatrit kombetar:
    -Turpi i zotit,me personazhe prostituta,te burgosur,drogaxhinj,aktore qe ulurijne,skenografi mizerabel,salla bosh se njerezit nuk shohin aty jeten e tyre,por te personazheve te sajuar!
    A e degjuat regjizorin e Portokallise,se si e justifikoi banalitetin e shfaqjeve te tij?
    Populli e ka qejf dhe qesh kur aktoret perdorin fjale banale si “ta futa”,”ta futi”,”sa ta futi” etj!
    Por njerezit do qeshin me shume sikur ky palo regjizor te dilte pa breke ne skene dhe te tundte hallatet per 2 ore!
    Le ta provoje dhe nuk ka per te patur nevoje per asnje aktor tjeter!
    Kjo eshte ORGJI “artistike”!
    Keta jane plehra e jo artiste!

  3. Beku says:

    Respekte per ty profesor

  4. Riberto says:

    Gezohem qe te shoh miku im. I nderuar dhe i respektuar ke qene dhe do mbetesh gjithmone. Artiste te tille si ky brez i vjeter qe u ngjiten lart ne majat e teatrit dhe kinematografise shqptare veshtire se do i vijne me aq shumice qe ka patur ne vendin tone edhe pse me veshtiresi te medha por Reshati e ka mire qe flet per nostalgji. Kete e kemi edhe ne por nuk di se c’perfaqsojne ata njerez qe kerkojne zhdukjen e historise se pipullit tone. Ata jane njerzit me negative dhe me armiqesore ndaj kultures se nje populli. Nuk po zgjatem me se ka shume per te thene kunder monstrave qe duan fshirjen e kujteses se ngjarjeve te popullit tone.

  5. Qytetari says:

    I nderuar Z. Arbana, filmat e asaj periudhe i kan pasur te gjitha karakteristikat ne nivelin me te larte dhe nuk perseriten me,ju jeni te pa perseritshem. Lista juaj eshte sh e gjate, por per ju qe jeni gjalle ju urojme shendet, e respekte per ata qe na kane lene.

  6. Ilirjan says:

    Respekt per JU, i madhi Rashat ARBANA !
    Jete te gjate me shendet te plote dhe mendje rrezatuese !
    Mirenjohes dhe falenderim per gjithcka i keni dhene Artit, Shoqerise, Kombit mbare shqiptar !
    V.O. : Duke ju degjuar dje mbasdite ne T.Ch. ndjehesha perhere dhe me i lehtesuar shpirterisht. Per shqiptare sic Ju, Reshat ARBANA, do te deshiroja qe koha te ece me ngadale, qe brezat e ardhshem te kene fatin t’ju degjojne direkt !

  7. I nderuari Reshat Arbana, eshte i pashoqi se pari si njeri, sa si Artist i skenes.
    Mirenjohie sa i ka dhene e do i jape shoqerise.
    Gjithe te mirat gjaleruesi i “Herojve te kohes”.
    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje