Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina.
Prej kohësh ai jetonte në Ankara të Turqisë në shtëpinë e vajzës së tij.
Trupi i tij i pajetë ka mbërritur sot në Shqipëri dhe është përcjellë në orën 14.00 për në banesën e fundit tek varrezat e Tiranës.
Profil
Kasem Trebeshina ka lindur në Berat me 8 gusht 1926.
Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.
Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.
Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.
Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.
Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.
Për kritikët, veprat e Trebeshinës qëndrojnë ndërmjet traditës kuteliane dhe surrealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik. Kasëm Trebeshina profet e quan Robert Elsie në një artikull të vitit 1992. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshines është e pabotuar, si pasojë e nje klime armiqësore dhe censure. Vendi i veprës së Trebeshinës ne letersine shqipe ,mbetet ende I papercaktuar perfundimisht. Pjesa me e madhe e vepres se Trebeshines eshte ne doreshkrim, numër që mendohet të arrijë deri në 140 doreshkrime, permbledhje poezish, tregime, novela, romane, drama, komedi, tragjikomedi, shkrime kritike, eseistike dhe publicistike. Që në vitet ’50, ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat qe botoheshin në atë kohë.
“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”. Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.
Te qofte dheu i lehte ,Mjeshter.
Kam lexuar vepren tende ” Kenga shqiptare”,ne kater volume dhe me ka mrekulluar.
Per mua,mbetesh modeli i Burrit me taban te palekundshem dhe disidenti i mirfillte dhe i pashoq.
Ngushellime te dashurve te Tu.
Nese keto me poshte jane te verteta, dhe nese ai e ka thene me vetdije te plote dhe jo me goditjen psiqike te nje te burgosuri, s’me dhimset humbja e tij.
Informacion i marr nga interneti :
Trebeshina vetë deklaronte se kishte origjinë turke dhe krenohej me faktin që parardhësit e tij kishin krijuar një perandori që shtrihej në tri kontintente.[2] Në anën tjetër, Trebeshina në romanin Mekami e paraqet Skënderbeun si hajdut kuajsh dhe shqiptarët si frikacakë që përdorin gratë dhe vajzat shqiptare për t’ua prishur mendjen “trimave” turq.[9] Shkrimtari Nuhi Ismajli vë në dukje se në atë roman Trebeshina i paraqet shqiptarët si “të egër, barbarë, mizorë, kriminelë, spiunë (spiunë të dyfishtë) , armiqësorë, jotolerantë, anarkistë, të pashpirtë, injorantë, mburravecë, maskarenj, të pacivilizuar, të pangritur, të prapambetur, pa identitet, të pasinqertë, të pabesë, tradhtarë, gënjeshtarë, mashtrues, të pandershëm, të pamoralshëm, gojështhurur, të ngathët (si luftëtarë), frikacakë etj.[10] Për fyerjet e tij raciste ndaj shqiptarëve, romani ka marrë krahasime me librin Mein Kampf, të Adolf Hitlerit[11]
Më tej origjinën shqiptare Trebeshina e lidh me konformizmin. Në periudhën komuniste, gjatë marrjes në pyetje nga një Komision Mjekësor në spitalin psikiatrik, Trebeshina ua thotë troç mjekëve shqiptarë se ishte turk, dhe se pikërisht për këtë arsye nuk ishte konformist si ata:
Origjina ime është turke. Madje kjo është arsyeja që unë jam ndryshe nga ju, në të kundërt do të isha si ju, konfomist.
— Nuri Dragoj, Trebeshina: Një jetë para gjyqit. ( Tiranë: Globus-R ,2007, fq.272)
Rahmet pastë, Kasëm efendiu.
fole shqip o turke i peshtire!
Ka qene nje spiun i UDB-se dhe armik i hershem i Shqiperise!
E kishte gjuhen helm kur fliste kunder shqiptareve!
Mallkuar qofte emri i ketij gjarpri helmues!
Ne esfel vafte.
Ngushellime familjes.I shkofte shpirti ne parajse.Edhe po te kete bere ndonje mekate ne kohen e shkurter qe ka qene mvartes i Koci Xoxes,e ka superlare ne sketeren e burgut te diktatures komuniste, Enveriste.
Ishte dhe mbetet nje shkrimtar i madh i rralle,disident shqipetar.
Shqiptaret nuk do t’ia ndiejne mungesen. Turqit ndoshta po! Gjithesesi mungesen mirefilli do t’ia ndiejne turqit shqipfoles qe jetojne midis nesh.
RIP
Tkfgos. Cke Papa qe ste rri ajo prapa.
E kruan dhe kur ste ha.
Visitou te jatroja. Ndoshta ske gje, pak majasell. Sherohet. Nuk eshte gje e madhe.
Kur ishte gjalle jatro arqileja ta kontrolloje? Se jatro arqileja skishte vegla vetem te fuste gjishtin.
Dhe kur te pelqente shkoje prap per kontroll.
Hahahahaaaa papa
Cte3gjeti nga prapa
Ngushellime familjes. Mos ja u vini re ketyre komentuesve, se aq e kane trurin dhe shpirtin. Emri I tij ka vend te nderuar ne letrat shqipe. Kur ca shqiptare si keta te mesipermit te mesojne te lexojne , do ta kuptojne se sa te ulet po tregohen. Vetem urrejtje kane keta njerez, urrejne cdo gje te bukur te kesaj bote, se jane shemtira te llahtarrshme per vete.