Kumbaro në shtëpinë Kadare: Shëët se po lexojmë!

6 Nëntor 2017, 12:09Kulturë TEMA
Kumbaro në shtëpinë Kadare: Shëët se po lexojmë!

Fushata kombëtare e leximit, “Takohemi për një libër” është përqafuar në të gjitha qytetet e vendit qysh në ditët e para të nisjes së saj.

Muaji nëntor është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës, por duket se kjo nismë vitin tjetër do të jetë e përditshme.

Këtë fakt e ka  bërë të ditur nga Gjirokastra, Ministrja e Kulturës dhe deputetja Mirela Kumbaro, e cila zbuloi dhe sloganin, i cili do të jetë; “Shëët se po lexoj” teksa kishte përzgjedhur për të lexuar pjesë nga libri i Gazmend Kapllanit “Ditar i shkurtër kufijsh”.

“Qëllimi është që të jemi sa më shumë që e ndajmë librin me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjmë kur dëgjojmë një muzikë të bukur. Prandaj bashkë me ministrin Bushati iu bashkuam aktivitetit tuaj për të lexuar sot një libër. Vitin që vjen kemi menduar një iniciativë tjetër, e cila do të quhet “shëët se po lexoj”, prandaj përgatituni se do ta kemi të përditshme leximin dhe ndarjen e kënaqësisë që libri dhuron”, tha Kumbaro në aktivitetin e zhvilluar në shtëpinë Kadare “Takohemi për një libër”.

Ky aktivitet u organizua këtë fundjavë nga nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli”  të cilëve iu bashkuan për të lexuar edhe ministrja e Kulturës, së bashku me ministrin Ditmir Bushati.

Fushata “Takohemi për një libër, është pjesë e programit  “Edukimi përmes kulturës”,  prioritet i qeverisë shqiptare dhe  Ministrisë së Kulturës. Fushatë do të shtrihet në mbarë vendin përgjatë gjithë muajit nëntor, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj.

Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj.

3 komente në “Kumbaro në shtëpinë Kadare: Shëët se po lexojmë!”

  1. sadna babul ka bidai says:

    CFAR MREKULLIE SHPRESOJ QE CDO FEMIJE TA KETE NE GJAK LEXIMIN ,ULE SA TE DUSH VARET NGA GJINIA DHE FARA QE KANE PASARDHESIT . PRANDAJ QENIUN E KANE ANASJELLTAS

  2. devi says:

    More po kjo ministrja debile a e di se ne Shqiperi ka edhe qytete te tjere pervec Gjirokastres, shume me te rendesishem, gje qe kjo zonja nuk i vlereson fare.

  3. Sara says:

    Mbylleni gjekundi ne ndonje haur aty te Sokaku i te Marreve kete ta fandaksuren, qe te shpetojne cfare ka ngelur prej saj nga kultura shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje