VIDEO/ Topless në teatër, Ema Andrea flet pasi theu tabunë

4 Nëntor 2017, 20:19Kulturë TEMA

Shfaqja “Nëna dhe fëmija”, nën interpretimin e aktores Ema Andrea, në rolin e nënës dhe Matia Llupas në atë të birit ka tërhequr vëmendje të madhe në kryeqytet dhe jo vetëm.

Rrjetet sociale po ashtu e kanë komentuar gjatë këtë dramë të fortë psikologjike që mbërrin deri te kompleksi i Edipit dhe përmban edhe skena të forta. Aktorja Andrea ka thyer tabutë në teatër, ka zbuluar gjoksin dhe ka rrënqethur publikun me interpretimin e saj. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, aktorja komentoi shkrimet rreth shfaqjes teksa tha se nuk i janë dukur të tepërta.

“Nuk është përfolur shumë, di që është shkruar me profesionalizëm zhveshja në shfaqje. Është folur shumë nga ana profesionale. Megjithatë nuk më është dukur e tepërt, por përmbajtjet kanë qenë pozitive përgjithësisht. Nuk do të doja që ta ngjisja në skenë këtë shfaqje, publiku afër të jep shumë emocion. Teatri për mua është shtëpia ime. Matia është djalë fantastik, nuk mund të ekzistoja në këtë rol pa të”, tha Andrea.

Ndërkohë, Matias tha për “Jo vetëm modë” se fillimisht e ka patur të vështirë këtë rol, por Andrea e ka këshilluar të mos e komplikojë shfaqjen dhe të bëjë qejf.

“Në këtë rol jam ndjerë shumë mirë. Në rol fillimi është pak i vështirë. Ema më ka këshilluar të mos e komplikoj shfaqjen, “bëj qef më tha”. Pjesa më e vështirë është kur djali thyhet, ai është i “çmendur”, pasi shpreh shumë emocione bashkë. Nëna ime e ka parë shfaqjen dhe më tha: Bravo zemra ime, por unë qava me Emën ”, tha Llupas.

4 komente në “VIDEO/ Topless në teatër, Ema Andrea flet pasi theu tabunë”

  1. apapapa says:

    Pompozitet per efekt shokimi. Arti i vertete nuk ka nevoje per truke, beje mire dhe ben lajm. Ju beni lajm vetem per lakuriqesi, incest, kurveri, prostitucion.

  2. ate qe pretendohen se ka thyer artisja Emma ,
    ne realitet jane pseudoTabu
    nqs do shofim te ashtuquajturat VIP’a-e
    ne kto 27-vjet .
    ndoshta ne te tilla projekte pjes teartrale ,do duhej te kishte brenda
    me shume ironi sarkazem vs asaj bote .
    pjeset serioze ,vlerat ,qe duan te zgjojne ndergjegjen e shoqerise
    ne ate Bote plehrash ,ka vdekur . ( Finito)

  3. kasem gahinji says:

    Po nuk hoqi brekët ne skene dhe pastaj te behej qejfi me te ,nuk quhet thyerje tabu-je.Cdo te djele shohim skena te tilla te Arditi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje