PROFIL/ Kush ishte Mërkur Bozgo, aktori i 130 roleve që u shua sot...

11 Nëntor 2017, 09:01Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë aktori i injohur Mërkur Bozgo në moshën 80-vjeçare.

Bozgo ka luajtur mbi 30 role në kinema dhe 100 role në teatër.

Kush është Mërkur Bozgo?

Mçrkur Bozgo është një aktor shqiptar i cili ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Disa filma shqiptarë ku ka interpretuar:

Në fillim të verës(1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme(1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe(1981), z. Ali

Tela për violinë(1987), Andoni

Stolat në park(1988), Drejtori

Bolero(1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit(2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit Xha Rakua

Bela TV Serial (2011) Babai

4 komente në “PROFIL/ Kush ishte Mërkur Bozgo, aktori i 130 roleve që u shua sot…”

  1. demo says:

    Punetori,qe shenon me shenje arken me barut!)-lere se e morem vesh cfare aktori paska qene!

    1. zani partizani says:

      Merkuri e ka te regjistruar zerin e tij te mrekullueshem ne qindra radio dramatizime, dokumentare dhe emosione televizive. Ka interpretuar ne mjaft shfaqje teatri dhe ne disa role ne filma. Gabimi i atij qe ka shkruar lajmin nuk te jep te drejten te shprehesh ne kete menyre Demo me d te vogel. Para disa vitesh pashe nje shfaqje ne sallen e Akademise se Arteve. Luanin aktore te brezit te ri dhe disa pak me te vjeter. Nje rol episodik e kishte dhe Merkuri, vetem se ai bente diferencen.

    2. Kristo says:

      Po edhe me te vdekurin jeni cmirezinj!!!!

    3. Pero says:

      demo – qënke plehrë i vërtetë. Ti o funderine as e nje has dhe as e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje