Vangjel Dule: Në Himarë synohet rrëmbimi i pronave, Rama s'informon të rinjtë për të këqijat e narkotikëve

14 Nëntor 2017, 18:48Politika TEMA

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte i ftuar në “Zërin e Amerikës”  ku foli për takimin mes ministrin të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut grek Niko Kotzias, zhvillimet me Greqinë si dhe kanabizimin e vendit.

Ju keni kundështuar ligjin për pakicat kombëtare?

“Është hap prapa, ka elemente që na çojnë në epokën e Luftës së Ftohtë. Kur ligji u njeh qytetarëve të drejtën e vetëdeklarimit, ndërfut çështjen e regjistrave të gjendjes civile. Unë me dëshirën për të patur një ligj kontemporan prezantova disa amendamente, por që nuk u pranuan nga mazhoranca.

Në Himarë po tentohet rrëmbimi i pronave. Jemi në një situtatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit,” tha Dule

Kanabisi po goditet?

“Duhet të themi si erdhëm deri në këto nivele. Në tavolinën e Ramës ka disa pyetje për këtë fenomen? Ai ishte tolerant a bashkëpunues Rama për këtë? Nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë nga Rama për narkotikët, drejtuar të rinjve. Ky fenomen monstruoz po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë dhe ekonomisë,” u shpreh kreu i PBDNJ.

1 komente në “Vangjel Dule: Në Himarë synohet rrëmbimi i pronave, Rama s’informon të rinjtë për të këqijat e narkotikëve”

  1. llaman says:

    Kjo ishte intervista?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje