Çelet panairi i librit, 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

15 Nëntor 2017, 16:20Kulturë TEMA

Hapet panairi i 20 i librit në Tiranë.Në këtë edicion marrin pjesë rreth 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

E pranishme në hapjen e këtij panairi, Ministrja Mirela Kumbaro tha se libri tashmë po përballet me një sërë sfidash.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, deklaroi se e rëndësishme tashmë është mësimi i të rinjve me librin për tu siguruar atyre një të ardhme më të mirë.

Ndërsa Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare kërkoi më shumë vëmendje për dixhitalizimin e librit. Që në ditën e pare, panairi i librit pati shumë vizitorë.

Hapet panairi i 20 librit Tiranë. Ky panair do të zgjasë 4 ditë dhe në të marin pjesë rreth 79 subjekte të cilat do të ofrojnë për lexuesin një sërë titujsh të rinj mjaft cilësor. Për kryetarin e Shoqatës së Shtëpive Botuese, sfidë mbetet mësimi i të rinjve me leximin.

Qëllimi ynë kryesor, objektivi ynë i përhershëm është lexuesi. Të bëjmë gjithçka për leximin, të bëjmë gjithçka për të shtuar rradhët e lexuesve të rinj. Jemi një vend i vogël. Jo i pasur, jo me shumë mundësi, prandaj duhet të punojmë të gjithë me synimin që të rinjtë të mësojnë dhe të lexojnë sa më shumë,”  tha Ymeri.

Shoqata e Botuesve të Librit Shqiptar kërkoi lehtësira fiskale për botimet dhe krijimtarinë ndërsa një premtim për zgjidhjen e kërkesave të tyre erdhi nga Ministrja Mirela Kumbaro.

Kemi një TVSH 20% në blerje, pra në shtypshkrim, i pangjarë në asnjë vend europian. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtarinë krijuese nga 15% në 5%,” shtoi ai. 

Këtu unë jam me ju edhe në betejën po të doni financiare për të ulur.. Edhe unë nuk jam dakord me 15% mbi krijimtarinë,” theksoi Kumbaro.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, kërkoi më shumë vëmendje për dixhitalizimin e librit.

Ta sprovojnë veten dhe të shkojnë drejt librit elektronik me të gjithë aktet ligjore nënligjore,” u shpreh Asllani.

Që në ditën e parë, panairin e librit e vizituan një sërë lexuesish ku binte më shumë në sy prezenca e nxënësve të shkollave të cilët synonin të përfitonin nga uljet që shkojnë nga 10 në 50%.

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur nga data 15 deri në 19 nëntor, ku ditën e fundit do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

1 komente në “Çelet panairi i librit, 97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”

  1. Bakiu says:

    Keni 27 vjet qe i quani “shtepi botuese”, ato qe nuk jane te tilla, me ndonje perjashtim mjaft te rralle ne Kosove e ndoshta ne Maqedoni. Nuk kemi fare shtepi botuese. “Botuesit” tane jane sabotues te librit, me bekimin e Ministrise se Kultures, e cila, me te drejte flet vazhdimisht per rendesine e librit dhe domosdoshmerine e rritjes se lexueseve, sidomos te te rinjve, por nuk e nis punen nga themelet, te licensoje vetem ato ente botuese, qe jo vetem nuk do t’u marrin para krijuesve per cfare duan te botojne (turp boteror), por t’u paguanje honorar, apo te ngreje nje sisitem te tille kontrolli per kopjet e librave qe shperndahen neper librari, pasi botuesi, per nje liber qe i shitet, fare mire e shumefishon, pa dijenine e askujt, dhe parate i fut ne xhep. Prandaj, keta botuesit shqiptare, sidomos “TE MEDHATE”: Onufri, Toena, Dudaj, OMCA etj. etj. jane thjesht HIENA!
    Ne kete drejtim e nderuara ministre, keni deshtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje