Zoti Meta, bëjeni Shqipërinë me datë Çlirimi!

15 Nëntor 2017, 19:57Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Presidenti i ri i vendit Ilir Meta, me veprimtarinë e gjatë politike, ka lenë vend dhe mund të sulmohet për shumë gjëra. Dhe, në fakt nuk ia kanë përtuar. Më së shumti sulmet i ka pasur nga Aleatët, që dendur i ka pasur Armiq por edhe përditmëria dhe aksioni i tij politik, kur ai vetë ka qenë pjesë e Ekzekutivit shqiptar. Veçse për një gjë nuk do të guxojë askush ta përflasë dhe ajo ka të bëjë me respektin, që ky individ ka treguar për rezistencën anti-fashiste. Krejt ndryshe nga politikanët e tjerë, ai jo thjesht i ka begenisur ata ish-luftëtarë që kanë mbetur por vazhdimisht është shprehur hapur dhe pa ekuivokë për luftën anti-fashiste. Në krahasim nga kompleksi i paraardhësve të tij, që me përjashtime të vogla, thjesht kanë bërë adetin, kur vinte koha e kremtimit të datave të Nëntorit, ai jo vetëm që është shprehur hapur në nderim të vlerave të kësaj rezistence por edhe në funksion të këtij qëndrimi nuk ia ka përtuar të ndjekë deri aktivitetet më patetike. Teksa ai është ulur dhe ka nderuar këtë luftë, paraardhësi i tij Nishani ka nxituar tinëz t’u japë dekorata ballistëve, kurse të tjerët para tij thjesht të përshtaten, për të qëndruar të qetë në dy karrige.

Deri më tani, vetëm një gjë i bashkon të gjithë presidentët shqiptarë, e kjo lidhet me ngërçin e datës së Çlirimit. Kjo e fundit që sot festohet në dy data na ka treguar sesa të pandershëm jemi me historinë tonë por edhe kompleksin ndaj luftës, për të cilën jemi rropatur derisa t’i jepnim atribute të Luftës Civile. Historianët e vendit nuk na kanë ndihur dhe me sa duket edhe në të ardhmen s’do na japin edhe ndihmën më të vogël për këtë konflikt protokollar sepse përkatësia e fshehur politike (disa edhe e hapur) dhe konjukturat nuk do t’i lejojnë kurrë të jenë vetja. Dhe, ndaj ndodh që dy datat, 28-29 Nëntor, janë bërë më shumë se një makth, një ushqim bjerraditës dhe debat aq i neveritshëm saqë i gjithë procesi e ka kaluar gati në plan të dytë rezistencën e popullit ndaj fashizmit.

Në rend të kundërt Bujari Nishani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Sali Berisha nuk mundën ta bëjnë Shqipërinë me datë të unifikuar çlirimi. Disa prej presidentëve duke ardhur nga forcat politike të djathta paçka mënyrës sesi vepruan, asnjëherë nuk e kaluan dot kompleksin ndaj luftës së vetme, që bënë paraardhësit tanë në shekullin XX. Dhe, këtë e treguan me heshtjen ose përpjekjen për të zvogëluar rëndësinë e kësaj lufte.

Në rastin tonë ka një konvencion. Fuqitë e Mëdha e zgjidhën si ditë të fitores së tyre, 9 majin, kur kapitulluan njësitë e fundit rezistuese të Wehrmacht-it edhe pse njësitë gjermane vazhdonin ende luftën në Pragë edhe pas kësaj date. Paralelizmi është me Shqipërinë, kur është provuar se forcat gjermane janë tërhequr nga vendi shumë ditë më vonë.

Në një realitet të tillë, ka shumë vende, që për shkak të pasaktësive historike se kur është larguar pushtuesi i fundit, zgjidhën me të drejtë si datë Çlirimi, ditën e lirimit të kryeqytetit. Ky konvencion shkon me të gjithë dhe, në rastin tonë, 17 Nëntori është dita e pamohueshme dhe e certifikuar e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, që njihet nga të gjithë palët.

Ilir Meta e ka forcën dhe energjinë që të drejtojë aksionin për ta bërë një gjë të tillë, e cila do të unifikojë të paktën një ditë politikën për të nderuar të rënët. Për fat është një datë që nuk kundërshtohet sot e kësaj dite nga askush. Përveç kësaj, Ilir Meta, që ka tashmë edhe tagrin e njeriut të parë të shtetit, por edhe vullnetin -mund të bënte një veprim që do t’i jepte staturë nderi institucionit të tij. Tek e fundit, me veprime të tilla, tregohet se presidenca funksionon përtej vizionit të zakonshëm të gjërave protokollare në respekt të unifikimit. Zoti Meta, kthejeni pra, 17 Nëntorin në lartësinë që meriton dhe bëjeni datë Çlirimi! (Javanews)

13 komente në “Zoti Meta, bëjeni Shqipërinë me datë Çlirimi!”

  1. M says:

    Ne munges te deshimtareve okular jan historianet por mq se keta te fundit nuk guxojne se akuzohen si ” komuniste” deshimtaret deri dje dhe sot rojne dhe te vetmit qe vendosin jan ata qe luftuan per clirim dhejo ata qe bashkepunonin me okupatorin se u ikte pushteti

    1. Peza says:

      Shqiperia u clirua nga pushtuesit nazi-fashiste me 29 nentor 1944,nga Lufta heroike e Ushtrise Nacional-Clirimtare me komandant gjeneral-kolonel Enver Hoxhen!
      Ne se do t’i besh thirrje Metes per ta cliruar perseri Shqiperine,mund te kesh te drejte se pas 90-tes Shqiperia eshte e pushtuar nga fashistet me ne krye armikun me te eger te popullit shqiptar Sali Berishen.
      Meta ka qene bashkepuntor me Berishen,prandaj keta e shkaterruan Shqiperine me keq e me egersisht se pushtuesit e dikurshem!
      Keshtu mund te kesh te drejte ti,pjelle kolaboracionisti!

      1. mirel says:

        Sakte fare. Nuk ka nevoje me per arhumente te tjera.
        Asnje nuk e kthen dot Diten e Clirimit 29 Nentorin.
        Mund ta fshehin, por jo ta fshijne.
        Kujtesa e bijve te atyre qe iu bashkuan Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare eshte e gjalle.
        Vetem zogistet dhe ballistet do ngordhin pak nga pak, si hordhite e ndyra te rrugaceve qe duan sduan do perfundojne ne kanal, aty ku e kane vendin.
        Lavdi 29 Nentorit, Festes se Clirimit!!

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Rrofte PPSH me ne krye Komitetin Qendror, me ne krye komandatin Legjendar Enver Bytho Gjirokastra!

  2. guri says:

    I nderuar Ben shume mire qe ja njeh aftesite presidentit Meta ,por nuk jam dakord me propozimin per date clirimin e Tirones.Ilir Meta ka aftesi qe date clirimi te jete ajo qe ka festuar deri tani 70% e popullit,pra data 29. Mendimi jot eshte i drejte por opurtunist kurse po te vazhdoj me 29 eshte realist.Te pyten historianet edhe Butka dhe dokumentet dhe te vendoset.

  3. Flutura says:

    Qenke trap i vertete, jo vetem thuthuq ne te folur.

  4. antifashisti says:

    Kush je ti,qe del mbi gjakun e 28 mije deshmoreve dhe sakrificat hereoike te 70 mije partizaneve,qe me gjak e mund cliruan Shqiperine nga pushtiesit pa ndihmen e asnje ushtari te huaj!
    Dita e clirimit te Shqiperise eshte 29 nentori,se ne kete date u clirua Shkodra,qyteti i fundit ne Shqiperi.
    Dhe kete date e vulosen fitimtaret si dite clirimi,qe perkuan afer njera tjetres me 28 nentorin ,diten e shpalljes se pavaresise!
    Kjo eshte vendosur nje here e pergjithmone dhe eshte e sanksionuar ne festat zyrtare te Shqiperise!
    Cfare duhet te ktheje zoti Meta per ty,o armik i Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare?
    Ajo epope eshte me e lavdishmja ne historine shume shekullore te popullit shqiptar,prandaj ulurimat e tua jane makthe te bashkepuntoreve me pushtuesit qe nuk i lidh asgje me kete lufte legjendare!
    Boll i bere elozhe Metes,por nuk ka burre nene ne Shqiperi qe te ndryshoje 29 nentorin e lavdishem!
    Edhe 17 nentori eshte i joni,o pjelle fashisti,se e bene baballaret,nenat dhe motrat tona,ndaj nuk pse i fut ti,zagar fashisti hundet e qelbura ne kete histori!
    Historia e ka vulosur nje here e pergjithmone:
    -Partizanet jane clirimtaret e Shqiperise,ndersa ju ballisto-zogistet jeni bashkepuntore me pushtuesit,pra armiqte e popullit shqiptar!

  5. mireli n says:

    Shqetesimi juaj eshte i drejte, por trajtimi i dates se clirimit nga ana juaj eshte i dobet . Daten e clirimit e kane vendosur clirimtaret pra ata qe fituan luften. Po te ecim me mendime kolaboracioniste nuk kemi per te arritur asnji gje. 29-Nentori eshte dita e clirimit dhe kete se luan as topi. Ne kete aspekt une mendoje se Presidenti Meta ase nuk i shkone ne mendje ti futet kesaj valle absurde per te caktuar nji date tjeter clirimi. Per me teper Presidenti Meta sikunder thote gazetari respekton 29-Nentorin si dita e clirimit dhe eshte ne anen e Luftes N-CLIRIMTARE.

  6. 29nendori, 1944tes says:

    29nendori i 1944tes , dhe se luan, topi. Historine e bejne fitimtaret, jo tradhetaret. Tjeter date eshte, tradhti, ndaj atyre qe luftuan, nazi’fashizmin, ne Shqiperi.

  7. shqiptari says:

    OR zotri , qendro i vertet , data e çlirimit esht 29 nendiri 1944es , daten e çlirimit e vendosen fitimtaret e ksaj lufte ushtria nacional çlirimtare me komandant te pergjithshem ENVER HOXHEN e verteta esht kjo , doni te vazhdoni prralla me kastriot e kaloç , beni siç keni bo kto 25 vjet dhe çoeni per lesh historin , u mbyll muhabeti.

  8. ilirfloriri nuk e ben dot kete gje sepse nuk e le komunisti i fundit i Europes saliserbi qe ai ka debules.

  9. Bledi says:

    Deshmitare okular te clirimit kane mbetur akoma. Ka nga ato qe nuk kane qene as komuniste. Por asnjerit nga politika nuk i ka interesuar te saktesoje daten e clirimit, pasi kane dashur ta perdorin politikisht per te siguruar disa vota me shume. Jam dakort me shkruesin per daten e clirimit te Tiranes. Pasi data e clirimit eshte thjesht nje dite perkujtimore e nje evenimenti te madh historik. Thelbi qendron ne njohjen e deshmoreve te rene ne date 29 Nentor. Cdo veteran i Luftes se 2 Boterore, apo pasardhes i tyre i pa ndikuar politikisht eshte dakort me kete llogjike.

  10. mirel says:

    Ben Andoni..me dordolec se kaq nuk behesh.
    Shqiperia nuk u clirua me propozime vemjesh si puna jote.
    Shqiperine e cliroi populli ne Luften e lavdishme Antfashiste Nacional Clirimtare.
    Populli e cliroi Shqiperine ne 29 Nentor. Dhe Dita e Clirimit eshte Dita e popullit. Jo e Ilir Metes, as e ndonje legeni matuf, idiot si puna jote, qe dhe Clirimin do na e servirni si kopje te Perendimit.
    Keta duhen rrahur me shpulla njehere para se tu futesh ndonje plumb ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje