PANAIRI LIBRIT/ Një iniciativë e rrallë: Libër falas për të gjitha që mbajnë emrin “SARAH”, por edhe…!

16 Nëntor 2017, 15:20Kulturë TEMA

Dita e dytë e edicionit të 20 të Panairit të Librit në Tiranë ka rezervuar një surprizë vërtetë interesante.

Autori i librit “Sarah”, Alfred Peza në bashkëpunim me botuesin dhe “UET Press”, kanë vendosur që t’ia dhurojnë romanin “Sarah” kujtdo fëmije, vajze apo gruaje shqiptare, që mban emrin e personazhit të këtij libri.

Iniciativa ka ardhur pasi sot në stendën e shtëpisë botuese, është paraqitur një blerëse e pazakontë, e cila mbante emrin SARAH.

Por surpriza nuk mbaron me kaq. Nisur nga historia e Sarah Blloshmit, libri dhuratë do të shoqërohet edhe me një shkrim dedikuar secilës prej Sarah-ve të sotme, që do të botohen në mediat online dhe në gazetat e përditëshme. Secila prej tyre mund të tregojë jo vetëm historinë e vendosjes së këtij emri, por edhe historinë e jetës së vet.

Nëse kjo iniciativë përqafohet nga shumë Sarah, atëherë shtëpia botuese premton një surprizë edhe më të veçantë: Botimin e një libri të ri, me historitë reale të rrëfyera nga Sarah-t e ditëve tona, e cila mund të shitet sëbashku me “Sarah”-n e Alfred Pezës./Alpenews.al

1 komente në “PANAIRI LIBRIT/ Një iniciativë e rrallë: Libër falas për të gjitha që mbajnë emrin “SARAH”, por edhe…!”

  1. Pam says:

    Po cfar iniciative eshte kjo per 1 ose dy sara qe do vene ne Panair. Ne ishim ne promovimin e dy biografive te Mjedjes dhe Migjenit , te profesorit tone te dashur Rinush Idrizi dhe na u dhuruan librat, gjithe ne pjesemarresve dhe nuk ishim pak, po afro 100 veta. Sa pak seriozitet ne informim. Eshte per te ardhur keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje