Fatos Klosi: Pakti Rama-Visho Ajazi Lika, pse u tërbua Berisha. As Meta nuk e dinte...!

17 Nëntor 2017, 09:31Politika TEMA

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, thotë gjatë një interviste për Shqiptarja.com, se ka pasur një marrëveshje me Visho Ajazi Likës dhe kryeministrit.

Por Klosi shprehet se është befasuar nga propozimi i ish-kreut të SHISH si ambasador në NATO.

Ai ndërkohë nuk e mohon një ndikim të mundshëm të përfaqësive të huaja diplomatike në Tiranës në propozimin e Visho Ajazi Likës për ambasador të Shqipërisë në NATO.

Unë e ndjeja se kishte një marrëveshje mes kreu të SHISH dhe kryeministrit.

Nuk ishte një dorëheqje e rastësishme. Unë dëgjova se para gjashtë muajsh ai e kishte dorëzuar dorëheqjen me idenë se po konkurronte për një detyrë të rëndësishme në NATO.

Por, nuk mendoja se do të bëhej ambasador. Kjo ishte e papritur. Kjo pjesë e ishte e papritur”, thotë Klosi.

“Askush nuk ishte informuar. Nuk ishte informuar as presidenti. Natyrisht, për ambasadorët, është normale të merret një miratim më përpara, në mënyrë që të mos prodhohen konflikte më vonë“, vijon ai.

Nëse kanë pasur ndikim përfaqësitë diplomatike, nuk do të ishte e drejtë“, thotë Klosi.

Në lidhje me dekorimin e Ajazit në fshehtësi, Klosi shprehet se ai u dekorua nga amerikanët:

Atë e dekoruan amerikanët, jo nga tanët. Ishte në fshehtësi nga amerikanët. Ata kërkuan që të jenë zyrat e Kryeministrisë vendi ku do të jepej dekorata. E dekoruan amerikanët për bashkëpunim të mirë me ta”.

Klosi ndërkohë, komenton dhe reagimin e Sali Berishës:

Partia Demokratike doli blof në këtë histori. Nuk është punë tradhtie, sepse ky raport është shumë personal dhe nuk varet nga ndonjë politikë e madhe. Por, Berisha doli blof.

Ai luajti me skemën e zakonshme, duke thënë se i bërë presion, e larguan etj., dhe papritur doli blof, pasi jo vetëm që nuk kishte qenë presion, por kishte qenë edhe një marrëveshje, për të cilën Berisha nuk ishte në dijeni.

Kjo tregon se Sali Berisha nuk është më brenda lojërave siç ka qenë gjithmonë dhe siç është mësuar që të jetë. Më parë, ai gjithmonë i dinte gjërat, ishte në dijeni të zhvillimeve.

Ky rast tregon se Sali Berisha po largohet gradualisht nga vendet ku merren vendimet. Është hera e parë që ai e ndien se nuk ka më informacion. Nuk është më në lojë“.

Lidhur me arrestimin e peshqve të mëdhenj, Klosi shprehet:

E vërteta është se amerikanët po bëjnë Vetingun. Vetingu është punë dhe meritë e tyre. Nëse pasojat e Vetingut do të jenë ato që paralajmëron ambasadori amerikan, do të ishte pozitive.

Sa për afatin, problemi qëndron se duhet të jenë edhe njerëzit e duhur që do të bëjnë arrestimin, atë që do të bëjnë hetimet etj. Nuk është kaq e thjeshtë. Pas dy muajsh do të jenë organet e reja.

Ambasadori besoj se di diçka. Tani peshqit e mëdhenj janë të gjitha ata që janë të rëndësishëm nëpër detyra. Një roje ministri nuk mund të quhet peshk i madh. Peshqit e mëdhenj janë atë që marrin vendimet. Janë ata, vendimet e të cilëve peshojnë. Të gjitha ata që kanë përfituar me anë të marrjes së vendimeve”.

Ndërsa mungesën e arrestimit të Tahirit, Klosi e argumenton kështu:

Arrestimi është shumë i rëndë. Pse? Sepse asgjë nuk shton në hetime. As nuk shton dhe as nuk pakëson. Ata kanë të drejtën e plotë që t’i bëjnë të gjitha hetimet si të duan.

Por, të mbash një ish-ministër brenda vetëm se përmendet nga dy drogmenë, kjo mua më duket e rëndë. Nëse do të kishte prova, dakord. Ishte më shumë për ta diskretituar para se ta dënosh.

Tahiri nuk ka asgjë në dorë. As prokurorinë nuk e pengon dot sepse ai gjithmonë ka shkuar keq me prokurorinë. Arrestimi do të ishte politik. Në Shqipëri arrestimi është gjysmë dënim”.(TemA)

13 komente në “Fatos Klosi: Pakti Rama-Visho Ajazi Lika, pse u tërbua Berisha. As Meta nuk e dinte…!”

  1. i papami says:

    asgje te keqe nuk ka nga bashkepunimi me amerikanet.

    1. Vetingu u kry says:

      Agje te keqe ska qe udhehiqemi akoma nga kriminele….te gjithe enveristat i ngriti ne detyre Edscobar Mavrija.

  2. Nexhat says:

    Po kete a do ta kape vetingu se Shume si trashe duket. Ka ngrene edhe ky si shume dhe akoma hane se eshte mbeturine e komunizmit qe e mbrone me fanatizem Ramen se eshte djale Biroje.
    Sa per Saliun ai ka faje te madhe qe mbrojti mbeturinat e komunizmit nga terbimi i protestave te 91 qe akoma e çojne shiperine zvare te cilet u denuane per kafe e jo per gjenocidin 50 vjeçare.

    1. mallakastrioti says:

      nexhate ky s ka lidhje me byron mos ja fut kot ky eshte familje patrioti gjyshi i ketij e ka s hkrire pasurin per krahinen e tij ka hapur shkollat e para ne mallakaster dhe per kete eshte varur ne BERAT nga turqit XHAXHAI i tij kishte mbaruar studimet e larta ne STRAZBURG ka qene kryeixhinieri i pare ne minierat e RUBIKUT SULO KLOSI e ka varur ENVER HOXHA fute ne GOOGL emrin e tij dhe lexoje historin prandaj eshte mire te mos flasesh me opinion

  3. Ali Pasha says:

    Nuk e di perse nuk vdes ky kërmë…

  4. kepucari says:

    po ne Shqiperi ka 30 vjet pa pak qe komandojne amerikanet. po na thoni gjera te reja keshtu?

  5. TEMA Muti says:

    Mero plera dhe zagaret e tij, pse ma bllokuat komentin, o qelbsina tlindura te Albanistanit

    1. AZ... says:

      Fatos klosit boll ti shikosh koken NE forme kubiku
      Dhe e cmon sa intelligent Eshte

  6. spartaku says:

    Saliu o shok Saliu,nga frika vetingut po ja bene bytha fiu fiu.

  7. mirel says:

    Pordhe me rigon. Amerikanet mund te dekorojne, por nuk emerojne.
    U be dhe ky sekretari i Rames.

  8. mallakastrioti says:

    nexhate ky s ka lidhje me byron mos ja fut kot ky eshte familje patrioti gjyshi i ketij e ka s hkrire pasurin per krahinen e tij ka hapur shkollat e para ne mallakaster dhe per kete eshte varur ne BERAT nga turqit XHAXHAI i tij kishte mbaruar studimet e larta ne STRAZBURG ka qene kryeixhinieri i pare ne minierat e RUBIKUT SULO KLOSI e ka varur ENVER HOXHA fute ne GOOGL emrin e tij dhe lexoje historin prandaj eshte mire te mos flasesh me opinion

  9. tiransi says:

    po ike e bonfile, se je katandis supaxhi i rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje