VIDEO/ Nis fushata sensibilizuese në Tiranë, ja se si i hedh plehrat në rrugë e moshuara

18 Nëntor 2017, 10:53Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka nisur sensibilizimin e qytetarëve për të hedhur mbetjet në vendet e përcaktuara.

Edhe pse kushtet nuk mungojnë dhe të gjitha rrugët janë të pajisura me koshat përkatës dhe pastrohen vazhdimisht, qytetarët vazhdojnë të gabojnë në këtë drejtim.

Në disa raste mbetje të ndryshme hidhen jashtë  koshave; në disa raste të tjera mbetje të sasive të mëdha hidhen në koshat e vegjël të cilët janë të papërshtatshëm për këto lloje mbeturinash, madje  dëmtojnë edhe vetë koshat nga sasia dhe pesha e rëndë.

Kjo video e regjistruar shumë pranë qendrës së Tiranës e ilustron më së miri situatën, ku një grua, ndonëse në moshë dhe që duhet të ishte model qytetarie edhe për brezat e rinj, do ju bëjë të ngrini dyshime të forta mbi kulturën që kanë qytetarët.

Punonjësja e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve e ka këshilluar të moshuarën që plehrat ti hedhë vetëm pak metra më tutje ku është koshi i mbeturinave.

Ndërkohë për të pabindurit dhe për ata që përsërisin shkeljet duke ndotur qytetin dhe mjedisin tonë të përbashkët, nuk kanë munguar as masat administrative duke vendosur gjoba ndaj individëve apo bizneseve.;

Pavarësisht masave të vazhdueshme të marra nga Bashkia e Tiranës, kjo situatë kërkon padyshim edhe kontributin e qytetarëve në këtë drejtim, për të kuptuar se Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet të kujdesemi për pastërtinë e saj ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona.

7 komente në “VIDEO/ Nis fushata sensibilizuese në Tiranë, ja se si i hedh plehrat në rrugë e moshuara”

  1. ALPINI.
    Nukka faj ajo plake se ne rrugen e saj dhe me gjere nuk ka asnje kazan pleherash.shiko ne pjesen e bulevardit te ri si i vjen era peshk i qelbur nga qe nukka kazan.

    1. fushori says:

      O Alpin.
      Ndoshta vertet nuk ka afer kosha plerash, por kjo nuk eshte arsye qe tja hedhesh tjeterit ne dere. Ku e ke shtepine se do vije te hedh disa qeska plera te dera e shtepise tende, se ndoshta keshtu e kupton.

  2. fantoma says:

    S’ke ç’i thua, e kemi në gjak, “pastërtinë”…(???!!!) A thua do të më shajnë “patriotët”(injorantë) e “Glories” shqiptare…???!!!

  3. Sandri says:

    Jemi popull hileqar, te pa lare, te piset, edukata ne nivele kafsherore….do i jap edukat femijeve, niperve dhe mbesave kjo plaka.

    1. Ben says:

      E kemi ne xhak pisllikun ne vena jemi si jevgjit keshtu na vlerson gjith europa o kara.. plaka e nipi e mbesa me rroc e me koc pisa

  4. mirel says:

    O shkerdhatat e Bashkise. Vini kosha per plerat. Ne cdo cep pallati. Ashtu e ka gjithe bota.
    Po ju plera vete. Tju hedhedh ju te paret te koshi.
    Gruaja ne video me teper edukate kerkon koshin. Po te ishte e paedukate do i kishte hedhur nga ballkoni.
    Po ju kurva do e detyroni njeriun te eci nje kilometer neper trafik per te gjetur koshin.
    Ca bajgash..dhe kane fytyre kritikojne kete zonje qe e ka marre mundimin dhe ka dale per ti lene plerat ne nje vend ku mendon se i mbledhin.
    Fare mire Bashkia mund te kish vene kosh aty afer, ose kazan.
    Ka lloj lloj kazane estetike, kosha, kisha..kemi dhe dezinjator piktorin qe mund ti zbukuroje vete po nuk gjeti ca per te qene.
    Te zyra e tij, se ngeli tere kohen duke zhgaravitur psikopatira.
    Te beje kosha per banoret me mire.
    Aty e meriton ta marri voten

  5. Turi says:

    Ne ketu ne amerike i mbajme nje jave brenda ne shtepi. Vetem te premten i leme jashte tek dera dhe ajo eshte 6 me 8 te mengjesit! Nje here qe nxorra ne 8 : 10 me erdhi gjoba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje