Vetëm para disa ditësh është zbuluar një kufomë në brigjet italiane dhe konkretisht në Puglia.
Mediat fqinje kanë dalë në përfundimin se trupi i dekompozuar mund të jetë i avokatit të zhdukur shqiptar Besnik Muço.
Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës.
Zhdukja e këtij të fundit është denoncuar që prej datës 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar tek të afërmit.
Referuar mediave italiane, mësohet se prokurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur në det më 6 nëntor në Castro, në provincën e Leçes.
Familjarët kanë bërë me dije se avokati shqiptar kishte jetuar për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati në Macerata.(TemA)