Charles Manson, vrasësi serial më famëkeq në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Ai vdiq në spital, për shkaqe natyrore.
Manson ishte transferuar nga burgu në spital një javë më parë, pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar.
83-vjeçari ka qenë në burg për më shumë se 45 vjet, pasi fillimisht u dënua me vdekje, dhe më pas me burgim të përjetshëm.
Në 1960 Manson, një ish- i burgosur, mblodhi në shtëpinë e tij në Los Anxhelos një grup njerëzish dhe formoi organizatën e quajtur “Familja Manson”, anëtarët e së cilës ushqenin përkushtimin absolut ndaj tij.
Në verën e vitit 1969 ai kërkoi nga pasuesit e tij më të rinj të vrisnin shtatë njerëz, sipas planit për të shkaktuar përplasje fisnore.
Mes viktimave ishte dhe Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski, e cila ishte 8 muajshe shtatzënë.
Ajo u qëllua 16 herë me thikë nga anëtarët e organizatës Manson.
Viktimat u vranë kryesisht në lagje të bardhësh në Los Angeles. Qëllimi ishte që për këto krime të fajësoheshin afro-amerikanët, me shpresën se kjo do ndizte një luftë racash, të cilën Manson e quante “Helter Skelter”.
Në vitin 1971 Manson u dënua me vdekje së bashku me katër anëtarë të organizatës së tij.
Më vonë dënimet e tyre u kthyen në burgime të përjetshme.
Ai u dënua për drejtimin e një kulti, ku të rinjtë e pakënaqur ndiqnin urdhrat e tij dhe ktheheshin në vrasës.
Gjatë kohës që ishte në burg, Manson ishte shënjestër e të burgosurve të tjerë- në një rast i hodhën benzinë dhe i vunë flakën.
Me një kryq nazist në ballë, Manson ishte kthyer në simbol të djallit në tokë.
“Ndoshta duhej të kisha vrarë 500 persona, kështu do i kisha ofruar shoqërisë diçka,” pati thënë ai.
Ai e kaloi fëmijërinë në qendra riedukimi pasi akuzohej për vjedhje të vogla.
Manson vetë ishte një aksident, i lindur nga një prostitutë 16-vjeçare.
Motra e Sharon Tate, Debra, pas vdekjes së Manson, shkruajti: “Kym und të jetë fundi i një epoke, apo fillimi”.
Pavarësisht dhimbjes që i ka shkaktuar, Debra shkruan se ajo u lut për shpirtin e serial killerit më të famshëm në amerik.(TemA)
Ngjan si janullatos
Ngjan me talibanet e rruges se kavajes.
Ata shoket e tu me trecerekshe