"Bujqësia", Panariti kritikon Ramën: Buxheti i vitit 2018 nuk ka një rritje prej 15 %, por vetëm 8 %, mos bëni propagandë

21 Nëntor 2017, 13:52Politika TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, nga rradhët e LSI  Edmond Panariti ka reaguar ndaj buxhetit të qeverisë Rama për këtë ministri.

Përmes një postimi në Facebook Panariti  thotë se duke bërë një aritmetikë të thjeshtë, buxheti i vitit 2018 nuk ka një rritje prej 15 % krahasuar me 2017 siç e deklaron qeveria, por vetëm 8 %.

Postimi i plotë

Cilen duhet te besojme, bujqesine e propagandes apo te shifrave kokeforta te buxhetit ?!! Ju ftoj te merrni lapsin dhe te beni nje ushtrim te thjesht aritmetik.

Bujqesia e vitit qe po mbyllet pati ne dispozicion 10 miliard e 171 milion leke ndersa Bujqesia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion leke. Sa eshte rritja ne perqindje krahasuar me nje vit me pare?

Aritmetike e thjeshte, rritje vetem me 8% dhe jo me 15% sic e do dhe e shpall bujqësia e propagandes.

Nderkohe qe ky sektor vetem kete vit futi ne prodhimin e pergjitheshem te vendit, plot 25 miliard leke me shume se nje vit me pare. E kuptoni se ku jemi? (TemA)

1 komente në ““Bujqësia”, Panariti kritikon Ramën: Buxheti i vitit 2018 nuk ka një rritje prej 15 %, por vetëm 8 %, mos bëni propagandë”

  1. korçari says:

    O Kovaçi Panariti leri njerezit me shkolle te bejne punen e tyre dhe perfito nga pensioni ,te fala Like floririt me gjithe kapakun e tenxheres Monin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje