Facebook i kërkon falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, fshiu mesazhet e ngushëllimit

23 Nëntor 2017, 09:27Hi-Tech TEMA

Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.

Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se “mesazhet ishin fshirë gabimisht” dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.

Zëdhënësi i Facebook ka theksuar se “këto mesazhe janë shuar kur disa përdorues janë ankuar për shkak se ato konsiderohen në kundërshtim me rregullat e mediave sociale”, por më vonë u arrit në  në përfundimin se “fshirja ishte veprim i gabuar”.

La Repubblica kujton se sipas udhëzimeve të Facebook, ndalohen mesazhet që mund të mbështesin organizata kriminale apo terroriste.

http://palermo.repubblica.it/cronaca/2017/11/22/neës/riina_facebook_si_scusa_con_la_famiglia_condoglianze_cancellate_per_errore_-181834522/?ref=RHRS-BH-I0-C6-P2-S1.6-T1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje