Pas dhënies së vendimit për Ratko Mlladiçin, një aktivist serb, Milosh Çiriç, është treguar i pamëshirshëm ndaj gjithë asaj elite ushtarake e politike të vendit të tij, e cila shkaktoi aq shumë masakra mbi popullsinë civile të Bosnjës. Në shkrimin e tij, ai përmend me të madhe dhe një emër: Aleksandër Vuçiçin, Presidentin e sotëm të Serbisë, që në atë kohë i kish idhuj Mlladiçin me shokë…
Nga Milosh Çiriç*
Mbyllni sytë për një moment dhe imagjinoni gocën e re të Srebrenicës Fatima Muhiç. Ajo është 22-vjeçare, me flokët e zeza, pedantërisht të krehura nën hixhabin prej mëndafshi, me një fytyrë të ngushtë dhe krenare. Studion filozofinë në Sarajevë, dhe është krenaria e gjithë familjes së saj. Ajo është modeste dhe me humor, dhe ka shumë miq. Këtë mëngjes të artë ajo ulet vetëm në Bashçarshi, lexon shënimet nga ligjëratat, dhe kënaqet me ajrin e freskët. Ajo merr frymë thellë, pi kafe dhe ha një llokum të ëmbël. Pi një gllënjkë ujë të ftohtë, shikon në kodrat e mjegullta të Sarajevës dhe ëndërron të shkojë për në Nju Jork. Shikon orën, është koha për t’u nisur, afron duart mbi ballin e saj, ngre gishtat lart dhe i tërheq flokët nën shami. Pasi i dërgon një mesazh mamasë së saj në Srebrenicë, i dëshiron një mëngjes të këndshëm dhe i thotë se i do të gjithë. Ngrihet, e hedh çantën mbi shpatullat e saj, e buzëqeshur kalon përmes një grupi turistësh dhe zhduket në turmë. E shihni? Tani hapni sytë.
Fatima është lindur në Potoçari, një ditë pasi ushtria e Republikës Srpska u fut në Srebrenicë. Në temperatura përcëlluese, mijëra njerëz iknin në panik nga ushtria serbe, në pyje, kodra, sa më larg, në drejtim të Tuzlës, në Potoçare. Serbët këtë ditë, kanë kuptuar shumë mirë urdhërat e komandantit të tyre, në momentin kur çizmja e tij e ndyrë shkeli në Srebrenicë. Festuan dhe kënduan deri natën vonë, ndërkohë që shefat po përgasnin masakrën masive, dhe ndërkohë që gjithë makineria nga Serbia po mblidhej…për gjuetinë në meshkujt, për urdhërin “në gjunj!”, për gënjeshtrat “nuk do t’ju ndodhë asgjë, dilni lirisht”. Më 11 korrik, gra, fëmijë, të moshuar dhe të rinj po iknin për në bazën e OKB-së. Ata nuk dinin, e si mund ta dinin, se po vrapojnë për në dhomën e pritjes për vdekje, dhe për në vendin e tyre në një varr masiv.
Në stampedën e shpirtrave të friksuara ishte edhe trimëresha Hava shtatzënë, duke u frikësuar se mos po rrëzohej në tokë, dhe masa njerëzore do të shkelte mbi të. Natën e parë në Potoçari, Hava lindi në kushte të paimagjinueshme. Nata ishte më e tmerrshme se dita, ferri i nxehtësisë po ngulfaste mijëra njerëz që po ndanin ajrin e tmerrshëm të strehës. Ajo lindi një vajzë.
Në të njëjtën kohë, 120 kilometra nga atje, në Beogradin e ndyrë, zotërinjtë ulur në karrige po shikonin emisionin Lajmet (Dnevnik) dhe po dëgjonin deklaratën e gjeneralit: “Këtu jemi në Srebrenicën serbe. Më në fund ka ardhur momenti për t’u hakmarrë ndaj turqve në këto hapësira”. Gratë përfunduan përgatitjet për festën e ditës së nesërme, Petrovdan. Pak ditë më vonë, në RTS Dnevnik, u dëgjua zëri i deputetit Vuçiç, i cili kërcënonte nga foltorja e kuvendit: “E vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë”.
Mijëra muslimanë tashmë janë hedhur në varre masive. Kur u mbushën përplot me njerëz, trupat u copëtuan dhe u transferuan në varrezat e dyta, përsëri të mbipopulluara pastaj u hodhën në varret e treta. Serbët kishin punë me orar të plotë deri në fund të verës. Kush drejtoi ekskavatorët? Kush drejtonte autobusët nga Valjeva, Shabaci, Uzhice për të përzënë njerëzit nga Potoçari në vendet ku u qëlluan? Kush i ngriti kufomat dhe i hodhi ato në gropa në Tomashica, Kozluk, Budak, Snagovo, Kamenica?
Komandanti i këtyre vrasësve, 16 vjet pas gjenocidit, ishte nën mbrojtjen e shtetit tonë, “në arrati”. Ai ishte parë shpesh në Beograd, në ndeshje sportive, në mesin e mysafirëve nëpër gosti të ndryshme. Pastaj ai u zhduk. Sot ne e dimë se ai ishte fshehur në një objekt ushtarak në Topçider për disa kohë. Kush janë Drazhen dhe Dragan? Dy roje të gjetur të vdekur më 5 tetor 2004 në të njëjtin objekt ushtarak. Shteti ynë dhe mediat pohojnë se kjo është një vrasje dhe vetëvrasje. Në fakt rojet u vranë, sepse e panë djallin aksidentalisht atë mëngjes. Në atë kohë, ministri i Mbrojtjes ishte Boris Tadiç.
Gjenerali “u gjet” në vitin 2011 në fshatin Lazarevo afër Zrenjaninit. Policia, plot krenari, menjëherë prononcoi emrin e tij të vërtetë, të mallkuar. Boris Tadiç pastaj informoi shkurtimisht publikun se heroi u arrestua. Komandanti menjëherë kërkoi që ai të vizitonte varrin e vajzës së tij Ana, e varrosur mu në Topçider. Ana kreu vetëvrasje në vitin 1994, duke qëlluar veten në kokë me pistoletën e babait. Sipas thashethemeve, vdekja e vajzës së tij e preku aq shumë atë që ai ndryshoi “strategjinë e tij të luftës” për shkak të saj.
A ju kujtohet Fatima? Hava Muhiç i vuri emrin vajzës së saj në vitin 2012, kur u identifikuan eshtrat e foshnjës së saj. Ato ishin të vogla dhe të përziera me të tjerët, nuk ishte e lehtë për t’i gjetur, as për t’i identifikuar se kujt i takojnë. Fatima është viktima më e re e gjenocidit në Srebrenicë. Ka të paktën 8,371 viktima si ajo, por Fatima ka jetuar më së shkurti gjatë asaj nate ferri të korrikut. Fatima, të cilën e imagjinojmë sot si gruaja e qeshur që kalon nëpër Bashçarshi, vdiq në të njëjtën orë kur lindi. Ajo kurrë nuk do të shohë kodrat e Sarajevës, as të pijë një gllënjkë ujë të ftohtë. Nëna e saj sot e sheh shpalljen e vendimit për vrasësin e fëmijës së saj, ndërsa vrasësit e tjerë të saj jetojnë lirshëm mes nesh, disa prej tyre janë në pushtet, disa në opozitë, disa prej nesh po na i mësojnë fëmijët në shkolla, disa na i shkruajnë lajmet, disa prej tyre drejtojnë me shtetin tonë.
*Autori është një aktivist i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunëtor i Fakultetit të Studimeve të Medias, Universiteti The Neë School në Nju Jork, SHBA.
Përktheu: Jeton Zenuni – Tesheshi.com
Po cfare duan turqit ne Bosnje ? I falen token shqiptaret apo sllavet ? Apo ben te njejten gje qe i ben serbet ? Kane kerkuar falje turqit ? Nuk e di pse publikoni te tilla shkrime, por per mua njesoj jane te dy dhe sa me shume te luftojne midis tyre aq me mire per ne shqiptaret.
Monkey shoqi ne Bosnje nuk jetojne Turqit !! Ketu kemi te bejme me fise te moqme Iliro -Shqiptare te cilet e humben gjuhen shqipe shkalle-shkalle dhe sote e asaj dite llafosin boshnjakisht nji forme pak ma e bute se serbishtja.Jugosllavija famkeqe e Titos dhe e Rankoviqit i torturuan dhe i masakruan kete popullsi te shkrete e te cilet ne ate kohe detyroheshin te deklaronin se jemi Jugosllave -kombesi kjo qesharake e trilluar,mandej nepredeleni -te papercaktuar e musliman -Jugosllave e marifete te tjera .Tani ata shtyhen e stimulohen me fe e marifete mesjetare e kurre slejohen te deklarohen Boshnjake shekullore me rrenje Ilire sepse ky eshte projekte afatgjate i akademise se shkencave te Serbise famkeqe qe padshim ndoshta ka ndikim edhe Turqija.Boshnjaket e shkolluar te mirefillet ndonji Akademik i shkencave etj theksojne se me gjak e me rrenje jan Ilire dhe shum te afert me Shqiptaret kurse me gjuhe me sllavet.Serbija e plani sllave i tyre pasi spaten mundesi per asimilimin absolut te tyre vendosen ti qfarosin fizikisht ne luften e fundit.Mjerisht akademija e Shqipnise dhe e Kosoves po flejne e po surollaten ne karrigat e tyre te buta qe si meritojne per arsye se as se qajne hallin per keto gjera … Teper iritues mu duke fakti kur nji akademik i shkencave ne Shqipni skishte fare idene se Sangjaku i Pazarit te Ri eshte nji krahine e madhe shqiptare perafersisht sa Qamerija e qe sot e kesaj dite eshte e okupuar nga Serbija dhe ne se potencojme kete fakte gjithandej si ne Kosove e njashtu ne Shqipni !!!
Vërtet një shkrim tepër emocional që të lë pa frymë
Dhe të shton urejtjen për armiqtë e njerëzimit e dashurinë për të vuajturit.
I lumtê gazetarit, por i thoni të na shpjegojë pse Bosnja nuk e njeh Kosovën?!
Mire e ke shkrujt, por kjo nuk eshte e verteta!
Nje serb qe pretendon qe serbet mund te jene ndryshe?!
Serbet kane lindur hiena, nuk eshte e para here me keto masakra. Qe kur u shfaqen ne keto troje e deri me sot.
Mos harrojme ne shqiptaret
1877-1878
1913
1999!
Por hienat ushqehen atje ku gjejne kufoma, kete mos ta harrojme!
Jane tamam hiena dhe vampira.Une besoj se misioni i tyre eshte antinjerezor dhe askush nuk na mbush mendjen per te kunderten.Shqiptaret paqedashes e kane paguar shtrenjte nder shekuj kete natyre barbare te serbeve kunder te pafajshmeve dhe te pambrojturve.E si mund te futete ne BE nje shtet i tille qe sot drejtohet nga hitlerjanet sllave?TUUUURP.