Sa paguajmë për internetin dhe si renditemi në botë, më të shtrenjtët në rajon

27 Nëntor 2017, 09:09Hi-Tech TEMA

Shqipëria renditet në vendin e 42 në botë për internetin më të lirë me një çmim mesatar 33.23 dollarë në muaj per paketë interneti me brez të gjerë.

Është kjo renditja që ka siguruar vendi ynë në një studim të fundit. Rreth 3351 paketa interneti u regjistruan dhe analizuan nga BRBC Continental dhe Cable.co.uk mes 18 gushtit dhe 12 tetor 2017 nga ku u bë renditja e kostot për 196 vende nga më i liri tek më i shtrenjti, shkruan Monitor.

Edhe pse në një listë me 196 vende duket se Shqipëria pozicionohet mirë dhe me një kosto të lirë duket se në rajon ka vende që performojnë akoma më mirë.

Serbia për shembull renditet në vendin e 11 si më e lirë me nje kosto pakete 18.92 dollarë.

Kroacia nga ana tjetër renditet në vendin e 25-të më të lirë me një kosto për paketë interneti me brez të gjerë 25.66 dollarë në muaj.

Bullgaria dhe Italia renditen në vendin e 31 dhe të 32 me respektivisht 28.81 dollarë në muaj dhe 29.27 dollarë në muaj.

Më pas vjen Mali i Zi në vendin e 37 me 32.32 dollarë në muaj për paketë.

Studimi i çmimeve të internetit në brez  zbulon diferenca të medha në koston e aksesit online.

Irani ështe ai që ofron brezin më të lire me një mesatare prej 5.37 dollarë kurse Burkina Faso është më e shtrenjta me nje çmim mestar për paketë mesatare  në dollarë prej 955.54 dollarë në muaj duke treguar një diferencë të madhe në koston e internetit me brez të gjerë  nëpër botë.

3 komente në “Sa paguajmë për internetin dhe si renditemi në botë, më të shtrenjtët në rajon”

  1. perkthyesi says:

    Ne perpjestim me pagen, natyrisht Shqiperia renditet nder vendet me te shtrenjta te botes! Te na rroje koha e demokracise…..!

  2. Gazetari i plepave says:

    Interneti me brez te gjere ……!?!?!
    Studimi i çmimeve te internetit ne brez…. !!??
    Ooo Meroooo ta dhjene gazeten keta qe ke punesuar

  3. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Interneti cilesi kryesore ka shpejtesine ne mega, megjithate une kam pare se ne Shqiperi eshte shume i lire ne krahsim dhe me vendet europiane. Se si behen e ku behen keto analiza e shkrime, s’e marre vesh. Ka nje gje tani ne Europe se ne vendet publike jepen WIFI falas, vetem duke dhene numrin e telefonit dhe adresen qe te jeshe i legalizuar dhe te konekton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje