Largimi i kryeprokurorit duhet të ndodhë dhe ky është një lajm shumë i mirë për drejtësinë pasi ai s’ka bërë asgjë deri më tani.
Politologu Agrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla është lajm i mirë për Shqipërinë.
Njëherësh sipas gazetares, burimet bëjnë me dije se Llalla do të lirë detyrën më 7 dhjetor.
“Unë personalisht, nëse flasim për prokurorin e Përgjithshëm, dita që ai do të largohet nga detyra do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë. Për shkak të një dështimi në mandatin e tij.
Për shkak të pritshmërive të larta dhe njeri i super votuar. Çështja është se kush do të jetë kryeprokurori i ri”, tha Krasniqi.
I cili ka shtuar se “Kam përshtypjen se Llalla nuk është i interesuar për përplasje politike por të mendojë për një detyrë tjetër”.(TemA)
I kujtoj ketij politologut qe ne fillim te lexoje njehere ligjet para se te beje si kompetent. Nuk ka asnje rendesi kush do t jete kryeprokurori i ri se kushtetuta i ka heq cdo funksion vendimarres . Kryeprokurori i ri eshte pa asnje te drejte te nderhyje te dosjet e prokuroreve ti transferoje ti heq nga puna etj etj.