Bashkimi nis kështu: Nusja nga Peja e dhëndri nga Berati

29 Nëntor 2017, 10:49Sociale TEMA

Si çdo shqiptar këndej kufiri edhe ajo kishte ëndërruar ta vizitonte Shqipërinë. Kjo u bë e mundur pothuajse për shumëkë vetëm nga paslufta. Shqipëria u bë destinacion i shqiptarëve të Kosovës për t’i kaluar pushimet e verës, kurse ndërtimi i “Rrugës së Kombit” shkurtoi kohën dhe rrugën për të vizituar Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Beratin…, edhe gjatë vikendeve, shkruan sot, gazeta Zeri.

Komunikimi ndërmjet të rinjve shqiptarë ka rikthyer traditën e martesës ndërmjet shqiptarëve matanë dhe këndej kufiri. Martesat ndërmjet tyre janë rritur pas luftës.

Vajza nga Peja dhe djali nga Berati kanë lidhur martesë. Të dy familjet, ajo Pelaj e cila ka dhënë vajzën në Berat dhe Mahmutaj që ka marrë nusen nga Peja, kanë festuar jo vetëm martesën e fëmijëve, por edhe të një bashkim ndërmjet shqiptarëve të mohuar me vënien e kufirit ndërmjet trojeve shqiptare 105 vjet më parë (1912).

Sytë i shndrisin dhe fytyra i shkëlqen derisa rrëfen lidhjen e saj me djalin nga Shqipëria. Vera Pelaj e kishte preferuar Beratin si qytet duke e tërhequr antikiteti i tij dhe arkitektura e rrallë e shtëpive ku çatitë janë vendosur njëra mbi tjetrën. Por nuk e kishte menduar se do të bëhej nuse në Berat.

Ajo thotë se për herë të parë me bashkëshortin e saj Gazmend Mahmutajn janë takuar në Tiranë në kohë zgjedhjesh në Shqipëri në muajin qershor, vit ky kur fitoi mandatin e parë qeverisës Edi Rama. Ajo kishte qëlluar tek një shoqe në Tiranë për vizitë kur ishte takuar me njeriun e jetës së saj. Siç duket Vera edhe kishte lënë përshtypje tek djali nga Shqipëria. Para se ajo të mbërrinte në Kosovë do t’i arrinte ftesa për ta pranuar si shok në rrjetin social “Facebook”. “Isha takuar në një festë në një shoqëri të gjerë, pastaj filluam komunikimin në ‘Facebook’.

Biseda jonë nisi duke biseduar për politikën sepse ai në atë kohë punonte në Ministrinë e Kulturës dhe po ashtu ishte i angazhuar në zgjedhje, kurse unë si gazetare më interesonte të dëgjoja më shumë për zgjedhjet tona atje”. Por biseda e tyre shumë shpejt do t’i kalojë kufijtë e politikës në atë të fushës së ndjenjave.

Nga një miqësi lidhja e tyre do të kurorëzohet pasi Gazmendi merr hapin e parë dhe vjen në Prishtinë ku takon Verën dhe shpreh ndjenjat e tij ndaj saj…

14 komente në “Bashkimi nis kështu: Nusja nga Peja e dhëndri nga Berati”

  1. Timi says:

    Shumë bukur këto martesa. Urime ciftit.

  2. ilir says:

    Ca jan keta gazetar qe shkrujn budallalleqe!
    Shqiptaret u martun me Serbe e me Ruse e ne nuk u bashkum noiher as me Serbin e as me rusin.
    Serbet kan kaq vjet qe marin nuse knej nga shqiperia po nuk e kan ner men me u bashku me ne!

  3. nje antiturk i betuar says:

    Te marresh nuse nga Kosova ne Shqiperi , nuk ka asgje te keqe , se e çliron nga roberia islamike vajzen kosovare , por te japesh nuse nga Shqiperia nje djali kosovar , me mire vdekja e vajzes , se nje martese e tille . E ke derguar ne ferr me doren tende . Une qe po shkruaj , e kam nje rast fare te fresket dhe per kete rast , kosovaret i urrej me gjithe forcen e shpirtit .

    1. Aleksander says:

      Nje rast eshte veçse nje rast dhe asgje me teper.Nuk mund te ngarkosh shpirtin me nje barre te rende siç eshte urrejtja ndaj nje populli te tere,sepse ditkerke nje rast !? Seicili prej nesh e ka ne dore vete nese do ta ngarkoje veten me negativitet e te beje nje jete te mjere,apo te jete pozitiv dhe ta ndjeke e qeshura e lumturia ngado.Pyll pa derra s’ka por pylli s’ka vetem derra.

    2. Glauk says:

      I betuar

      E’ke nga komplekset ket urrejtje ndaj kosovarve, apo nga urrejtja fetare.

      Djemte kosovare jan nder me simpatiket ne evrope. Shum puntore , Djemte kosovre nuk jan parazite qe jetojn nga djersa e grave. Djemte kosovare nuk jetojn nga droga dhe hashahi. Djemte kosovare nuk i detyrojn dhe nuk i fusin grate ne biznese te pista te shperndajn droge e hashash dhe nuk i kan ber dhe kurren e kurres nuk i bejn vajzat shqiptare prostituta rrugve te evropes. Me qellim qe tjetojn nga keto marrezi. Nuk them se nuk ka kosovare qe nuk merren me droge e prostitucion mirpo jo me gra e motra shqiptare. Jo te tille qe shesin dhe detyrojn grat dhe motrat e tyre ne keto pune te ndyra. Kosovaret nuk jan djem qe qelben ter diten e naten ne gote te rakis nuk jan burra pijanec qe konsumojn ter diten raki e ne mbramje vejn ne shtepi e i maltretojn grate dhe familjen ,mbi 90% e kosovarve nuk konsumojn alkohole jo per shkak te fes. Etj etj .. Kosovaret e kan familjen te shenjte per kosovaret nena gruaja dhe femit jan te shenjte, Burrat kosovare kan morale karakter bese ndere rrespekte dhe ndjenja njerzore. Natyrisht male pa derra nuk ka mirpo mbi 95% e djemve dhe burrave kosovare i kan keto veti te pastra njerzore. Djemt dhe burrat kosovare nuk qelben ter diten ne kote te rakis dhe pastaj te vrasin e masakrojn nene baban gruan e femin. Nje raste i tille munde te ndodhe njeher ne 50 vite ne kosove. Nuk ka populle ne evrope dhe bote qe ka veti me te mira se djemt dhe burrat kosovare.

      1. Mo says:

        Flm glauk qe ma kurseve tja them edhe une komentin tim asaj majmune me fytyre njeriu. Ashtu eshte siq e thu ti. Anej cdo dite lexon vetem marrezira. Na turperuan se dhe ne jemi shqiptare. Kuptohet qe sjan te gjithe ashtu ama kur lexoj cdo dite se cfsr ndodh anej ateher te sjko mendja sikur shqiperia eshte e madhe sa meksika me banore

  4. #varijanullen says:

    Qeveria duhet te fusi krediti e buta me 0 % per ciftet shqiptare/kosovareshqiptate ,ciftet qe ju vene emer tipik Ilir/shqiptar duhen Te marrin nje bonus ne page shtetrore.

  5. sali says:

    Dhe ke shume te drejte.Niveli i kosovareve eshte i kohes se skenderbeut

  6. ali vlora says:

    Te trashegoheni dhe jete te lumtur !. Tung.

  7. labi says:

    Te lumte goja o varijonullen.Bravo te qofte

  8. albaniafirst says:

    Me trashegime ciftit dhe me sa me shume kolopuca qe i duhen Shqiperise

    1. arnauti says:

      Per albaniafirsr !!! Mos deshe me thene se i duhen ” emigracionit” , se sa per Shqiperi dhe keta qe i ka po ja mbathin jashte nga syte kembet per te bere nje jete me te denje !!!! Kjo qendron dhe per pjesen matan kufirit (“patriotet” ) qe kane “thyer” te tera parashikimet duke i lene “shendene” memedheut !!!

  9. arnauti says:

    Per albaniafirsr !!! Mos deshe me thene se i duhen ” emigracionit” , se sa per Shqiperi dhe keta qe i ka po ja mbathin jashte nga syte kembet per te bere nje jete me te denje !!!! Kjo qendron dhe per pjesen matan kufirit (“patriotet” ) qe kane “thyer” te tera parashikimet duke i lene “shendene” memedheut !!!

  10. Lili says:

    Bobobo,,po une para 25 vite keshtu kam vepruar,edhe para meje baba e nena po keshtu kane vepruar.
    Just do it,
    Pa fjale e me pune behet bashkimi edhe marrin zyrtarisht 2 pashaporta qe askkush nuk mundet me kundershtuar,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje