Mustafa Nano-gazetarit serb: Ne jemi shoqëri tribale. Ke dëgjuar për tropojanët, skraparlinjtë, tepelenasit?

28 Nëntor 2017, 10:31Sociale TEMA

Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin me kolegun e tij serb.

Këtë radhë, Nano analizon disa karakteristika të shqiptarëve.

Më së pari, ne shqiptarët, i dashur Zoran, kemi ende gjurmë të një organizimi tribal të jetës. Dhe kjo është një karakteristikë dalluese, që manifestohet më së shumti në organizimin politik. Identiteti tribal këtyre anëve, në rrethana të caktuara, vlen shumë më tepër se sa një diplomë e marrë në Princeton apo në Stanford. Afërmendsh, nuk shënohet në CV se nga vjen, por është informacioni më i parë që të kryen punë kur të duhet të hysh në administratën publike. Nëse je nga një vend i caktuar.

Ke dëgjuar ndonjëherë për tropojanët, skraparlinjtë, tepelenasit? Nuk besoj. Sepse nuk kanë lënë gjurmë në histori. Por në Shqipërinë e sotme janë të famshëm për një arsye të thjeshtë: pushtojnë administratën publike sa herë që në pushtet vjen respektivisht Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi.

Në një rast, një deputet i Ilir Metës, më ndaloi në rrugë, e më tha: “Dëgjo Mustafa, ti je nga Skrapari, dhe nuk të takon të kritikosh Ilir Metën; lëre ta kritikojnë të tjerët” (Ilir Meta është gjithashtu nga Skrapari). Dhe pas kësaj më përmendi një fjalë të urtë shqiptare, që edhe aq e urtë nuk më duket: Yti mishin ta ha, por kockën ta ruan. E keni edhe ju këtë fjalë të urtë? Nuk di pse nuk do doja ta kishit. Do doja të ishte ekskluzivisht shqiptare. Ndoshta ngaqë i jep shumë kuptim fiksimit tribal që kemi ne shqiptarët”, shkruan Nano për Mapo.

Një karakteristikë e dytë lidhet me nderimin e veçantë që ne shqiptarët u bëjmë trimave të çartur, kaçakëve, cubave. Dhe kjo nuk është thjesht një karakteristikë e moçme, që është përjetësuar në këngë të shumta. Jo, është karakteristikë edhe e këtyre kohëve. Cubat thirren sot me një eufemizëm, “të fortët”, dhe janë në një mënyrë a në një tjetër protagonistë të jetës urbane e publike. Dhe – për të qenë më i qartë – me “të fortë” kam parasysh tipa si ai Ivani juaj “i tmerrshëm”, tifozi i Yllit të Kuq të Beogradit, që për herë të fundit u bë lajm europian gjatë ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri për shkak të dronit. Ai dukej zot i situatës në atë ngjarje. Kështu janë edhe të fortët tanë. Me një ndryshim esencial: këta tanët kanë rol, ndikim e charm politik më shumë se sa një institut apo organizatë politike. Apo edhe në Serbi është e njëjta gjë?

Një djali nga Mirdita, që tani është në burg për ca bëma kriminale, deri edhe vrasje, ia dha në kokë në vitin 2013 të kandidonte për deputet. Dhe kandidoi. Emri i tij ishte krejt i panjohur deri në atë moment në planin nacional. Duke qenë se partitë e mëdha nuk e preferuan (për shkak se ishte i pashkolluar), ai kandidoi më vete. Dhe arriti të zgjidhej deputet, ndonëse ligji ynë elektoral është i hartuar me synimin për të mos lejuar afirmimin e partive të vogla, apo individëve të fuqishëm. Ai fitoi i vetëm kundër të gjithëve. Sepse zgjedhësit i besuan atij. Dhe i besuan jo sepse nuk e njihnin. I besuan bash sepse e dinin se kush ishte.

Sikur të mos kish qenë vrasës, sikur të kish qenë thjesht një “i fortë”, do të ishte ende deputet. Do të ishte, me shumë gjasë, me partinë e Edi Ramës, i cili duket se i ka pikë të dobët “të fortët” (do duhet që dikush, ndonjë psikolog, ta shpjegojë këtë dobësi të tij për të fortët). E pas shumë vitesh, atij deputetit do t’i ngrihej edhe një shtatore.

Neve na pëlqen shumë t’u ngremë këngë e shtatore të fortëve. Gjatë vitit 1997, Dritëro Agolli, një poet ndër më të mirët, shkroi një poezi në nder të Zani Çaushit, një gangsteri që kishte marrë peng gjithë qytetin e Vlorës atëmot. Zani Çaushi është në burg prej asaj kohe. Ai do të harrohej një ditë, por është Dritëro Agolli që e ka përjetësuar në poezi. Në fakt, edhe sikur të mos kujtohej poeti, do kujtohej dikush tjetër që, në vend të poezisë a këngës, t’i ngrinte një shtatore. Neve na pëlqen shumë t’u ngremë shtatore tipave si ai”, vijon ai.

Nano shkruan se karakteristike të tjera të shqiptarëve janë edhe vetëqortimi kolektiv, si ai “që ky vend nuk bëhet”, por dhe mungesa e idealeve.(TemA)

36 komente në “Mustafa Nano-gazetarit serb: Ne jemi shoqëri tribale. Ke dëgjuar për tropojanët, skraparlinjtë, tepelenasit?”

  1. korçari says:

    Kesaj rradhe z.Mustafa ke marre rolin e psikoanalistit te shoqerive pasi e ndrite si”historian”,”diplomat”,politikan”,”anal-ist” pra nje enciklopedi e gjithe e permbledhur te Muçi dhe e verteta jeni komplet jashte loje,nje i deshtuar ne delir,dhe se shpejti do te tregohen barcaleta “me zgjuarsine “tende se bashku me Pal Vaten ,Nard Ndoken ,Flamurin etj.Thirri mendjes sa nuk eshte vone se je dhe ne moshe dhe nga psikoanalist po kthehesh ne psikopat…dhe gjej ndonje tjeter personazh te dialogosh per idete tuaja mjaft me serbin .

    1. luleja says:

      Nje koment i perkryer…bravo !!!

      1. Popull says:

        Lule dukesh qew je lule nga mendja o serb i felliqur. Te behet qefi qe nje spiun i serbit shan bashkekombasit e vet, per 5 dineare te

        felliqur?

    2. kulmaku says:

      Te gjitha ca thote jane me se te verteta.Por keto jane karakteristika te nje shoqerie te varfer ekonomikisht dhe pa zhvillim kultural,shoqeror,etj.Para ca ditesh pash nje dokumentar per zonen e Lures ne Diber dhe kushti nr 1 ishte qe femrat te mos filmoheshin,si dhe drejtuesit e emisionit i priti nje person qe ishte me autoritari i zones dhe jo autoritetete vendore,qe mua me la nje pershtypje shume te rend,,imagjinoni te huajt qe mund te shkojne per turizem ne ate rajon.Pra , si mund te zhvillohet dhe modernizohet ky rajon me mendesi dhe menyre jetese mesjetare anadollake.Pak a shume keshtu eshte gjithe Shqiperia ,apo viset tjera ku jetojne shqiptar.

    3. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

      te gjitha keto te verteta qe shpeh Nano kane nje identitet: MUSLIMON BROTHERS!
      thjesht ndryshon shkalla e kafsherise se nga cila pjese e tribales eshte malok,zhapik skrapari apo lab me gjysem opinge…….

      1. tfgs bithekiri says:

        Shiko ato orthodogs brothers ti, qe ta fusin hurin ty ne b.the. i bere gojore papuse sot?

  2. I papami says:

    Je nje idiot me tone, jo.me kile

  3. GEZUAR DITEN E PAVARSISE says:

    Ndersa ne vendet e tjera qe ” njeh” Nanua nuk ligjerojne te fortet por te mjeret!
    Mjer ti o nano per “hapsirat”qe ke!

    Nano,vetem pashaporta sërbe te mungon se nenshtetesine e paske fituar.
    Te forte e te liget kane pasur shtetin dhe do ta kene sa te jete jeta…nanua nuk na e dika?!

    Shpresoj qe komenti te “lejohet”,…se sa here qe Qortoj nanon nuk e botoni.

  4. Ka ikur per lesh says:

    Gjejini nje psikiater

  5. analisti says:

    ne cfare gjuhe ka komunikuar Mustafai me Serbin? a thua valle e ka kuptuar gazetari serb Mucin?

  6. Kisha terroriste "greke" says:

    O mut nano ne qofte se nuk te pelqen shqiperia, ik thyme qafen ne serbi. Ngele duke shar shqiptaret

  7. Brahoo says:

    Analize fantastike qe prek ne thelb prapambetjen e shoqerise civile ne Shqiperi. Nje ese filozofike.

  8. free says:

    Mos ronsh ne doren e atij fqinjit se edhe kockat sdo ti gjejne me. Cti besh kta si soji jot gati kane qene gati…..dhe sa per ate shprehjen e urte aty mund te gjesh vetven shum thjesht,

  9. Bashkim.bajrami says:

    Zoti Nano je duke shkruajtur gjëra aqë të verteta sa më vjenë keqë që shoqëria shqiptare i shikon shkrimet e tua me të qenurit i majtë apo i djathtë për sa kohë do vazhdoj ky nivel i ulët i klasës shqipëria do vazhdoj ke zero njerëz që dogjën vranë shkallmuan shqipërinë nderohen bravo Nano por duhet të dalin edhe nano të tjerë me një lule nukë vjen pranvera

  10. kalemi says:

    Muç Nano, ka guximin (që shumë “gazetarë të fortë”, nuk e kanë…), të thotë TË VËRTETA, por dihet se shumicës (injorante) të shqiptarëve, të vërtetat nuk u pëlqejnë… Atyre u pëlqejnë “përrallat” me bajlozë e trima dhe le të jenë dhe gënjeshtra…! Shëmbull: Të tërë “çirren” për “flamur e shqiptarizëm”, por sapo t’u jepet rasti, të gjithë pa përjashtim, ikin nga sytë – këmbët dhe i bëjnë mutin Atdheut…(???!!!) Atdhedashurinë dhe Shqiptarizmin, shqiptari i do thjesht “për tangërllik”… Ju lutem botojeni…

  11. Babuç says:

    Cfar do qe te flsesh ti muço nga do ti biesh perqark si nga tribet e te turqit a ku di un vetem duhet te dish dicka qe ne se kemi mohuar ndonjhere kombin . Kemi pasur sllaver turq grek italian ne fyt por frymen sna i kan mar dot ja ku jemi sot e ksaj dite kjo si shpjegohet !!??

  12. TR says:

    PO PERSE NANO I QAN HALLET DHE BEMAT E SHQIPERISE ME NJE GAZETAR SERB ??

  13. GAZETA VLORA says:

    Gëzuar Festën e Pamvarsisë dhe Çlirimit të Atdheut.
    ===========================================
    Ne kemi qenë ,që kemi bërë kritkika ndaj “Muçit” kur ai qëndronte drejtë dhe shkruante shtrembër . Por kjo nuk prosupozon që inatin që kemi pasur dikurë me “Muçin” ta shprehim për inerci , dhe në shkrimine botuar si më lart.
    Aty ku ka të drejtë ka të drejtë, aty ku ka gabim e qotrojmë ….
    “Muçi” shumica e atyre që të kritikojnë , as që e kanë lexuar atë që ke shlruar , vetëm sa panë emrin tënd dhe kujt i drejtoheshe (gazetarit Serb ) vendosën të klikojnë dhe replikojnë negativisht ! E pse ? Sepse dikurë ju dhe shkak miku jonë . Por ka rëndësi që mer “kthesë” . Asnjeri sështë injorant dhe pa kulturë, disa duan të jenë të tillë sepse ,vetëm me atë lloj logjike e konceptimi meresh veshs ot me politikën në shqipëri ,e cila ja u ka prurë në majë të hundës , dhe shpesh here kjo e fundit qëllimisht e la këtë popull në errsirë që ta shfrytëzojë me lehtë.

  14. Jimi says:

    Muco! Me shume nga shkrimet e tua nuk kam qen dakord! Me kete shkrim me ndonje mosdakordesi te vogel them se ke plotesisht te drejte!

  15. kela says:

    per here te pare ke te drejte

  16. Epo kjo pune! says:

    nje dite vegjetariane se te qeteson se qenka gjithe bota mbrapsht … ore ju te NASA merrni keta se dalin vullnetar per ne Mars ta bejne persembari atje.

  17. albaniafirst says:

    Muc Nano-je bere turpi yne kombetar. Te diskutosh “difekte” nacionale me te huajte, sidomos me ata me te cilet ne jemi ne armiqesi, eshte tradheti kombetare. Si cdo komb, edhe ne kemi maskarenjte tone, nje nga ato je edhe ti. Sa per dijenine tende, ne shqiptaret e vertete qe perbejme shumicen absolute te kombit tone, nuk nderojme “te fortet”, por ata qe jane prane halleve te popullit. E kam thene edhe me pare se cdo shtepi ka edhe nevojtore dhe zotrote je nevojtorja jone. Turp per gazeten TEMA qe i jep hapesire nje idjoti si Mustafa Nano apo ca te tjereve si puna e tij.

  18. Muci shiko filmin gangsteret e nju jorkut shiko filmat me mafian italiane me corleonet apo ky i fundit qe vdiq ne burg esa e sa klane mafioze kudo neper bote dhe deri tek ai serbi jot qe kane kapur politikanet qe jane frikacak dhe duan te fitojn ose te mbrojn pasurit e vjedhura.
    Shiko filmin biografik te familjes kenedi si kan ardhur ne fuqi…….
    Ne shqiptaret jemi te fundit qe po e zhvillojme kete fushe pas 90 qekur ne pushtet erdhi mafia e kuqe e sali berishes me hajdutet qe fituan lirine e veprimit tq quajtur rrumpall

  19. Mik says:

    Sa ma shume komente kritike te kete Mustafa Nano ne artikullin e tij, aq ma shume te drejte ka ai.
    Shumica e komentuesve e shajne, e ofendojne por ama, asnji nuk e analizon shkrimin e tij. Pse ? Sepse te gjith ne e dim se ai ka te drejte. Popull kot !! Vetem pse nuk e ka ne qejf autorin, nuk ja vlerson as shkrimin.
    Patjeter qe nuk pajtohem me te gjitha shkrimet e tij, por kjo nuk do te thote qe ai asnjehere nuk ka te drejte.
    E c’randesi ka se me ke po flet, perderisa ai thote te verteten. Ai nuk po i tregon serbit dicka te re per ne shqipetaret, por dicka qe dihet, e aq ma teper nga serbet, qe e din ma mir se ne se kush jemi.
    Mustafa Nano, ketu ka te drejte.

  20. Don says:

    Gjysma e popullsise shqiptare jeton ne perendim, Amerike, Canada, Gjermani, Itali. Femijet e te rinjte andej jane shkolluar ne shkollat me te mira te botes. Po ti pyetesh ata qe emigrojne se perse ike nga shqiperia te thone thjesht; ikem te shkollojme femijet per nje jete me te mire. Dhe me kete qellim jane te gjithe shqiptaret. A i ka ndonje ne evidence qeveria se cfare bejne keta shqiptare me dyshtetesi ne vend te huaj. Shqiperia mund te kete numrin me te madh te talenteve jashte atdheut. Djali im Psh eshte Manager ne nje nga studiot me te famshme arkitekturale Amerikane, kurse vajza eshte nje nga specialistet me te mira ne nje qender kerkimore kunder semundjes se Kancerit. Jane me dhjetra mijra femije shqiptaresh qe po kontribojne ne shkence, mjekesi, industri, art, si talente te spikatura ne shoqerite e civilizuara boterore dhe thone me zemer qe jane shqiptare dhe i keput malli per shqiperine. Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote dhe me popullin me te zgjuar ne bote. Po ti heqesh pronen dikujt, ta lesh pa pune , patjeter qe do ti shikosh kafeneve dhe lulishteve. Ky gjakprishuri Nano mund te jete paguar nga armiqte tane tradicionale per te vjelle vrer dhe helm kunder shqiperise dhe shqiptareve. Po te besh nje statistike te sakte shqiptaret mbeten ende populli me i shkolluar ne bote.

    1. Lori says:

      Je shume kontraditor ne komentin tuaj.Fakti qe ju dhe shume te tjere si ju dhe fakti qe une nje femije e kam larguar nga Shqiperia dhe mezi pres qe ti largoj e verteton me se mire cfare shkruan Muchi ne shkrim.Pasi po te ishin femijet e tu ne Shqiperi sa do te zgjuar dhe te zote nuk do u mjaftonin keto cilesi per te patur nje jete te mire.Duhet te jene ne forte ose duhet tu rrine pas mendere politikaneve per te siguruar nje pune.Sa do e bukur Shqiperia venitet nga politikanet e ndyre qe dhe ne mos i votojne i blejne votat.Ky eshte realiteti i hidhur qe pavaresisht se nuk na pelqen eshte realitet dhe Mustafai e njeh shume mire kete realitet.

  21. Lani says:

    Te lumte Muc✌️️Ke guxim qe thua gjera qe duhet ti dine edhe idiotet, por qe nuk u shkon mendja kurre e u duket normale qe jane ashtu si thua ti.

  22. ZENEPE TOCI says:

    NUK MARR MUNDIMIN ME LEXU CFAR SHKRUAN KY MUCI.GJTHNJE ESHTE I PERDORUR KONFUZ KONTRAVERS SE VUAN PER PROTAGONIZEM TE THEKSUAR.NE DEJET E TIJ NU KA GJAK PO SHU…. GOMARI. ASHTU E NXJERR BUKEN KY

  23. enter"" says:

    Shume sakte. Perseri ka goditur ne shenje.
    Bracvo Mustafa, ke thene nje nga te vertetat me te medha per shqipot……………TRIBALE

  24. Arli says:

    Të vërteta janë, por s’mund të pranohen si përgjigje ndaj një serbi. Më mirë të jesh tribal, apo çfarë shkruhet në shkrim, se sa të kesh iluzionin idiot se një serb do të të dojë, pikërisht se po shan veten.

  25. Gora says:

    O Muc pi raki skrapari mo burr se rakia e mares ta jep me koket! Te duket vetja me xup se xupat qe shkruan ti.

  26. emigranti says:

    Edhe ne si cdo shoqeri kemi te mirat dhe te metat tona.
    Nuk eshte mire te flasesh vetem per te metat pa thene asgje pozitive.
    Eshte tmerresisht keq ti “hapesh barkun” te huajit pa ta kerkuar, vetem nese dikush e paguan per te nxire cdo gje shqiptare, sidomos ne momente kruciale te historise sic eshte pavaresia.
    Shume mire mund te kish bere kete shkrim pa ju drejtuar nje serbi.
    A thua se ata jane te kulluar.
    Mund ti shkruante atij per krimet qe kryen serbet ndaj shqiptareve ne Kosove , per mbrojtjen qe I ben qeveria dhe shoqeria serbe krimineleve te luftes, per perbuzjen dhe racizmin e serbeve ndaj shqiptareve, per futjen e hundeve ne problemet e Kosoves me qellim pengimin e ecjes perpara te vendit ( ketu mund te shtonte edhe grykesine e korrupsionin e qeveritareve shqiptare ), etj.

  27. askushi says:

    Rste qe e mir te shprehur pa dorashka , mir ben .Po kjo qje sot nuk na intereson ne shqiptarve zoti Nano .Ka ardhur te kthesh koken nga e kaluara .Kush i vrahu ata demostrues ne 91 .Kush ishin bandat 93-98 .Kush ja vodhi parat shqiptareve .Zoti Nano kaq vite ne politik asqje nuk thua . shqiptari do pun do uj te lahet 24 ore do rug do qetesi rend ,po jo dhun do shkolla arsim me nivele te larta . Si nje femi dhe nje pleqeri duan te ushqehen ,po me ca me dhafe me fjal .Kerkohet vepra pun pun , Jeta eshte treguar mizore ndaj ne shqiptareve se ju politikanet kur coheni ne menqjes ne vend ti falemi zotit i faleni djalli. Prandaj Shqiperia jon vuan e qan .Fukaralleku eshte maskaradhet ,frika eshte skamja jo nje kriminel qe flet ti .Ky kriminel qe u kap u kap iku shiko ata qe ulesh nate e dit ata jan kriminel mbi kriminelat . Me dhimje ne shqiptaret kemi ecur fal emigranteve leqjendar qe ju i beni kriminela .Kriminelat nuk ndodhen jashte shtwtit ata jqe jan jashte shtetit jan burimi i te ardhurave te shqiptareve .Ne nuk prollojm qe ,nga i qjetem ne Shqiptaret parat qe kemi ndertuar e rugudhuar , nga emigrandet ,ti se di si behet leku ne emigrim se ske punuar jashte shtetit je treguar i mencur se ke punuar aty ne Shqiperi .po parat e ketyre e migranteve ke mar atyre qe i quan keiminela dhe ato po mer akoma .Emigrandet jan si puna e atyre bleteve qe shtegtojn she bien ushqimin ne kosheri dhe behet mjalti .Keta jan emigrandet qe ti i quan kriminela .Ju nuk keni punuar po rini e shikoni kur punojne keto bletet .Ju thoni nuk i duam bletet se pinojn po ca doni .Nje qje te dish nje kriminel nuk punon ne emigrim se eshte frikacak .Mos mbuloni krimin se e keni ne Shqiperi ata nuk levizin dhe nuk kan levizur se prisnin bletet tja vidhnin ushqimin e ti vrisnin .Krimin nuk e ke jashte po e ke dhe ke pasur me ko ne shqiperi jan bijt e sigurimcave te shtetit ata jan krimi .populli i di se kush eshte krimi .Krimi eshte ulur me ju ne sofer nenqjes drek e darke .Mos kerko larg aty e ke .Krim nuk eshte te punosh krim eshte te vjedhes te vrasesh te dhunosh te perdhunosh .Skamja e bie krimin uria .Kur nje prind nuk ka ca ti japi femijes per te ngren ,kur nje emigrand le familjen e tij dhe flet ne telefon e i dridhet zeri ,kur shum te rinj rinte kafja me or te tera dhe nuk kan pun .popullit nuk i intereson me politika jan zhgenjyer .Dhe zoti Rama te pakten me shum se te tjeret ka punuar po mos te punonte nuk i merte 73 vota i ka me pun kot e keni qe thoni droga eshte puna qe ka ber .Si zoti Luli ka nje vit droga ashashi puna zoti luli me ato meret bota nuk ka nevoj per ty shiko ekonomin e vendit te zhvidhohet se dhe 8 vjet te tjera me me kete fjalim qe mban nuk vjen ne pushtet .je larg ralitetit i ter populli punon ti e akuzon po kush do ti japi votat ty zoti luli ata njerez qe i dha Berish bezinatot dhe loket ata i bet dembela ata i shiten pronat Puna zoti Luli puna ndeshmeria per punen lere popullin te punoj boll bertite se ste shkon dhe ti vet kur e shikon veten ne televizjone behesh pishmen per ate qe ke then .kot u ndjeve per popullin qe punonte dhe tani kot i bie me qaf popullit lere te punoj nga puna ste vjen e keqe qjej nje rug tjeter per tu badhafaquar me Ramen se nuk ke ber pun ne cdo post qe ke ber dhe kot krenohesh mos te punosh e tw krenohesh vetem ti je je i falementuar po spunove me ketedhoj menyre se mer kur

  28. Ilmi Veliu says:

    Mustafa e ka zbuluar se eshte me origjine serbe dhe se Zoranin e paska kusheri. Dikush vret njerez per para dhe ai shkruan per para. Po edhe gazeta qe i boton budallakite e tij ,e bene per para……..sa me shume qe lexohet artikulli aqe ma shume para merr gazeta……….kengetarja Qerreti per te po edhe te tjerat,per te qene akuale, dalin nudo,…. dhe edhe Nano shkruan budallaki, qe ne pastaj te merremi me te……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje