Duhen më shumë se 3 vjet për të mësuar gjuhën shqipe.
Sipas një renditjeje të fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj, shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, për të cilën do t’ju duhen 44 javë.
Por, nga ana tjetër, Instituti sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.
Instituti FSI ka krijuar një listë për të treguar kohën e përafërt që ju nevojitet për të mësuar një gjuhë të caktuar si një folës anglez.
Sipas hartës, italishtja dhe spanjishtja konsiderohen si gjuhë relativisht të lehta për t’u mësuar, koha për të cilat vlerësohet 24 javë.
Ndërsa ndër gjuhët më të vështira harta ngjyros kontinentin afrikan, për të cilat do të duhen më shumë se 88 javë, pra më shumë se 7 vite.
Studimi në fund, nga Instituti, jep arsyet se pse duhet mësuar gjuha shqipe:
Pse të mësojmë gjuhën shqipe?
“Ndërsa ka relativisht pak njerëz në botë që do flasin këtë gjuhë në krahasim me shumë të tjerë, duke mësuar një gjuhë që nuk tërheq shumë njerëz për të mësuar atë, ju mund të jeni shumë të kërkuar për një aftësi të tillë të veçantë.
Reformat e tregut të lirë kohët e fundit kanë hapur vendin deri tek investimet nga bizneset e huaja, veçanërisht drejt zhvillimit të energjisë dhe tregjeve të transportit.
Është momenti i duhur për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri. Gjuha shqipe dhe ata që flasin atë, janë të lokalizuar përreth Europës Juglindore.
Nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për të mësuar.
Duhet kujtuar se Shqipëria u zgjodh vendi më i mirë për t’u vizituar nga Lonely Planet në vitin 2011. Ajo u zgjodh si e tillë jo vetëm për plazhet dhe ndërtesat e bukura, por edhe për kuzhinën e shkëlqyer dhe jetën e natës që lulëzonte.
Nëse ka kohë më të përshtatshme për të eksploruar Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, atëherë ajo kohë me siguri është tani.”- thuhet në raport.
I don’t know how you do your calculations. 44 weeks is 10 months and 4 days. Please check your articles before making them public.
88 jave = 7 vjet
Bravo gazetar. Ekselent n’matematike.
Pse thuhet se duhen 3 vjet, kur 44 javë bëjnë më pak se 1 vit?! Edhe për kontinentin Afrikan thoni: 88 javë më shumë se 7 vite?! Mos vallë gazetari nuk e di që 1 muaj ka 4 javë, ndërsa 1 vit = 48 javë?!
Ore gazetare,po cfare budallalleqesh shkruani more? A jeni ne gjendje te beni dallimin e muajit nga java?
88 jave,na i llogarisni se bejne 7 vjet,kur nuk bejne me shume se nje vit e gjysem…Jepini se,ha populli budallalleqet tuaja.Ju doni vetem klikime,pa se cfare llumi ka brenda shkrimi,nuk doni t’ja dini…
Sa jave ka viti??? O qypa keni ngaterruar muajt me javet!!! Keshtu eshte kur edhe universitetet aty mbarohen per pune javesh e jo muajsh…
44 jave= 3 vite?
88 jave=7 vite?
Kush zog kurve gazetar I ben keto llogari?
Ore gazetar kerkoji pronarit nje numratore se 44 jave nuk bejne as 1 vit te plote.
Viti ka 52 jave, 44 jave per te mesuar gjuhen shqipe jane me pak se nje vit, pra nuk jane 3 vjet. Po keshtu, 88 jave per te mesuar gjuhet afrikane jane me pak se dy vjet, pra nuk jane 7 vjet. Nuk e di si jane bere llogarite nga ai qe ka shkruar lajmin. Ndoshta ka perkthyer gabim fjalen “jave”, duhej te ishte “muaj”.
Jeni ngateruar apo ja keni futur qores kot, nje vit ka 52 jave, apo keni ngateruar termin Jave me Muaj?
Sa jave ka ne vit??? Po jane muaj mo tu mbyllte e jo jave? Duket qe edhe shkollen e keni bere 10 jave ne vit. Plelaxhinj…