Reshjet e dendura të shiut pothuajse në të gjithë Shqipërinë kanë shkaktuar mjaft përmbytje dhe vërshimin e lumenjve.
Mësohet se Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, pasi niveli i ujit ka nisur të rritet me 20 cm kub në orë.
Alarmi jepet nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Në terren është aktualisht i gjithë Shtabi i Emergjencave Civile, kryesuar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.
Ndërkohë pritet të nisë evakuimi i banorëve të cilët janë brenda trajektores së rrëzikut për shkak të vërshimit të lumit.
Shtabi i Emergjancave të Vlorës është aktualisht duke kordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuimi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj.
Bëhet me dije se situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Në gadishmëri janë hidrovorët ,të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, ndërsa furnizohen me energji elektrike me linja të veçanta.(TemA)
ore na cmendet me idiotesira!!!!!….rritet me 20cm cub ne ore……nje lume si Vjosa!!!!!! Nje liter permban1000cm3 .Nje gote uji 200cm3 ose 200ml