Nga Gjon Ndreja
Përmbytjet e ditëve të fundit më nxitën të formuloj disa mendime në lidhje me përballimin nga shoqëria të fatkeqësive natyrore të cilat kur ndodhin kanë një impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve. Sa do që shkenca dhe teknologjia kanë përparuar me hapa gjigante ato nuk kanë mundur të parandalojnë fatkeqësitë natyrore si zjarri, rrufeja,tërmetet,stuhitë, breshrin etj. të cilat shkaktojnë dëme të jashtë zakonshme në jetën dhe pronën e qytetarëve. Por në se parandalimi i ndodhjes së tyre është i pamundur, shoqëria njerëzore në kohët moderne ja ka dalë të minimizojë pasojat që shkaktojnë këto fenomene ne jetën dhe pasurinë e saj.
Kur themi shoqëria njerëzore kemi parasysh qytetarët si individë apo organizim familjar, qeverinë si organ por edhe organizimin shoqëror dhe instrumentet e përdorura në qasjen e tyre ndaj këtyre fenomeneve. Rolet dhe përgjegjësitë e tyre për minimizimin e pasojave të këtyre fenomene janë të ndryshme por të gjitha konvergojnë në përballimin e këtyre ngjarjeve të padëshiruara duke minimizuar pasojat me kosto sa më të ulëta.
Qytetarët
Të gjitha pasojat e dëmeve që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore në fund të fundit përballohen nga qytetarët si ato kosto që kanë të bëjnë me rikuperimin e dëmeve apo masat parandaluese ashtu edhe ato që jepen në formë dëmshpërblimi nga qeveria të cilat si burim mbulimi kanë taksat e qytetarëve. E në këtë kontekst është e rëndësishme për çdo qytetar që te jetë i informuar lidhur me mundësinë e ndodhjes së këtyre fatkeqësive natyrore si dhe masat që duhen marrë në se ajo do të ndodhë. Vetë qytetarët janë në frontin e parë të përballimit të këtyre ngjarjeve për faktin se pasojat bien mbi to por edhe për faktin se sa do që të jetë e përsosur një qeveri nuk ka mundësi të ofrojë ndihma kapilare për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Ne jemi dëshmitarë të faktit se pasojat e këtyre fatkeqësive natyrore shtohen edhe për faktin se qytetarët nuk respektojnë disa standarde minimale gjatë aktivitetit jetësor të tyre.
Kështu për shembull disa syresh pa respektuar kërkesat e standardeve i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në brigjet e lumenjve të cilat në kohë reshjesh të pazakonta shkaktojnë përmbytje. Disa të tjerë i ndërtojnë shtëpitë ose bizneset e tyre pa respektuar kërkesat e standardeve të sigurisë dhe të cilësisë dhe kësisoj ato nuk ju rezistojnë edhe efekteve më minimale të fenomeneve natyrore duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomisë së tyre. Shpesh herë media ka transmetuar ngjarje e skena të tilla ku gjithë prodhimet e fermerëve janë dëmtuar nga ngrica,breshëri apo fenomene të tjera natyrore të cilat kanë fundosur “biznesin” por ata nuk kanë hezituar të në kërkesën e tyre që shteti duhet t’i zhdëmtojë.?!!!
Dhe në të gjitha rastet qëndrimi i individëve që ka pësuar dëmin, nuk të jep përshtypjen se atyre ju ka ndodhur një fatkeqësi por e atyre njerëzve që qeveria u ka shkaktuar një dëm. Dhe në se e keni vëne re, kur ata referojnë dëmet e shkaktuara, listojnë mobiliet, orenditë, pajisjet e deri te librat e nxënësve duke prezantuar një qëndrim ndonjëherë edhe agresiv ndaj qeverisë për atë që ju ka ndodhur.
Qeveria
Pa dyshim që në gjithë këtë proces qeveria ka një rol të rëndësishëm dhe të padiskutueshëm dhe nga mënyra se si ajo e luan këtë rol varet shumë edhe minimizimi i pasojave të fatkeqësive natyrore. Qeveria është përgjegjëse për të ndërtuar sisteme lidhur me parashikimin e ndodhjes së këtyre ngjarjeve dhe informimin e qytetarëve lidhur me mundësinë e minimizimit të pasojave. Ajo gjithashtu duhet të ndjehet përgjegjëse për të minimizuar pasojat në jetën dhe pronën e qytetarëve në momentet e ndodhjes së ngjarjeve të tilla nëpërmjet organizimit të operacioneve të kërkim shpëtimit, dhënies së ndihmës ndaj qytetarëve për të kapërcyer situatën emergjente si ofrimin e strehimit të përkohshëm,furnizimit me ushqime e mjete të tjera jetese të domosdoshme në kushtet e emergjencave civile. Por ajo nuk mund ta realizojë dhe përmbushë këtë përgjegjësi në se nuk ka bërë organizimet e duhura në periudha normale.
Kjo do të thotë që qeveria të ketë të ngritura struktura efikase si dhe një bazë të mjaftueshme logjistike dhe buxhet të alokuar për përballimin e këtyre ndihmave. Ne jemi dëshmitarë të faktit se sa anemike kanë qenë dhe janë këto struktura dhe sa pak kapacitetet kanë ato në dispozicion për të përballuar këto situata. Vetëm përdorimi i ushtrisë ka qenë mbështetja e vetme e qeverisë në këto raste. Por duhet të kemi parasysh se kjo është një ndër misionet e Forcave të Armatosura por ato duhet të ndërhyjnë vetëm në raste kur strukturat e tjera të emergjencave civile për shkak të intensitetit të fenomenit nuk e përballojnë veprimin e tijë. Përdorimi pa kriter i FA në këtë drejtim dëmton misionin kushtetues të saj.
Qeveria është dhe duhet të jetë përgjegjëse për riaftësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore si rrugët, urat, rrjeti i energjisë dhe ujit etj. Por nuk është dhe nuk duhet të marrë përsipër funksione të rikuperimit të dëmeve të shkaktuara ndaj individëve apo bizneseve, gjë e cila është premtuar nga çdo qeveri dhe vjen si reminishencë nga e kaluara. Po ashtu është bërë e zakonshme politizimi i këtyre fenomeneve nga forcat politike në interes të tyre. Kështu opozitat pa përjashtim fajësojnë qeveritë për qasjen e papërshtatshme ndaj këtyre fenomeneve dhe premtojnë se sikur ato të ishin në qeveri kjo nuk do të kishte ndodhur dhe se qytetarët do të zhdëmtoheshin. Dhe të gjitha qeveritë kanë premtuar zhdëmtimin e dëmeve me të vetmin qëllim që të fitojnë votat e atyre fatkeqëve.
Shoqëritë e sigurimeve
Pasi ka mbaruar dhënia e ndihmës së parë dhe situata e ka kapërcyer emergjencën dhe është kthyer në rrjedhë normale fillojnë kërkesat e të dëmtuarve kundrejt qeverisë për dëmshpërblim. Në asnjë vend të botës demokratike përveçse në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë që qeveria të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Por ashtu siç thashë më sipër kjo mendësi është ushqyer nga politizimi i skajshëm dhe i pa precedentë që forcat politike i bëjnë këtij problemi dhe qeveria për rritur besimin e qytetarëve dhe na pa aftësia e saj për të përballuar presionin ndërmerr premtime e masa zhdëmtimi. Por një gjë e tillë ka dëmtuar rëndë kulturën edhe klimën e përgjegjësive të aktorëve në këtë proces. Në këndvështrimin tim kjo është abuzive dhe duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Qeveria duhet të ju bëjë me dije qytetarëve se misioni i saj mbaron me kapërcimin e emergjencës. Qytetarët vetë duhet të edukohen dhe në bazë të vlerësimeve të bëra nga qeveria por edhe referuar përvojës së tyre të marrin masa për të përballuar rreziqet e shkaktuara. Një masë shumë e rëndësishme për transferimin e rrezikut janë shoqëritë e sigurimeve të cilat edhe në vendin tonë janë themeluar dhe funksionojnë madje kanë krijuar kapitale të konsiderueshme dhe nëpërmjet mekanizmave të risigurimit janë në gjendje të përballojë të gjitha këto fatkeqësi. Në këtë drejtim duhet thënë se përvoja dhe edukata e qytetarëve tanë është minimale por edhe përpjekjet e qeverisë për të ndikuar në këtë treg me qëllim marrjen përsipër të rreziqeve është inekzistent. Shoqëritë e sigurimeve në vendin tonë janë në pozita komode pasi pjesën më të madhe të ardhurave e realizojnë nga sigurimet e detyrueshme. Në vend që ato të ishin duke evidentuar pasojat e fatkeqësive natyrore bëjnë sehir dhe fërkojnë duart për faktin se në këtë rast qytetarët nuk janë klientët e tyre. Ndërkohë ato kanë lançuar produkte të tilla si mbulimi i pasojave nga zjarri, rrufeja, katastrofat natyrore, si tërmeti, përmbytja, stuhia, breshëri;etj por veprimtaria e tyre në këtë drejtim është në kuota minimale.
Ka ardhur koha qe vendimeve populiste te shperblimeve nga Qeveria ti jepet fund. Qeveria nuk duhet e jete pjese e kesaj katrahure. Rrumpalla e 25 viteve te fundit duhet te marri fund. Shumica e ketyre njerezve qe per cdo presin nga Qeveria, nuk paguajne asnje takse (psh per lejen e ndertimit, takse pasurie etj etj) Cdo gje duhet te bazohet tek tregu dhe kompanite e siguracioneve jane per kete. Shteti mund te ofroje kompensim vetem ne raste te vecanta psh kur demet nuk jane te mbualuara nga siguracionet
Kush ka ndertuar me lejen e shtetit,mbrohet nga shteti.
Kush ka ndertuar ne toke te zanun,mbrohet nga ai qe e ka zane.
E thjeshte apo jo.
ALPINI.
Shume sakte per te gjithe ato qe dine te lexojne dhe te kuptojne rendesine e sigurimeve te shtepise materjaleve dhe te gjithe te tjerave qe ai ka ne perdorim vetiak dhe per tregeti.
ALPINI.
Shume sakte per te gjithe ato qe dine te lexojne dhe te kuptojne rendesine e sigurimeve te shtepise materjaleve dhe te gjithe te tjerave qe ai ka ne perdorim vetiak dhe per tregeti.
Nje gabim qe behet shpesh eshte se per cdo fatkeqesi, absurditet apo trapllek, faji me vrap i hidhet periudhes 25 vjecare pas komuniste. Ne te vertete, te pakten per kete ceshtje qe diskuton ky zotnia ne kete artikull nuk eshte aspak keshtu. Rrenjet e ketij hajvanlleku tipik shqiptar duhen kerkuar atehere kur pas fatkeqesive natyrore si termete, permbytje apo te tjera, a nuk ngrihej qeveria, e i madh e i vogel me ne balle Partine, madje edhe me shokun Enver qe linte rehatin e viles se vet, vishte çizmet, xhupin vinte edhe kokoren dhe u ndertonte katundareve shtepite e prishura nga termeti? Edhe media e sotme vazhdon t’i referohet asaj kohe si model i zgjidhjes se ketyre prblemeve. Nejse nuk po dua te zgjatem, po mendimtaret zoologe te kohes se sotme bejne mire ta hedhin veshtrimin per t’i gjetur rrenjet e te keqijave te sotme nga pak edhe para 1990 se do te zbulojne thesare e çudira.