Mbreti pa mbretëri Zog dhe “zogu” i Saliut

30 Nëntor 2017, 19:32Blog TEMA

Nga Anri Bala

Nuk mendoj, se shqiptarët e kanë ditur, që Sali Berisha, përveç “atit” të tij shpirtëror Enver Hoxha, paska pasur dhe një idhull tjetër! Me idhullin e tij, nuk është se ka qenë i dashuruar, sepse me thënë të drejtën, ashtu si i pari dhe i dyti, kanë qenë fort burra të pashëm, e nëse dikush shpreh “respekte” nostalgjike të pa merituara, shqiptarët nuk përtojnë të të quajnë njeri me “devijim” seksual. Por, në të vërtetë, nuk ka asnjë provë deri tani, që ta bëj me faj Marshallin, për dashuritë e tija “burrërore”.

Marshalli sigurisht, që nuk e pranon! Kjo është arsyeja, që duhet të ruhet nga thashethemet, sepse t’u thuash shqiptarëve, se Zogu bëri shtet, është si tu thuash: Saliu u bë mbret… në ’97-ën. Për të mos i’a ngrënë hakun kodoshit me valixhe druri, edhe shoku Berisha, e filloi ashtu siç e filloi Zogu… dhe jeta politike e Saliut të parë, është sinonim i jetës politike të Zogut të parë.

Besoj, se të gjithëve u kujtohet “dashuria e madhe” e Saliut për Zogun Lekë, të veshur me rroba ushtarake dhe Saliun me ushtri, të veshur me tanke e kallashë, për të ndarë “mbretërinë”, ndërmjet Saliut të parë dhe zogut të dytë Leka. Përfundimisht, mbas thyerjes së pretendentit dhe anarkisë në vend, Saliu i parë, u bë president i republikës së tij presidenciale, duke e refuzuar “jo-në” e referendumit popullor.

As më pak e as më shumë, kështu veproi dhe Zogu i parë, u vetshpall mbret pa mbretëri, nga rruga e nisur si kryeministër, e më pas, si president i një republike presidenciale, pa pyetur as për parlament dhe as për shqiptarë.

Besoj, se moshatarët e mi, nuk e kanë harruar fjetjen poshtë divaneve në vitin 1997, kur plumbat na i bënin shoshë muret e dritaret, sepse populli referendar, kërkonte largimin e Saliut të parë. Kështu ndodhi edhe në vitin 1924, kur demokratët rrëzuan Zogun me votime, por ai, si Saliu nuk u largua, deri sa i bën atentat, e më pas me revolucion dha dorëheqjen i frikësuar, duke u larguar nga vendi, e duke rënë në “prehërin” e serbëve.

A nuk e dha dhe Saliu i parë në 97-ën dorëheqjen, duke qarë me lutje, që t’i siguronin jetën atij dhe familjes, pas gjithë atij shkatërrimi dhe tmerri që përjetoi Shqipëria, për një karrige që ishte uzurpuar nga bytha e tij?!

Besoj, se askush nuk e ka harruar 14 Shtatorin e grushtit të shtetit, duke përdorur si pretekst Azem Hajdarin?! Është i njejtë me sulmin e Zogut me 4 mijë mercenarët sllav, serb, malazez, bjellorusë dhe 500 malësorë matjan, për rrëzimin e Nolit.

Historia e tretë, është shpërblimi, që u bëri miqve serb Zogu dhe shpërblimi që u bëri serbo-shqiptari grekëve, si partnerë dhe miq në ditët e zeza. Zogu i parë, u fali Jugosllavisë Shën Naumin dhe Vermoshin, territor prej 25 hektarësh, kurse Saliu i dytë, u fali vëllezërve grek 28 “hektarë” det… pa “hesap”!

Por megjithëse historitë janë analoge, ka një ndryshim të madh në përfundimin e tyre: Në të tre rastet Saliu ngeli në fushën e të humburit, sepse nuk realizoi asnjë nga qëllimet e tij. Ndërsa Zogu i realizoi qëllimet e tij! Ndaj nostalgjia e ëndrrës së pa realizuar, e ka bërë shokun Sali të përmalluar dhe dëshpëruar.

Nëse Berisha, para një tufe daullexhinjsh të SHQUP-it, guxon të përdhosë figurën e Ismail Qemalit, askush nuk ka të drejtë ta fyej atë. Ai nuk gënjen, sepse me të vërtetë Zogu bëri “paloshtet”, paçka se ai shteti për Berishën e parë, ishte qëllimi i jetës së tij, e fatmirësisht kurrë nuk arriti ta realizonte, se për ne do të ishte një ëndërr e keqe.

Meqënëse, as Berisha i dytë nuk arriti të bëhej si Zogu i parë, shoku Sali (sepse kështu ka ngelur), ka një mundësi të fundit: Duhet të përpiqet fort të bëhet si “zogu i Tunës”… e kshu të fitonte simpatinë e shumë më shumë qytetarëve, sepse ka kohë që është bërë si “vëllai” i atij që ha gjemba dhe po i largohen edhe eunukët, që dikur i bënin fresk!

Një këshillë për shokun Sali: Ndërroja emrin qytetit të Tropojës, nga Bajram Curri bëje Zog Berisha!

9 komente në “Mbreti pa mbretëri Zog dhe “zogu” i Saliut”

  1. Brahoo says:

    Ja ke fut kot plako. Te krahasosh Zogun me Berishen eshte sikur te krahasosh Thatcher me Lenka Cukon.

    Njeri beri shtet ndersa tjetri e futi Shqiperin ne lufte civile. Njeri hoqi perçet ndersa tjetri ta futi ne Shoqerin Islamike. Njeri beri qe shqiptaret te nderoheshin dhe jashte ndersa tjetri beri qe te kesh turp te thuash qe je shqiptar.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Bravo Anri Bala, e qite noi lek edhe per sot.

  3. Patriot Mekembenetok says:

    O Anri Kabalaj, me mesimet e Enverit, dhe nen udheheqjen e Mu. Xhafes, do ta sillni edhe nje here diktaturen, o i paditur, o i pamesuar, o i pafytyre.

  4. Elba says:

    Or ti I Shkilles,akoma me genjeshtra dote ushqeniPopullin.Bastard! Enveri mbylli kufijte,i mori paret Popullit.E futi ne burg,e coi ne internim.E beri spiun.Zogu ska te krahasuar.Burri me fisnik I Shqiperise .Ndertoi Shtet,Shtet ama,Tre xhandare bente zap Qytetin’Shkodren,apo Tiranen,Korcen apo Elbasanin.Vertet Shqiperia e prapambetur,Populli nuk njohu tollonat e Enverit.Qypat I kishin me vaj njerzit,Kishin c’te hanin gjate vitit.Nese nuk gjenin pune ishin te lire njerzit te leviznin.Derine Amerike! Kush I mbyllikufijte as na thua?Shoku Enverbashke me Shokun Mehmet.Timonieret dhe varremihsit Shqiperise.Armiqte e Kombit Shqiptare.

  5. Po mir o andi palla plase duke shkruar per Zogun Mbret qe kohen e tij nuk e ke jetuar dhe nuk e ke idene si ka qene vetem duke degjuar c’far thone kasnecet e rregjimit enverian,po per kohen qe banda e kuqe komuniste-enveriste skllveroi shqiptaret ,ju mori ate qe eshte me e shtrejte LIRINE,grabiti pasurite e prinderve tane qe i kishin vu me gjak ,i vrau,burgosi internoi etj..shkruj ndoj here edhe per kete kohe tmerri,per luften e kllasave qe percau shqiptaret,per mjerimin,varferine eekstreme qe zenim rradhe ne 12 te nates per 1kg qumesht per te ushqyer femijte dhe nuk mernim dot se mbaronte,per rradhet e gjata me bidonet e vajgurit,,,,,e plot fakte te tjera 750 mij bunkere ,vrasjet edhe te shokeve te tij te luftes apo sta ben zemra per kumandantin,se te ka mare malli,ke 32 vjet pa e pare,po kur e rrezoi populli dhe e terhoqi zvare e ke pare,kushedi sa lot ke derdhur a derezi,ke shkuar ndonjehere te varri ti vesh ndonje tufe me lule ,e te shkretet juve sa shume po e vuani kohen e mbaruar te bemave te tij,ske ci ben keshtu e ka jeta ka nje fund ,mos u merzisni,ju po e beni detyren shume mire po vazhdoni rrugen e komandantit !
    lutemi botojeni komentin faleminderit !

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Elba, te marrte Shkumbini e te qit ne det si nje shishe plastike..! Zogu paska ber shtet..!!!!! Pffff ..! Shtet donte te bente Noli i madh por nuk e la Zogu me Nikolle Pashiqin. Gjithmone kur donim diçka te hajrit te benim, vinin te huajt edhe e shkatrronin..!

  7. Me ka rastisur shum her,qe te degjoj fjalen Malesor,jo vetem nga Qytetaret e ndryshem te Shqiperis,por edhe nga banoret e Rrethit tim ! Un jam Mirditor por jo Malsor.Malsor jan Tropojanet,Dukagjinasit,Shkodranet (jo te gjith) dhe nje pjes e Lezhes.Ata dallohen nga Emrat dhe Mbiemrat qe i kan ndryshe nga te Krishteret e Veriut te Shqiperis. Ajo qe bie me shum ne Sy te Malsoret esht veshja tradicionale e Grave Malesore qe i ben te veqanta nga pjesa tjeter e Verioreve.Lab ne kemi ne Vlor,Gjirokaster dhe Tepelen,por jo ne Korc,Skrapar,apo ne rrethe te tjera te Jugut.Kur degjoja ish deputeten e PD Albina Deda,tek thoshte se ishte Mirditore Malsore !!! Mendoja.-Populli e zgjodhi si pefaqesuese ne Parlament,por kur kjo Zonj, nuk din origjine e saj…….qte presesh me teper.

  8. Me ka rastisur shum her,qe te degjoj fjalen Malesor,jo vetem nga Qytetaret e ndryshem te Shqiperis,por edhe nga banoret e Rrethit tim ! Un jam Mirditor por jo Malsor.Malsor jan Tropojanet,Dukagjinasit,Shkodranet (jo te gjith) dhe nje pjes e Lezhes.Ata dallohen nga Emrat dhe Mbiemrat qe i kan ndryshe nga te Krishteret e Veriut te Shqiperis. Ajo qe bie me shum ne Sy te Malsoret esht veshja tradicionale e Grave Malesore qe i ben te veqanta nga pjesa tjeter e Verioreve.Lab ne kemi ne Vlor,Gjirokaster dhe Tepelen,por jo ne Korc,Skrapar,apo ne rrethe te tjera te Jugut.Kur degjoja ish deputeten e PD Albina Deda,tek thoshte se ishte Mirditore Malsore !!! Mendoja.-Populli e zgjodhi si pefaqesuese ne Parlament,por kur kjo Zonj, nuk din origjine e saj…….qte presesh me teper.___Nje keshill per shokun Enri Bala:Ne Shqiptaret me te vertet e vejm Flamurin Amerikan ne cdo zyr te institucionit Shqiptar!Por sjemi Amerikan ashtu sic deshirojn bashekombesit e mi dhe te juaj. Origjina apo Etniteti nuk jan me deshir.por ne Gen ose sic i themi keto vite e fundit shoku Anri: ADN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje