Nje 28 Nentor i veçante

30 Nëntor 2017, 13:16Blog TEMA
Nje 28 Nentor i veçante

Dilaver Baxhaku

Milano ka shumë pjaca. Njëra prej tyre, në veri të qytetit, quhej Pjaca Durante. Ishte shumë e populluar nga shqiptarët. Më së shumti nga familjarë, por edhe nga vajza të trotuareve, dhe nga çunat e tyre, natyrisht. Mbushnin hotelet.
Shumë klube e bare të zonës ishin bërë “pronë” e shqiptarëve. Çunat, që e bënin më shumë punën me telefona dhe me uiski në bare, e kalonin gati të gjithë ditën aty. Konsumonin uiski të shtrenjtë, që ua bënin më të shtrenjtë baristët, të cilët u merrnin dyfishin e çmimit. Për “vështirësi biznesi”, ngase baret e tyre kishin marrë hijen e zezë: rrallë e tek futej aty një italian. Një bar i tillë ishte edhe ai në rrugën Abruzzo. Pronar ishte një egjiptian, i cili, edhe ai si të tjerët, i rripte shqiptarët, se e dinte që i fitonin paratë kollaj.

Atë ditë ishte 28 Nëntor 1991. Shqiptaria, kudo ku ishte, e kishte Ditë me shenjë: gati 80 vjet nga ngritja e Flamurit të Mëvetësisë. Po kush kujtohej për festat kombëtare në mes të Milanos! Shumë-shumë ndonjë shoqatë, që mezi mblidhte një dorë shqiptarësh në një nga sallat e komunës.

Aty nga mesdita, në barin e egjiptianit nisën të mblidhen shumë shqiptarë, më shumë se ngaherë, të gjithë të së njëjtës zonë. Pas gjysmë ore bari gëlonte nga djem e vajza. Ishin ato, vajzat e trotuareve. Të gjitha të bukura, të qeshura apo hijerënda. Të veshura mirë. Të pastra e gjithë nur. Të shoqëruara nga çunat e tyre. Nuk e di nëse ishte bërë më parë ndonjë njoftim, por bari u mbush përplot, aq sa nuk merrte më. Salla e ndejës ishte në brendësi, kalohej aty me disa shkallë. Egjiptiani erdhi e hodhi një sy. Tundi kokën e mblodhi buzët, edhe i befasuar, edhe i kënaqur. Në banak kishte vetëm një vajzë, të bijën. Thirri përforcime: erdhën dy kameriere brune. Uiski, birra, pasta. Kur e pashë kështu, nxora nga valixhja ime disqet me muzikë shqiptare, që i kisha marrë nga Shqipëria për shoqatën. Këngë e hare. Nuk vonoi edhe kërcimi. Egjiptiani u shastis.
– Mashalla, mashalla! Belo, belo – kujtohej që ishim në Itali dhe gjuha e përbashkët ishte ajo e vendit.
Ato vajza që rrinin gjithë natën trotuareve për të pritur klientët, herë fytyrëngrysura e herë grindavece me njëra-tjetrën, tashti këndonin e gëzonin gjithë hare.
U ngrita më këmbë me gotën në dorë. Dikush tha. Qetësi!
– Epooo… Gëzuar Festën e Flamurit!
– Gëzuar! Gëzuar!.. shpërtheu nga çdo tavolinë.
– Kush e di këngën e Flamurit?

Urra. Duartrokitje. Gota me uiski e me verë.

Më ishte afruar egjiptiani i barit dhe po më ndukte për mënge.
– Ç’është?.. – më pyeti. – Pse gjithë ky aheng?!
Ia shpjegova se sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, që do të thotë Dita e Pavarësisë, dita kur vendi i tyre…
– Pse nuk më thua?! – u hodh egjiptiani dhe u foli esmerkave të tij: – Një xhiro nga unë për të gjithë!.
Kjo do të thoshte: ofroj unë nga një pije për të gjithë.

Nuk e di sa ndenjëm, mbase tri a katër orë.

Ndërkohë, egjiptiani ma bën me shenjë që nga banaku. Vete pranë tij dhe shoh aty dy karabinierë.

– Këta zotërinjtë duan të flasin me shefin – tha egjiptiani, duke treguar me kokë nga karabinierët. – Pastaj mblodhi buzët: – Ju nuk më thatë se nuk kishit marrë leje për ahengun.

– Nuk jam shefi – thashë unë. Pastaj u drejtova nga njerëzit e rendit:
– Urdhëroni, zotërinj! Prisja të kërkonin llogari për festën e zhurmshme që kishim bërë në mes të Milanos.

Foli më i moshuari i tyre, mbase edhe shefi i patrullës:

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje