Nga Denar Biba
Për shkak të detyrës, por edhe si qytetar i angazhuar, më bënë përshtypje gjetjet e Raportit “Informal life of Political Parties in Western Balkan Societies” (“Jeta informale e Partive Politike në Shoqëritë ë Ballkanit Perendimor”).
Për herë të parë lexova për këtë raport në median shqip që i referohej një postimi të z.Petrit Vasili në Facebook, nën okelion “Projekti i BE çertifikon vjedhjen e votave”.
Kërkova lart e poshtë nëpër gazeta e portale online, por nuk pashë asnjë gjurmë të lajmit. Diçka nuk shkonte.
N.q.s do të kishte një projekt të tillë të ndërmarrë nga vetë BE, me siguri që KQZ do ishte në dijeni në ndonjë mënyrë; më së paku një takim me dikë, apo një ftesë gjatë lançimit – mendova.
E kërkova në internet titullin dhe më në fund e gjeta. Raporti është realizuar nga Instituti për Demokraci “Shoqëria Civile” – Shkup (IDShCSh). Ndryshe nga shumica absolute e shqiptarëve, përfshi edhe ata që jetojnë me politikë, të cilët nuk e kanë dëgjuar kurrë më parë këtë ojf maqedonase, për mua emri është i njohur, pasi Instituti në fjalë boton edhe një Revistë të përtremuajshme, “Political Thought” (“Mendimi Politik”), në numrin 32 (Dhjetor 2010) të së cilës kam kontribuar edhe unë si bashkautor i një shkrimi mbi “Sfidat e Shtetit të së Drejtës në Shqipëri”. Revista financohej (atëkohë, nuk e di tani) nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung, zyra e Shkupit, i cili, pa asnjë dyshim që nuk mbante asnjë përgjegjësi për ato çfarë kam shkruajtur apo analizuar unë rreth realitetit shqiptar. Instituti në fjalë, siç vetëpërcaktohet, është “një organizatë jo-qeveritare, e paanshme, jo-fitimprurëse, e ngritur në vitin 1999, nga një grup intelektualësh maqedonas, me qëllim mbështetjen e proceseve demokrative për një Maqedoni të zhvilluar, me qytetarë të lirë e aktivë” (për më shumë kliko http://idscs.org.mk/wp-content/uploads/2016/10/IDSCS-short-portfolio-ENG-2016.pdf).
Por le të kthehemi tek raporti dhe gjetja e tij alarmuese se “Survey results suggest that one in five respondents … in Albania (21%) reported receiving an offer of money or favours in exchange for a vote” që shqip përkthehet “Rezultatet e vëzhgimeve sugjerojnë se 1 nga 5 të anketuarit në Shqipëri raportojnë të kenë marrë një ofertë për para apo ndere në shkëmbim të votës”.
Kjo është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë në lidhje me fenomenin e shit-blerjes së votës në Shqipëri, të paktën që pas vitit 2000, por ndoshta edhe më herët. Praktikisht, në Raportet Përfundimtare për Zgjedhjet në Shqipëri, misionet e OSBE –ODIHR, të cilët angazhojnë dhe marrin informacion nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish të huaj dhe vendas (disa qindra), në lidhje me këtë cështje nga Zgjedhjet 2013 e në vijim janë shprehur se:
“Pretendimet për blerjen e votës, të bëra dhe nga dy partitë politike më të mëdha kundër njëra-tjetrës dhe kundër LSI-së, u intensifikuan në ditët para ditës së zgjedhjeve dhe cenuan klimën zgjedhore. Shumë prej pretendimeve për blerjen e votës fokusoheshin mbi grupet vulnerabël, veçanërisht në komunitetin rom dhe egjiptian, sidomos në zonat rurale.” (Zgjedhjet 2013).
“Pati akuza të shumta për blerjen e votës, duke përfshirë pagimin e drejtpërdrejtë të zgjedhësve, si edhe të individëve për të siguruar vota prej të njohurve dhe familjes së tyre. Pati gjithashtu akuza për individë që u dorëzuan kartat e tyre të identitetit partive përpara ditës së zgjedhjeve. Drejtues dhe personalitete të tjera të partive parlamentare dhe joparlamentare pohuan se ky është një tipar shqetësues i zgjedhjeve në Shqipëri, i cili duhet trajtuar seriozisht. Pavarësisht numrit të madh të akuzave, mekanizmat e ankimit për shkeljet gjatë fushatës mbetën gjerësisht të papërdorura nga partitë politike.” (Zgjedhjet 2015)
“Një numër bashkëbiseduesish pranuan se përpjekjet për blerjen e votave në zona të disavantazhuara ekonomikisht mbeten një problem. Ndonëse ky fenomen nuk haset vetëm në këto komunitete, ai prek në veçanti pakicat kombëtare Rome dhe Egjiptiane.
Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës.58 Pas ditës së zgjedhjeve, si PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve.” (Zgjedhjet 2017).
Shifra tepër e lartë dhe qartësisht e përcaktuar (1 në 5 të anketuar) e raportuar nga Instituti maqedonas është mbresëlënëse, ndaj edhe kërkova të mësoja më shumë në lidhje me metodologjinë e zbatuar prej tyre për të dalë në këtë përfundim të padëgjuar më parë, i cili më së paku kërkon thellim. Qoftë edhe kaq sa po bëj unë.
Sipas vetë Raportit, ai është hartuar nga 3 studiues të IDShCSh, zotërinjtë Jovan Bliznakovski, Borjan Gjuzelov, Misha Popovik (nga 10 vetë që ka Instituti të punësuar në total) dhe “gjetjet e tij janë bazuar kryesisht në të dhënat e siguruara nga kërkimet e zhvilluara në periudhën Maj – Qershor 2017 me 6040 individë përmes 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, si dhe përmes intervistave gjysëm të strukturuara, kërkimeve etnografike në rajon dhe dokumenteve arkivore”.
IDShCSh financohet nga fondet IPA të Komisionit Europian, Foncacioni për një Shoqëri të Hapur (Sorros), Shteti Zviceran, USAID Maqedonia, FCO – Ambasada Britanike Shkup, Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung – zyra e Shkupit, etj., ndërsa Raporti është pjesë e Projektit HORIZON 2012, të financuar nga BE. Projekti HORIZON 2012 zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar i drejtuar nga Shkolla për Studime Sllave dhe Europiano Lindore pranë Kolegjit Universitar Londër.
Në bibliografinë e përdorur për Raportin nuk ka asnjë autor shqiptar, por në informacionin që vetë IDShCSh jep në faqen e parë të Raportit tregohet se partneri shqiptar për realizimin e këtij raporti ka qenë Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike (QKHA). QKHA nuk ka asnjë adresë në internet, vetëm faqe në FaceBook, sipas të cilës rezulton të jetë një ojf shqiptare me vetëm një anëtar, e themeluar në 2009 dhe adresë rruga “Shinasi Dishnica”, nr.16, Tiranë. QKHA liston si të parin dhe të vetmin aktivitet të saj pjesmarrjen në lançimin e Raportit “Jeta informale e Partive Politike në Shoqëritë ë Ballkanit Perendimor”, të Institutit maqedonas.
Në këtë pikë vlerësova që i kushtova krejt kohën e nevojshme këtij Raporti. Ndoshta pak, po qartësisht më shumë se çdo shqiptar tjetër, me përjashtim (ndoshta) të anëtarit të vetëm të QKHA.
Hahhahaahaaa!
Wlcome back prof Denari! Kishe ca kohe qe i mungoje botes mdiatike dhe kthimi ishte ashtu sic duhej: shkence dhe humor bashke:).
NUK E mora vesh ate raportin. Se e tha Lul basha po keta te BE ne tirane nuk thane asgje.
dmth nuk e paska bere as BE as paska ndonje fare vlere. Mire qe u kujtua ky zoteria qe kuptuam cfare ishte. Qe ka vjedhje votash nuk disjutohet po 1 ne 5 vete eshte suuuuuuper egzagjerim
Raporti qenka bere ne muajt maj – qershor 2017, ende pa u zhvilluar zgjedhjet. Pra eshte bere mbi bazen e hamendesimeve se do te kete oferta per blerjen e votes. Por:
1- Raporti nuk thote se ofertat me leke, apo favore te tjera, jane bere vetem nga socialistet. Oferta, dihet, sic jane dhe disa te proceduar penalisht, jane shumica nga LSI. Por gjithkush e di se oferta ne nje forme apo tjeter, pati edhe nga PD. Deputeti pasanik, Shehaj i Vlores, i derdhi paret lume per te blere votues. Por edhe ne takime me individe te vecante edhe drejtues te PD-se, premtuan favore per ata qe do te votonin PD-ne, ne rast se kjo force fitonte zgjedhjet.
Pra, ata 20% qe deklarojne se kane patur oferta ne kembim te votes, nuk kane deklaruar se nga kush i kane patur keto oferta. Keshtuqe, ajo qe deklaron PD, se kjo 20% eshte e mjaftueshme per te ndryshuar rezultatin, eshte vetem nje shashke. Ofertat kane qene nga te gjitha anet e politikes.
Megjithate, perseri kjo nuk percakton asgje. Sepse gjithkush para zgjedhjeve premton. Por kjo nuk do te thote qe votuesi, ndikohet patjeter nga ofertat qe merr.
2-Te thuash se 20% e zgjedhesve, ( jo 20% e votuesve, pasi raporti qenka bere para zgjedhjeve, ku jo te gjithe zgjedhesit behen votues, pasi shume zgjedhes nuk marin pjese ne votime), deklarojne se kane patur oferta, ne fakt mund te kesh dhene indicie per fenomenin, por jo per devijimin e rezultatit. A kane bere pyetjen anketuesit se per cilen force politike kane votuar ne zgjedhjet e mepareshme keta zgjedhes !!!???
Pasi ketu qendron dobiclleku. Keta 20% mund te jene te gjithe votues te PD-se, dhe e kane deklaruar kete gje, duke ecur sipas bertitjeve e cerrjeve te lidershipit te PD-se ne kohen kur ishte ne cader, se votat do te blihen nga mafia e krimi. Pra. ky fakt hedh poshte konkluzionin se votat ne Shqiperi u blene masivisht sic deklaroi Lulezim Basha. Sepse ne mmes te anketuarve, mund kete te qene edhe vete Lulzim Basha dhe disa militante te PD-se te cilet nuk do te deklaronin tjeter vecse -“votat rezikohet te blihen me leke apo favore te tjera”. Po 80 % e zgjedhesve qe mohuan blerjen e votes me ane te lekut apo favoreve te tjera, keta nuk paskan rendesi? Pra 20% pohojne se vota mund te blihet ndersa 80% mohojne se vota mund te blihet. Cili obsjon fiton? Sigurisht qe 80%. Pra vota nuk mund te blihet masivisht.
3- Vota u ble masivisht, thote Basha. Qe do te thote se ngado qe te ktheje koken, do te shihje vetem pazar shitblerje votash. Leke qe jepeshin e mereshin masivisht, dhe 2 milione kamera ne duart e shqiptareve,( TELEFONA) , por edhe te opozites, dolen fllossh, sepse asnje, fiks asnje rast i vetem nuk u filmua. Dhe zgjedhje kaq te qeta si keto, te gjitha kronikat televizive dhe te gjitha portalet deri te henen pas zgjedhjeve e pranuan, se zgjedhje kaq te qeta dhe kaq te rregullta asnjehere nuk ka patur. Pastaj te marten, aaa, duhej justifikuar humbja…..
Ore po c’mutin do ky instituti Maqedonas,ne Shqiperi? Lexoj se kjo OJQ ka si qellim:”…mbeshtetje te proceseve demokratike per nje Maqedoni te zhvilluar…”Ky Tito Vasili mos di gje se,Shqiperia ben pjese ne Maqedoni,qe i referohet kesaj OJQ-je?Ne vend ta permbledhe kete OJQ-ne dhe ti thote se ka nderhyre ne ceshtje te jetes politike te Shqiperise dhe jo te politikes Maqedonase,per te cilen eshte krijuar,perkundrazi,e merr si sistem ku duhet te “referohet”…
Jepi Tit Vasili,YYYP Xhixhi,vizitoju tek doktor Cekja se per ate je katandisur…