Në 45-vjetorin e vet, Akademia e Shkencave prej themelimit, tek rrënimi!
Nga Luan Rama
Në vitin 1972, 45 vjet më parë u themelua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Padyshim një ngjarje e madhe, ngjarje e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë e jo vetëm, po për gjithë trojet shqiptare në hapësirën ballkanike e gjithkund tjetër nëpër botë ku flitet shqip e jetojnë shqiptarë. Për të kuptuar përmasat reale të kësaj ngjarjeje dhe meritën e madhështisë së veprës së atyre që e themeluan, mjaftë të kujtojmë se vetëm 15 vjet para themelimit të Akademisë ishte çelur Universiteti i Tiranës, ndërkohë që prej vitit 1945 vinim me një popullsi në më shumë se 90 përqind analfabetë, të pashkollë!
Mirëpo, asnjë fjalë prej askujt; pikë sëpari prej vetë akademikëve, një pjesë e të cilëve mjerisht e mbajnë këtë titull pa asnjë meritë! Asnjë fjalë, asnjë veprimtari, asgjë! Njësoj si të mos ishte.
Po si nuk guxuan të paktën këta të Akademisë të nderonin Aleks Budën e Eqrem Çabejn, Androkli Kostallarin e Mahir Domin, Petrit Radovickën, Shaban Demirajn, Hekuran Marën, Kolë Popën, Luan Omarin, Dhimitër Shuteriqin, Besim Elezin, Fejzi Hoxhën, Petrit Gaçen, Ylli Popën, Stefanaq Pollon e të tjerë, ata që e themeluan e pasues të tyre që i dhanë asaj emër, integritet, autoritet shkencor e intelektual, i dhanë peshë e vlerë gjithkund duhej folur e diskutuar per albanologjinë, për etnogjenezën, prejardhjen tonë, per historinë, për gjuhën, për kulturën, por edhe kur duheshin ndërtuar vepra të mëdha si Fierza e Komani?! Si nuk dënjuan të thonë një fjalë mirënjohjeje e nderimi qoftë edhe vetëm prej faktit se janë sot në ato zyra e mjedise ku kanë punuar ata emra të mëdhej që me përmasën e fjalës e të veprës së tyre i bënë nder popullit, atdheut, kombit?!
Çfarë mjerimi e rrënimi!
Dhe sa turp! Turp për ata të gjithë!
E në fakt, Çabeji, Buda, Kostallari, Domi e të gjithë ata, nderi i shkencës e kulturës tonë kombëtare, nëse do të ishin gjallë, shumë prej ketyre “akademikëve” të sotëm nuk do të dënjonin t’i merrnin në punë as si pastrues të Akademisë! E ndoshta, edhe prej kësaj diference, këta të sotmit nuk guxuan të mblidhen e të nderojnë 45-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shencave.
Sepse, Afërmendsh që qeveria e cila i ka shpallur luftë Akademisë nuk ndjente e as ndjen ndonjë detyrim të nderojë 45 vitet e ekzistencës e të punës së Akademisë.
Sepse qeveria është e kyçur tek droga, kanabizimi i vendit, krimi e korrupsioni!
Sepse qeverisë i kanë humbur patentat e po ja gjejnë rrugëve!
Sepse qeverisë i janë shpallur në kërkim drejtorët e policisë – ushtarë të trafikantëve të drogës!
Sepse qeverisë pasi ju kalbën palmat, para se ta zgjerojë edhe me dy korsi të tjera autostradën prej daljes nga Tirana deri në qafë të Kasharit, i duhet të mbjellë përkohësisht edhe disa miliona euro me pisha!
Domethënë në rendin e punëve të qeverisë, Akademia nuk është! Ose është, por me impenjimin se si të mos jetë më!
Por bashkë me mjeranë – akademikët e sotëm dhe hashash – qeverinë, në 45 vjetorin e Akademisë, askush tjetër nuk foli për të, askund tjetër nuk u fol per te!
E kur them askush nuk foli për të, pra për Akademinë, kam parasysh në shenjë nderimi e respekti për institucionin dhe punëtorë e saj mendjendritur.
Sepse, ne fakt për Akademinë dhe akademikët e saj foli kryeministri! Madje foli edhe para akademikëve!
I thirri, ju foli, ju tha çfarë deshi; i talli, i fyu, i poshtëroi aq sa i cilësoi agjensi funerali që përcjell të vdekurit, e pastaj i përcolli!…
Mirë jua bëri!
Dhe ata ikën, të gjithë një e nga një! Ikën si akademikë!
ALPINI.
Luan ty te eshte shembur shtepija dhe shan ato qe ju ka rene pak suvaja.Nuk behet opozit keshtu o LUn prej lecke.se para tre muajsh ishe pjese e kesaj qeverie.Nuk te beson me kush.
Idiotizma te nje mediokri si Luan Rama. Akademine e Shkencave e shkaterroj Berisha dhe Myqerem Tafaj (keshilltari i tij) duke vendosur ne krye te Akademise njerez medioker me qellimin udb-ist qe ti jepnin fund institucionit me te rendesishem shkencor te Shqiperise. Vune ne krye te akademise nje mundes si Gudarin. Z. Rama beri shume mire qe kerkon ta rinovoje kete Akademi shume te rendesishme te popullit shqiptar. Akademia ishte kthyer ne nje qender mediokrish dhe kprrupsioni qe merrej me bursa me miqesi sepse te gjithe ata qe ishin te zotet u eliminuan nga esadistet. Prandaj Luan Rama ne vend qe te sulmosh ata qe vertet e shkaterruan Akademine sulmon qeverine aktuale qe kerkon ta rindertoje dhe vendose nderin e Shqiperise ne vend.
Nuk eshte Luan Rama i LSI qe shkruan kete kritike p’Luan Rama isj ambasador ne France, ish drejtor i Kinostidjos shqiptare, pra njeri i kultures dhe jo i politikes.
Shumica e tyre jane akademike koti, por edhe para demokracise kishte shume te tille qe i ka analizuar mjeshterisht prof. Gj. Karaiskaj ne romanin e tij “Ferma e Dijes”. Perjashtim bejne vetem nje grup gjuhetaresh te cilet kane meriten e madhe te studimeve dhe botimeve per gjuhen shqipe. Ajo tradite duhet ruajtur me cdo kusht, por pa qene nevoja e institucioneve akademike, qe nuk justifikohen per rastin e Shqiperise. Nje Institut i fuqishem i gjuhes dhe historise, me personalitete te spikatura te fushes, mund te plotesoje tek ne, nevojat imediate dhe te perspektives.
Renim dhe mjerrim ne cdo aspekt te jetes e vlerave te shoqerise shqiptare! Renim dhe mjerrim i gjuhes, kultures, historise dhe albanogjise shqiptare!
Ketu e vite ne Shqiperi ka lindur e mbijeton narcisizmi. Propaganduesit e kesaj ideologjie jane persona me nivel (e shumta) te shkolles se mesme, por qe kan “futur ne xhep” edhe tre apo kater “doktorata”. Dhe sigurisht udheheqesi dhe flamurtari i tyre eshte kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ky tip shikon vetveten ne reflektimin e nje pellgu me uje te qelbur te nje grope te ujrave te zeza ne rruge (ku puceta e vjedhur eshte shitur per hekurishte) dhe i duket vetja e bukur!!! Eshte kaq i dashuruar me vetveten e me zgjuarsine e tij sa me arrogancen e tij nuk perfill me askend dhe asgje!
Ai tashme e quan veten profet, ndoshta Zoti i zbritur ne Toke. Ai “di” te beje gjithcka dhe “me mire” se kushdo tjeter!! Ai “eshte” udheheqesi, patrioti, politikani, historiani, gjeografi, diplomati, piktori, skulptori, bojaxhiu, sportisti, filozofi, gazetari, modelisti, arkitekti, akademiku, gjuhetari, mjeku, filozofi, ……………. e pse jo, pellazgu qe do “rilindi Shqiperine e Madhe te Ballkanit”!!!!!!!!!!!!!!!!
Sigurisht, Ai ka nevoje vetem per dicka, per …… psikiater!
Kenaqesia me e madhe e te lexuarit eshte,
ta fillosh nga fundi.
Por kur ne fillim vrojtova emrin, u befasova,
per mua te gjithe shqiptaret jane akademike,
secili ne fushen e tij,mund te jene dhe k.m,kryetare opozite,puntore, por drejtues ne cdo aktivitet te tyre.
Shkurt,skemi nevoje per akademi;
sepse te te tere jemi akademik sipas menyres qe ne kuptojme.
Klimax,
Lexoje ate librin e botuar tash “Djaj nen Veladon” dhe do ta gjesh veten aty si skllav i Janulles!
Nik
akademi kote e me akedemiker koti, po te kakten ishte. tashti séshte me.
Akademia e parazitëve hajdutë.
Të mbyllet në pritje të akademikëve.
turp per kete akademi qe kemi sot. turppp. para 1990 ne kishim nje AKADEMI SHKENCASH, qe ishte nderi vendit, kombit dhe qe bente pune dhe jo pallavra dhe pisllek si keta sot.