Për grate shqiptare që shisnin gjak dhe turpin e kohës

23 Nëntor 2017, 19:44Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

Hyejda El Sajed, një vajzë shqiptare me gjak sudanez, balerinë, piktore, etj., person publik, tha në një studio televizioni se dikur nëna e saj jepte gjak për tu ushqyer.

Midis të tjerave ajo tregoi për varfërinë tone, se si një mësuese i ofroi bukën e saj etj. Them varfërinë tone, pasi Hyejda nuk ishte e vetmja. Varfëria ishte gjymtyrë e jona, ajër i së përditshmes.

Mirëpo kjo gjë normale kishte mbi kokë një mendje që ngulte këmbë për ta mbuluar atë, për tu dukur se kishim, e kjo ishte anormale. Kjo ishte halli i vërtetë, halli psiqik i joni. Nuk dua të them se më bëri përshtypje. Një edukate e mbrapshtë që bëjmë mire ta hedhim tutje. Megjithatë Hyejda më futi në atë botë ku ka plot të vërteta të tjera të pa thëna. Të paktën mbi konceptin e një veprimi qytetar, turpit, apo hallit.

Më kujtoi ca gjeste të kohës që shumë gra, shumë nëna i bënin…, ca punë me të vërtetë fisnike, por që për kohën, çuditërisht quheshin turp. Ose nuk e di për çfarë dreqin ndjesie vrastare, tonën, brenda nesh, duhej të quheshin të tilla. Kishte plot gra që jepnin gjak. Dhe ta dine shqiptarët, gra.

Gratë dominonin në dhënien e gjakut. Burrat numëroheshin me gisht. Këtë ma ka verifikuar një mjek kohë më vonë, një përfaqësues i Bankës së gjakut, duke më thënë se për burrat ishte tabu. Shitja e gjakut në kohë ishte një punë e fshehtë. Të paktën për mentalitetin tone.

Edhe pse ekzistonin Institucionet. Një turp edhe pse në fakt është puna më fisnike. Atëhere bëhej nga halli. Dhe në mëndjen tone, halli ishte turp. Kësisoj futej në atë kategorinë shët, mos trego, mos fol. Plot kemi. Në kategorinë e turpit, a prostitucionit.

Kjo mendësi ndihet edhe sot në raport me halle të tjera, deri tek shëndetsoret. Mos rrëfimi, mos shkuarja tek doktori etj. Po, jepej gjak me lek. Nga halli jepej. Nga varfëria.

Plot jepnin, e askush nuk tregonte. Jepnin edhe për halle që tanimë na duken fare banale, thjesht dikush, miku, a shoku, a fqinja, martonte djalin a vajzës. Dhe duhej patjetër t’i shkonte e ta doroviste në tabaka.
Sot botës, dhënia e gjakut quhet dhurim.

Dhe shpesh të ofrohen për mirësi dy bileta kinemaje. Sepse në konceptin bashkëkohor, dhurimi gjakut është shpëtimi i një jete. Atëhere shpërblimet me lek ishin mbyllja e llogarive të një ekonomie të dështuar, të një shteti megafon. Dhe midis hallexhinjlve kishte dhe nga ato e ata që ia kishin kuptuar zgjebosjen sistemit dhe rronin duke dhënë gjak. Jashtë realitetit.

Puna është se, po sot… a vazhdojmë me këtë mentalitet shët, karshi dështimeve sociale? Pa as më të voglin disktuim që po. Jo të gjitha arritjet duhet medoemos t’i atribuohen apo të priten prej politikës, por edhe nga përgjegjësia civile. Se duke i thënë si merita dështimet e së kaluarës, vazhdojmë të njëjtin avaz. Avazin e shët-it.

Se sa e rëndësishme është të japësh gjak, e dine ata njerëz që kanë talaseminë pjesë të familjes. Ata njerëz që vetëm kur u bie halli në kokë, mbajnë sytë tek bankat e gjakut.

Gjithësesi jashtë këtyre hamendësimeve sociale, janë dhe mbeten të arta ato nëna që jepnin gjakun e trupit. Po, po, të arta.

5 komente në “Për grate shqiptare që shisnin gjak dhe turpin e kohës”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Or zoteri ti ngaterron keq “kekun me byrekun” apo “dollarin me karin”. Tjeter gje eshte dhurimi i gjakut, tjeter gje eshte shitja e gjakut. Burri me gruan kryejne aktin seksual, edhe paguesi me prostituten kryejne aktin seksual, sipas logjikes qe perdor ti, ne fund te fundit “akt seksual” eshte, perse atehere shoqeria e denon prostitucionin moralisht, dhe ne shume vende edhe penalisht? Po te jesh i zoti ta besh kete dallim, do te kuptosh edhe perse shitja e gjakut ne kohen e dhjere te komunizmit ishte tjeter gje nga dhurimi i gjakut.

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Or gazetar dhe ne Gjermani qe eshte nje nga shtetet ma te fuqishme te botes njerzit shesin gjak kunderjt pageses,Or kazanxhi mir do ishte qe realitetin e kohes se Enverit ta gjykoni pa mllefe dhe inate.Ather nanat e shkreta shisnin gjak per me rrit fmijt ndersa ,sot shesin bythen,nderin bile dhe femijet e tyne per te jetu.

    1. CUBELI says:

      Bravo, Katerina koment shume i sakte,respekt!.

  3. romeo says:

    Na rrofsh trapin,o xhuxhumaku!
    Kudo edhe dje ,por edhe sot gjaku dhurohet packa se paguhet!
    Tjeter jane politikanet dhe diplomatet e huaj qe dhurimin e gjakut e bejne falas per reklame dhe imazh.Doemos qe ata nuk kane nevoje per para,por per pordhe!
    Ne se atehere dhurohej gjaku me leke,sot behet shume here me ndyresisht,po nga grate,qe permend kjo Hyejda!
    Tani grate shesin veglen e shurres per te ushqyer femijet!
    Shkoni ne mijra familjet e ngujuara ne veri dhe pyesni grate se ku i gjejne leket per te ushqyer femijet,pasi pune nuk kane?
    Tani dalin plot kurva qe hiqen si te ndershme!

  4. CUBELI says:

    Nuk e kuptoj,c’do kjo qe jeton ne Shqiperi!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje