LSI akuza Ramës për përmbytjet: Palmat dhe gomarlleqe te tjera ishin projekti i kryegënjeshtarit

2 Dhjetor 2017, 10:39Politika TEMA

Petrit Vasili ka folur për përmbytjet ku sa i përket atyre në autostradën “Tiranë-Durrës”, shigjeton kryeministrin Edi Rama.

 

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së e ka quajtur Ramën gënjeshtar duke sjellë në vëmendje edhe disa projekte që sipas tij ishin të dështuara gjatë kohës që ata ishin në koalicion.

Statusi i plotë

Kryeministri, eshte ai pergjegjesi i shkaterrimit te autostrades dhe permbytjes per shkak te palmave.

Kryeministri dje genjeu dhe tha me gojen plot se nuk e kane fajin palmat per permbytjen dhe bllokimin e pashembullt te autostrades Tirane-Durres.

Ky kryeminister tanime eshte thjesht nje genjeshtar i papergjegjshem qe vetem synon te perfeksionohet ne kete zanat.

Drejtori i Emergjencave Civile ne 23 nentor 2015 per permbytjen shume me te vogel,qe ndodhi atehere ne autostrade deklaronte qarte se shkaku jane palmat.

Dihet qe palmat dhe gomarlleqe te tjera si keto ishin projekti i kryegenjeshtarit per gjoja sic i quante ai “mobilimin” e rrugeve.

Prençi ne 23 nentor 2015 ja cthoshte:

“Nuk jam me profesion inxhinier por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë.

Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër.

Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanë. Është gabim inxhinierik.

Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale”.

7 komente në “LSI akuza Ramës për përmbytjet: Palmat dhe gomarlleqe te tjera ishin projekti i kryegënjeshtarit”

  1. petrit says:

    Zoti Vasili qendro ne profesionin tend te infermierit e mos fol gomarlleqe, ashtu sic po ben perdite vetem per te goditur Edi Ramen. Shpejt harrove se rruget i ka pasur Lesh e Lia, apo i kishit vetem per te vjedhur fondet qe qeveria jepte per rruget. Turp te keni.

  2. Shqiptari says:

    Po autostraden Tirane- Durres kush e ndertoi moj zonje ?
    Me duket se ti, apo jo ?

  3. Adi says:

    Nje mjek qe nuk eshte mjek, dhe nje polic duan te behen inxhinjere !

  4. spartaku says:

    Keta te LSI-e shume po na çajne bythen me keto mbroçullat e tyre.Zhdukuni pisa.Shqiperia eshte ne veshtiresi natyrore bashke me qeverine ne terren,ju maskarenj mbroçkullisni gjepura.Mos dilni ne televizion,se na ngrini nervat e na vjene per te vjell.

  5. Lili says:

    Si nuk ke turp o edepsez hitler.Ti ishe ne pushtet.Po ne Librazhd.Elbasan Fier etj.ku s ka palma, kush e beri katastrofen?.. Mos u tall me popullin ne keto dite te veshtira por pervishi menget e ndihmo dhe nxirr parate e vjedhura dhe jepja popullit te varfer.

  6. Monitor says:

    O Vaso P. po kaq rende je. Te gjithe e dine qe nja 10 vjet transport dhe rruget i ka pasur LSI.
    Mesa duket parimi i Lsi vidh dhe mashtro ka funksionuar edhe per palmat e Autostrdes.
    Po te kishe thene kete fakt do te besonim. Mirpo je fatkeq! Ke monen! Mision i pamundur! Ajo t’i pret allatet! Gjithsesi ti je genjeshtari!

  7. Linda says:

    Gjithmone te felliqur. Edhe ne keto dite te veshtira per vendin kerkon te beje politike te felliqur. Harron se urrehen me shume nga populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje