Sinjale paqeje mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pas një stine konfliktuale dhe të përndezur politike, e mbushur me akuza të forta nga ana e LSI, kërcënime dhe sulme të ndërsjella, përfshirë edhe prishjen e koalicionit, daljen më vete në zgjedhje dhe shkarkimin e disa drejtorëve të LSI nga ana e PS, mes dy forcave politike ka shkrirje akujsh.
Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur në prapaskenë, por shumica parlamentare ka hequr nga axhenda e punimeve të Kuvendit projektligjin për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë se kjo nismë ligjore nuk mund të votohet nga Parlamenti për të paktën gjashtë muaj.
Projektligji që rregullon veprimtarinë e Presidencës u përfshi në axhendën e punimeve të Kuvendit, për këtë sesion të ri parlamentar, në mesin e muajt shtator.
Ndërkaq, këtë të enjte, u mblodh Konferenca e Kryetrarëve për të përcaktuar programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në 22 dhjetor të këtij muaj. Projektligji për Presidentin e Republikës së Shqipërisë nuk figuron as në programin e punës dhe as në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Projektligji për Presidentin figuron me statusin ‘i tërhequr’ edhe në arkivin e projektligjeve dhe ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Projektligji për Presidentin ishte depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Ulsi Manja, që në fund të viti 2016. Por, nga verifikimet, nisma është tërhequr përfundimisht ditët e fundit.
Lëvizja tjetër
Në të njëjtën kohë, shumica në pushtet është tërhequr, të paktën përkohësisht, edhe nga shkarkimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla si dhe nga shkarkimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Siç dihet, përpos Partisë Demokratike, kryeprokurori Adriatik Llalla është votuar dhe mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Krahas tërheqjes nga nismat në fjalë, kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së fundit plenare, ftoi opozitën për dialog.
Po gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta u shfaqën sëbashku në kremtimin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit. Përpos precedencës së përbashkët në ceremonitë për 28-29 Nëntorin, mes Ramës dhe Metës nuk munguan as batutat. Nga ana tjetër, kryetarja LSI, Monika Kryemadhi, ishte në krah të kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ditën Çlirimit.
Projektligji për Presidentin
Nisma përcaktonte rregulla lidhur me pozicionin e kreut të shtetit, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, procedurën e shkarkimit, ushtrimin e detyrës, statusin e tij, statusin e familjes, organizimin e brendshëm të institucionit etj. Përpos të tjerave, neni 48 i projektligjit, parashikonte që Presidenti, pas mbarimit të mandatit, nuk mund të merrte me vete asnjë dhuratë që ka marrë nga të huajit gjatë vizitave jashtë vendit apo gjatë pritjes së zyrtarëve të huaj në Shqipëri.
Projektligji e detyronte Presidentin të dorëzonte dhuratat e çdo lloji, duke i konsideruar këto të fundit pronë e shtetit dhe jo e kreut të shtetit. Nisma shihej në disfavor të kreut të shtetit, pasi i hiqte edhe disa privilegje Presidentit të Republikës dhe familjes së tij.(shqiptarja.com)
Hajdutet i bashkon nje qellim!kujt i plas per popullin dele!
Me duket se e dhjeve edhe ti Edi Rama mos u merzit se erdhen votimet e pushtetit lokal .Sali Berisha me nje deputet me shume pra 50 plus 1 % nga ku 6 deputet i kishte te blere dhe bente ligjin ti ke 23 deputet me shume dhe don tu perulesh a kujton se ta duan te miren ty apo popullit ?—gabim e ke se ato pak me te rreshqit kemba te shtyjne ne humnere ose ke bere ndonje poshtersire edhe ti me to .
.. ne i dime shume mire cilat jane idealet tuaja ..!
Zoti kryeminister(Rama) ketu ke gabuar rende.Ata,Meta Berisha,Basha,po tallen me ty.Ata jane dinaker,dhe me dhelperit e tyre,te bejne ndonje leshim,apo te bejne elozhe,sa te fusin ne rreth.Marin ato qe duan ata,dhe te thon mire u pafshim,dhe do fillojne te qeshin me ty.Pse zoti Rama,ju e dini me mire se neve,qe ata jane te djallezuar,dhe mendja u punon per keq.Ju nuk duhet ta pranoni fare prpozimet qe bejne ata,se ta kane me ta hedhur.Meta kerkon te forcoi pozitat e tija su president.Pastaj shtyrja e shkarkimit te Adriatik Llalles eshte gafa me e madhe qe po bene.Populli po pret qe Llalla te hiqet nje sahat e me pare,ju bini dakord me Meten e Bashen qe te mos hiqet.Jo keshtu zoti Rama.Na vjen keq qe bene kaq leshime,se ata te berrtasin e te shajne,qe nga keto nuk duhet te trembesh fare.
Çdo gjë né shqiperi eshte demagogji. Ata janë të gjithë hajdutë. Edhe Edi Rama eshte mbrojtsi I hajduterise. Ja Mandati I Llallës. Do vashdoj.
Sorra sorres nuk ia nxjerr syte.
mos kini merak nga shahisti i mire ……………..
Edi Rama e ka ne dore situaten politike dhe loz me te pa asnji lloj kompleksi !
Mos u nxitoni te nxirrni konkluzione para kohe !
Rama kerkonte fuqi (vota) per tu sjell si i pafuqishem. Mos harroni se keta jetojne atje lart, takohen atje, bisedojne e vendosin atje, si perendite greke dikur. Ne jemi thjesht per vota, per kurbane, per taksa, per duartrokitje e per te qare hallin e tyre, jo tonin.
Te gjithe bllok kunder reformes! jane rrace plehu te gjithe!
Asnje konjukture politike nuk duhet qe te zgjase qendrimin e kryeprokur-horrit ne detyre!
Po afron 21 Janari.
Te presim te shohim dhe te degjojme se CFARE DO T’JU THOTE Rama familjeve te te VRAREVE per Bllokun e Presidentit , qe jo vetem e Zgjodhi me deshire por edhe e do si kurre me pare.
Nuk dua te nxjer konkluzione per vendimet e Mara nga zoti Rama, por jo te merren vendime ne favor te personnave qe kan shkelur ligjet,se keshtu ju po perkrahni shkelsit e ligjit. Dashje pa dashje ju po shkelni ligjet si kryeminister autoritar.
Zgjatja e mandatit te Llalles,kapitullimi i PS, shtetit,reformes ne drejtesi dhe triumfimi i mafjes politike !
esht me se eqart qe ini dy skuadra ne nje fush futbolli qe beni nje ndeshje per te kenaqur popullin ( por me nje ndryshim qe te dy skuadrat kan te njejten fanel ) dmth nje skuader e ndar ne dy ,dhe kur shohin qe merzitet spektatori popul bejn nga nje gol por gjithnje ndeshja perfundon baras dhe populi mbetet me gisht ne goj ………………………………shpres nga te huajt nese e kan per te miren e kti populi mjeran