Berisha shpërthen ndaj Ramës dhe mbron Mziun e Ismailin: Një mender gangster kryeministër!

1 Dhjetor 2017, 19:59Politika TEMA

Sali Berisha dhe ne kete situate te veshtore te motit te keq dhe permbytjeve, e ka mendjen per politike dhe si e si te fyeje me nje fjalor te papershtatshem kundershtaret politike.

Keshtu, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje dy kryebashkiakëve të djathtë Fiqiri Ismaili dhe Xhelal Mziut pas akuzave nga maxhoranca se nuk kanë reaguar për përmbytjet dhe nuk iu kanë ardhur në ndihmë qytetarëve.

Berisha thotë se ishte Edi Rama ai që përmbyti gjithë zonën e Vorës dhe Tiranës duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe duke mbyllur me palma kanalet anësore të autostradës. Berisha iu bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të ngrenë padi ndaj Ramës.

Postimi i ish kryeministrit ne rrjetin social:

Një mender gangster kryeministër!

Të dashur miq, pasi përmbyti me dorë njeriu të gjithë zonën e Bashkisë së Vorës dhe Tiranës, duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anësore të autostradës Tirane – Durrës, Edi Rama vendosi të mbulojë krimin e tij të shëmtuar me një trillim të ulët të padenjë edhe për një gangster ordiner.

Ai, në kulmin e vërshimit dhe të rrezikut nga përmbytja të qindra e qindra banorëve në këtë zonë, i bënte thirrje me tellallët e tij kryetarit të bashkisë së Vorës z.Fiqiri Ismaili dhe kryetarit të bashkisë së Kamzës z.Xhelal Mziu të paraqiten në krye të detyrës, ndërkohë që këta dy qeveritarë vendorë në krye të detyrës, përballeshin me pasojat e rrebeshit dhe përmbytjes në zonat e tyre.

U bëj thirrje banorëve të këtyre zonave dhe bizneseve të ngrenë menjëherë padi penale dhe civile ndaj tij dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë me natyrën në fatkeqësinë e tyre të madhe materiale.

Këtu më poshtë keni përgjigjen e z. Fiqiri Ismaili dhënë Noriegës. sb

“Ismaili-Ramës: Përmbytja në autostradë nga palmat dhe shkarkimit të liqenit Kashar

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, përgënjeshtroi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ai kishte braktisur qytetarët.
Duke vizituar një nga zonat problematike, tek Liqeni i Marikajt, Ismaili tha se Bashkia e Vorës është në krye të detyrës.

Kryebashkiaku i Vorës tha se bizneset në territorin e saj, përgjatë autostradës, janë përmbytur për dy arsye, për të cilat është përgjegjëse Bashkia e Tiranës.

Arsyeja e parë është shkarkimi pa paralajmërim nga liqeni i Kasharit.

Arsyeja e dytë është bllokimi i kanaleve kulluese nga mbjellja e palmave prej bashkisë së Tiranës.
Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por dëmi i tyre është i disafishtë. Për zëvendësimin e tyre jo vetëm do të

shpenzohen edhe 2.5 milionë euro të tjera, por prej tyre është shkatërruar autostrada Tiranë Durrës, si dhe qindra biznese.

Kryebashkiaku i Vorës tha se është përgjegjësi e pushtetit qendror mospastrimi kanaleve anash autostradës.

“Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj. Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës.

Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë.”-tha Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.

Bashkia e Vorës ka hartuar një plan të detajuar veprimi për të menaxhuar situatën e krijuar.”. (TemA)

7 komente në “Berisha shpërthen ndaj Ramës dhe mbron Mziun e Ismailin: Një mender gangster kryeministër!”

  1. Populli says:

    Ik ore gomar

  2. Jim says:

    Gangestet eshte ai qe vret njerez Ju kete e kini bere me 21 Janar

  3. Ky rshte komplet car.
    Ismaili i djathti sales dhe i mediut thote qe u hap rezervuari i kasharit,mziu mzati thote qe u hap bovila,strazimiri nuk e di ku bije bovila.
    Nje tuf idiotesh qe duan te perfitojne por nuk e din qe asnje nuk i beson dhe tallin menderen pervec ca trushplateve qe vazhdojne tu lepihen

  4. Jimi says:

    Qoftelarg! Mbaje forte Mezatin, veri hallkane ne hunde se ndryshe nuk mbahet!

  5. Ali pazari says:

    Ke mendere ti more Sali,por ti mendere je i gjithi mor Satanai i Parlamentit……

  6. Fatosi-kosove says:

    Nje mender ish presidenti,nje mender ish kryeministri,nje ish vrasesi qe kerkon ti jepet arma prap ne dore,nje gjakires i deshmuar,nje ortak i millosheviqit qe e ka siguruar edhe pasardhesin,lul basha qe orvatet ti beje te gjitha a to qe i ka bere nje mender baba i tij,turp per familjen qe ste lidhin diku ne kotec se i bane hore ata dhe gjithe farefisin,dhe tashme sdo mend se te gjithe ata qe ti i ke propozuar apo emeruar si lulin e noken nuk jeni gje tjeter veqse mender idh kriminel drogerash e gjakpires te popullit qe sa ehre ka kriza ju festoni me shlivovia qe ju sjell fazlliqi per shperblim qe serbia jua dhuron,i mallkuar qe ste mori mortja deri tash,por mortja nuk godet ne hidha as ne qenef!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje