Mbështetje nga SHBA, Bushati në Uashington takon Mitchell: Vlerësim për reformat, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

2 Dhjetor 2017, 12:01Politika TEMA

SHBA i ka garantuar Shqiperise mbeshtetje maksimale ne te gjitha fushat, nderkohe qe ka vleresuar ecurine e reformave dhe luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Ministri Ditmir Bushati është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për kontributin e Administratës Amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje