Partia Demokratike krah Emergjencave Civile është angazhuar që të monitorojë gjendjen nga përmbytjet që kanë prekur vendin.
Selia blu ka vendosur në dispozicion një ekip i cili raporton nga çdo qytet situatën në vend.
Ndërkohë, i ndarë nga ky ekip duket vetëm ish-kryeministri Sali Berisha i cili i ka besuar më tepër informacioneve të ardhura nga “qytetari dixhital”.
Më poshtë po përcjellim deklaratën e plotë të Partisë Demokratike.
“Në Bashkinë Delvinë, në fshatin Vanë, rrëzohet ura e vetme që lidh zonën me qytetin. 350 familje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale. Rreziku për shëmbjen e urës u paralajmërua mbrëmë nga Partia Demokratike.
Në Qarkun Durrës, situata është shumë e vështirë në zonën e Fushë Krujës, ku, nga dalja e lumit nga shtrati, janë përmbytur dhe janë bërë të pajetueshme me qindra banesa. Edhe në Karundin e Ri, pjesë e Bashkisë së Durrësit situata është shumë e rënduar. Me qindra ha tokë dhe banesa janë nën ujë. As në Fushë Krujë, as në Katund të Ri nuk ka ndihma nga qeveria.
Në qarkun e Vlorës, si pasojë e çarjes së argjinaturave të Vjosës ka përmbytje të mëdha. Në fshatrat Novoselë Qendër, Dëllenj, Delisuf, Ferras, Mifol, Bishan, Vitore uji është mbi 1 metër. Situata sa vjen e rëndohet nga prurjet e shumta. Energjia elektrike mungon prej 3 ditësh.
Në Bashkinë Devoll ka dalë nga shtrati lumi Devoll. Për pasojë, është përmbytur nënstacioni elektrik dhe një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore. Të mbjellat me grurë janë dëmtuar plotësisht. Janë përmbytur edhe lokalet anës rrugës nacionale.
Në Bashkinë Maliq, Zëmblak, përmbytja ka ardhur nga moshapja e digës së lumit Devoll. Diga ose prita që shërben për të grumbulluar ujin për vaditje në verë ka qenë e dëmtuar dhe portat janë të mbyllura përgjysëm. Sot po përpiqen të shkatërrojnë dy pritat anësore, pasi uji nuk ka ku të kullojë.
Në Bashkinë Bulqizë reshjet e kanë rënduar situatën në disa njësi. Qafë Buall- Peshkopi kalohet me vështirësi, janë përmbytur një pjesë e bizneseve. Tek pazari i Bulqizës niveli i ujit arrin në 50 cm. Uji i ardhur nga galeritë e zonës D, ka shkaktuar kaos dhe përmbytje te bizneset.
Në Martanesh ka probleme nga shembja e skarpateve dhe rënia e gurëve në aksin Martanesh -Qafa e Buallit.
Në Shupenze, Gjoricë ka probleme me përmbytjen e dhjetëra hektarëve dhe me mungesën e energjisë elektrike.
Në Bashkinë Vorë, zona e Prezës është nga më të prekurat. Janë rreth 110 familje të përmbytura plotësisht ose pjesërisht. Bashkia ka evidentuar dëmet, por verehet mungesa e ndihmave nga qeveria.
Në Bashkinë Ura Vajgurore ka patur përmbytje gjatë natës nga lumi Osum dhe nga bashkimi me Devollin ka përmbytje në fshatrat Arez, Ciflig, Kuç, Hingë, ku vazhdon lumi Seman.
Në Bashkinë Mallakaster raportohet i përmbytur stacioni i pompave në Poçem. Rrezikohet që Mallakstra të mos furnizohet me ujë. Gjithashtu edhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike.”(TemA)
Te besh politike me fatkeqesite qe shkakton natyra do te thote te jesh hajvane dhe ju te PD nuk beni asgje per te mos ju quajtur hajvane. Na tregoni cfare bete ju lereni cdo bejne osé cfare skane bere keta.
Kjo foto e ketyre 4 garipave te PD-se eshte mjaft domethenese,se me ke kemi te bejme.Nje grup banditesh te pandreqshem,si grupet e mafjes!Lyli dhe banda e tij!
O qener te PD mos u tallni me jete popull se mjafte te zezavi keni bere ,ju manaxhoni paret per lobing se me emergjencat ka burre ky shtete dhe ai edhte ai i gjati EDI
ore nuk po e kuptoje sa qeveri ka ne shqiperi, ku i gjene pd leket qe paguan qeverine e dyte po bravo dhe pd! po e beka nje pune.
C’eshte ky shtet paralel i PD-rave, Po neser n.q.s eshte fatkeqesi lufte (nderhyrje te Grekut apo Serbit ne kufi, çfare do boj ky karafil ? Do ngrij grupe te emrgejences te pd ? turp te KETE.
Ky vend ka shtet, nje qeveri qe e ka zgjedh me voten e tij dhe i ka lene besimin qe te drejtoj vendin edhe ne raste fatkeqeish naturore apo lufte. Ky karafil sebashku me ate Rrrumpallo-Islamsitin e Rom Berishes hiqen si me qene ata ne krye te shtetit dhe jo Edi RAMA i zgjedhuri i popullit. Kjo eshte e llahtarshme te shofesh keto mostra ne te gjitha studiot e Kazanit te medias dhe qe pikellojne per fatin e te permbuturve !!!. Turp.