Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako.
Sipas tij, kryebashkiaku ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku, me abuzimet e fondeve për betonizim.
“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.
Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet,” thotë Bylikbashki. (TemA)
Monstra DAKO duheshte te jete ne burge dhe jo te vazhdoje masakren e Durresit….