Kryeministri Edi Rama ishte në Urën Vajgurore ku është takuar me banorë të zonës.
Por ajo çka ra në sy gjatë këtij takimi, ka qenë përlotja e kryebashkiakes së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, në momentin kur është përqafuar me banorët e zonës.
“Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, shkruan kryeministri Rama teksa përcjell pamje nga takimi. (TemA)