Ministrisi i Brendshëm Fatimir Xhafaj ka shkuar në Novolsë të Vlorës, për të parë nga afër situatën pas daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Xhafaj u takua me banorët dhe autoritetet që ndodhen në terren për të ndihmuar qytetarët në përballimin e kësaj situate.
Në një prononcim për mendia ai bëri me dije se janë 2200 forca policie në terren në të gjithë vendin të angazhuar për të përballuar përmbytjet.
Më tej ministri ka përgëzuar punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e palodhur të në këto ditë të vështiratyre.
Gjithashtu Xhafaj shprehu vlerësimet edhe për gazetarët dhe mediat në rolin që kanë pasur në këto ditë të vështira.
“Kam ardhur që të përgëzoj forcat operacionale dhe të Policisë së Vlorës.
Ne kemi sot në terren 2200 forca policie në të gjithë territorin me rreth 400 mjete.
Forcat e FNSH, Forcat e Deltës, forcat e policisë këtu në Vlorë kanë një meritë të veçantë.
Kjo është realisht fytyra e vërtetë e policisë.
Detyra numër një e forcave speciale është të shpëtojnë jetë njerëzore, të ketë sa më pak dëme materiale”, deklaroi Xhafaj. (TemA)
Me natyren nuk matemi dot ajo qe me vjen mire eshte qe ministri eshte ne teren se ne kohen e sales u permbyt shkodra dhe nuk ja fershellehu njeri
E kemi ndjekur nga tv dhe bravo policia se po ben nje pune te mire.
Policia po tregon dhe 1 here qe eshte ne rrugen e duhur me keto perpjekje qe po ben per keta njerez ne ke te gjendje kaq te veshtire
Zbritja e shtetit n terren eshte realisht pergjegjshmeri
Bravoo ju qofte qe gjenden prane njerezimit ne keto dite te veshtira, kjo tregon respekt per uniformen qe mbajne.