Çfarë kemi humbur…

2 Dhjetor 2017, 18:53Politika TEMA
Çfarë kemi humbur…

Mengjes ne Tirane, 1927

Nga Artan Lame

Kemi ndertuar qytete te medha, rruge te gjera, autostrada.

Kemi pallate betoni me xhama te dyfishte dhe ajer te kondicionuar.

Kemi makina te shpejta qe bejne deri 200 km/ore.

Kemi avione qe nxitojne gjithandej globit nga aeroporti ne aeroport. 

Kemi kompiuter, celulare, network, internet. 

Kemi apartamente kat mbi kat me ashensore.

Kemi firma, sha, ltd, gmbh, spa, shpk dhe subjekte juridike.

Kemi impiante, centarle, termocentrale, hidrocentarle.

Kemi e c’nuk kemi. 

Te gjitha i kemi shpikur qe te nxitojme e mundohemi 14 ore ne 24, ne mbremje vone biem ne shtrat te raskapitur 6 dite ne 7, vetem e vetem qe pastaj, diten e shtate, te mund te gdhihemi te rrijme te qete e te meditojme buze nje dritareje, me pamje nga nje kopesht i gjelber dhe me nje mal ne sfond. 

Po a nuk e kishim keto, dritaren me kopesht dhe me mal ne horizont, qe ne fillim?!

21 komente në “Çfarë kemi humbur…”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Para dritares kishim shpellat. Si thu ti Tano, ishte me mire te kishim nejt neper shpella?

  2. Ardian says:

    I kemi humbur nga betonizimet e tua te babezise dhe shokeve te tu
    ne Golem, Tirane Durres e kudo…

  3. Brahoo says:

    E mire si autokritike.
    Eh,keshtu eshte kur prish natyren per para ! Pastaj detyrohesh te shpenzosh po ato para,jashte Shqiperise, per te pasur po ate natyre.

  4. Tarrasi says:

    Po vertet mund ti kesh dritaren dhe kopeshtin ne horizont, more zoti pushtetaro-filozofo-ekzistencialist Lame.
    Problemi qenron se nuk i ke te sigurta. Sepse ndonje maskara qe te blen me nje thes hashash ty ose shokun tend pushtetar, te nderton nje der pllati “me leje” jo me larg se 7 metra nga “mrekullia jote”.
    Prandaj Lame, mos merr poza qesharake prej filozofi ne nje vend qe ligjin e ben xhungla !!!

  5. Besniku says:

    I kishim , o Tani, I kishim! Po ju donit kthim-kompesim te prones pronareve ” te humevuajtur” nga socializmi, dhe keto i dhate ne kurriz te gjithe shoqerise e sidomos te femijve.
    Zute tere hapesirat ndermjet pallateve, nga ballkonet e te cileve shikoheshe me pare Dajti.
    Por tani ,edhe sikur te kesh mundesi, shikon vetem male te çjerre ete shqyer, nga babezia, si mali I Krujes.

  6. arnauti says:

    Po qe e ke mire o Tançe (Lame) , kina qene me mire atehere kur ne vend te rrobave (veshjeve) firmato vejshim nga nje gjethe rrapi para “trapit” me bythen jashte ne fresk ene bridhshim maleve e shpellave pa e vra menjen se ç’far do vishnim neser ……. vertete kina nostalgji per ate epoke ….. epoken e gurit ….. nuk na ndahet shpirti mer lale se me thone te drejten jina nda teper vone ne krahasim
    me shoqerite e tjera rrotull !!!! Biles biles ca krahina (pjese siperore ) akoma pjeserisht i perket asaj epoke mor Tançe .

  7. Cen cen durim madhi says:

    Ore si ka mundesi qe urat 400/500 nuk bien dhe ato prej betoni grek i morri dhe nje shi normal dhjetori??

  8. Rabbi plak says:

    Ka njerëz që rendin e grahin gjithë ditën nëpër shtatë rrugët e Tiranës me shpresën se do të gjejnë një punë që tu japë kotheren e ditës. Ata në fund të ditës pikturojnë në mendje kotheren e së nesermes.
    Ka edhe njerëz që vrapojnë gjithë ditën nëpër bulevardin kryesor te Tiranës me sigurinë që të jep të kesh të mbyllësh shtatë punë njëherësh me shpresën se në muzg do t’i presë një dritare french style ku të ndjejnë aromën e barbekysë qe ngjitet nga luadhi i dupleksit të komshiut kati parë, dhe bashkëjetuesja e tij të grish tu bashkohesh ne (alla) festiciola, me kusht te sjellesh veren e vjetnue me etikete Toskane. Dhe ky ne fund fare, fare te dites enderron diten e neserme per te njejten dritare.

  9. Topografi says:

    Këtë katrahurë e bën tironsit e vjetër me bashkiakët e koruptuar!

  10. zi says:

    Ne fakt nje fernjgji kishe dhe shikoje parajsen sipas menyres tende,
    e shitet dhe ate per skrap, per te ndertuar dritare te helmetuara,
    pastaj shijuat per disa vite terhanane dhe kur e dhjera u doli nga goja,
    u zgjuat per te nderuar te pegerat.

  11. Tan says:

    I ore plehre ti po na. Jedh pronat me nje firem dhe na ben moral hipokrit

  12. Lee lee says:

    Hartimet e tetevjecares dhe vizion hegelian si sju vjen turp qe shkruani

  13. Lee lee says:

    Per lamen e kisha

  14. Lee lee says:

    Keta njerez jane zgjedhur per fatet tona e kuptoni sa te denuar jemi me keta hipokrit

  15. Tutu says:

    Refleksion banal nga njeri nga hajdutet dhe shkaterruesit e ketij vendi…shkofshi te gjithe ne ferr me soj e sorollop …

  16. LEDZEP says:

    Nuk thuhet “Cfare kemei humbur” por “Cka kemi humbur”.

  17. Popull says:

    Tano pse lodhesh kot tua shpiegosh nje ketegorie qe vetem gazeten lexojne dhe asnje liber nuk e kane lexuar ne jeten e tyre. qe mbledhin “thenie filozofike” dhe i perserisin si sllogane gjoja jane te tyret. Qe nocionin e lirise e kuptojne si leje per te bere cfare u do qejfi.
    Respekte.

  18. @people says:

    Te gjithe “Lame-t” e pushtetshem, ne media e pozicione shteterore ne Shqiperi, jane kontigjent i zgjedhur, i piketuar dhe i sprovuar nga Kupola mafioze e Politikes qe trasheguam nga Ramiz Alia (te gjitha anet dhe krahet jane bashke). Paria e Tiranes ka monopolizuar pushtetin dhe cdo pasuri kombetare, e ndihmuar nga sejmenet e saj besnike, te cilet perbejne detashmentin me te besuar, qe Sigurimi i Shtetit te diktatures kishte pregatitur para vitit 1991.

  19. kepucari says:

    Kshu behen ata qe i afrohen vdekjes si Lame, fillojne me kodra pas bregut. Nuk thone, si ka mundesi qe Enveri me nje popull pa arsim ndertoi hidrocentrale e uzina, kurse keta budallenjte sot s’kane mbjelle nje trendafil, lere me grure e miser, se per ato s’behet llaf. Keta as te vjedhin nuk dine, i shikon populli perdite po s’ka cfare t’i beje, se jane ata matane oqeanit qe keshtu e duan, pershesh ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje